Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Po përpiqen të na përçajnë”/ Berisha ndan videon e protestueses: Nuk dua të jem gjallë kur të ndodhë “mënxyra”! Nëse protesta dështon, rrezikojmë…
Politikë

“Po përpiqen të na përçajnë”/ Berisha ndan videon e protestueses: Nuk dua të jem gjallë kur të ndodhë “mënxyra”! Nëse protesta dështon, rrezikojmë…

• 19 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje, duke e shoqëruar me mesazhin: “Thirrje që duhet dëgjuar!”

Read more:Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit…

Në fjalën e saj, protestuesja e përshkruan protestën si një bashkim të qytetarëve përtej bindjeve politike, duke theksuar se ajo ka afruar njerëz me profile dhe qëndrime të ndryshme, por me një kauzë të përbashkët. Sipas saj, protesta është një reagim për lirinë, meritokracinë dhe mundësinë që qytetarët të ndihen të vlerësuar në vendin e tyre.

Read more:Lajme si ky duam! – Blog

Ajo ngriti shqetësimin se dështimi i protestës mund të sillte pasoja të rënda, duke paralajmëruar një zhgënjim të mëtejshëm të shtresave që, sipas saj, mbajnë vendin në këmbë përmes punës dhe arsimimit. Protestuesja tha gjithashtu se një nga pasojat e mundshme do të ishte një valë tjetër emigrimi, duke përmendur largimin e të rinjve dhe profesionistëve nga Shqipëria.

Read more:Lady Gaga mahnit në premierën e "The Devil Wears Prada 2", këngëtarja shkroi kolonën zanore të filmit



Fjala e plotë:
Për të thënë të vërtetën, filloi si një komedi shumë e shëmtuar që e quajti veten të lidhur me protestën. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë se si qeveria, pra ata të cilët… ata kundër të cilëve po protestojmë, kanë luajtur gjithashtu komedira të shumta të shëmtuara me qëllimin e vetëm, sigurisht, për të përçarë edhe për të zhbërë këtë nismë. Shumë të bukur, shumë të veçantë që bëri bashkë ata shqiptarë që janë qytetarë, punëtorë, familjarë, që i duan të mirën këtij vendi dhe që mendonin deri diku se ishin vetëm. Dhe kjo ishte mrekullia e kësaj proteste. Dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ne kur vinim në bulevard, të paktën muajin e parë, ishim hera-herës edhe të mallëngjyer. Për të pasur pastaj një lumë, një lumë fytyrash që janë thënë për këtë protestë, nuk po e dëgjoj askund të thuhet gjëja më e rëndësishme, ose mbase është harruar, se kjo protestë ka bërë bashkë njerëz që vijnë nga rrethana nga më të ndryshmet dhe që kanë bindje nga më të ndryshmet, por bëhen bashkë nga një kauzë që është ajo e lirisë. Se të gjitha revolucionet kërkojnë të njëjtën gjë, që është gjithmonë liria, liria nga zgjedha e atyre që na e kanë bërë të vështirë që të ndihemi të shpërblyer dhe të gjejmë meritokracinë në këtë vend. Dhe sot po mendoja një skenar fatkeq hipotetik, në të cilin dëshira e madhe e të gjithë atyre që janë më të zëshëm kundër kësaj proteste bëhet realitet, dhe e zëmë se kjo protestë zhbëhet. Po pastaj? Kam përshtypjen që janë shumë të vetëdijshëm për atë që do të ndodhë pastaj dhe kjo është ajo që më trishton më shumë. Që ata e dinë që përtej gjithë atyre konspiracioneve, jo iraniani, jo ky, jo ajo, në fakt ka qytetarë të cilët janë këtu me shpirt, dhe e dinë shumë mirë se këta që janë një shtresë shumë e mirë e vendit tonë dhe janë ata që po e mbajnë vendin në këmbë, se janë ata që punojnë dhe janë ata që prodhojnë dhe janë ata që janë shkolluar dhe kanë zgjedhur të rrinë këtu për ta bërë këtë vend, ashtu sikundër për të bërë edhe veten e tyre në këtë vend sigurisht, se guri rëndon në vend të vet. Por çfarë do të ndodhë me ta pastaj? Do të ndodhë ajo që kjo shtresë, që mund t’i ishte dhënë në dorë që ta bënte vendin, do frustrohet, do ndihet akoma më e shtypur. Nuk do lejohet që të japë më të mirën e vet. Do të vazhdojë t’i jepet vendi atyre që u është dhënë deri tani, që janë patronazhistë, që janë njerëz që këtij vendi vetëm i marrin, i marrin, i marrin pa i dhënë asgjë mbrapsht, në mënyrë parazitare. E kam thënë që vërtetë ndonjëherë druaj se kjo protestë mund të jetë pikënisja e një tjetër eksodi shqiptarësh, dhe më vjen keq se ky eksod do ishte… do ishte shterues për trurin e këtij vendi. Është ajo që thuhet ikja e trurit që ka ndodhur deri më tani, se më shumë se 400 mijë shqiptarë janë larguar këto 10 vitet e fundit nga Shqipëria dhe këto janë të dhëna zyrtare. Po çfarë do të ndodhte sikur ti këta njerëz, që vijnë me shpresën e mirë për ta bërë këtë vend, për ta ndryshuar, ti i izolon, i segregaton, i bën të ndihen se sakrifica dhe mundi i tyre ka shkuar dëm? Mendoj që kjo do ishte… do ta përjetonim që të gjithë ne. Dhe ky do ishte skenari më i tmerrshëm, sepse nëse këta njerëz që janë shpresa që i ka ngelur këtij vendi, se shpresa për një të ardhme më të mirë janë gjithmonë njerëzit e shkolluar që punojnë, ata që vazhdojnë t’i besojnë disa idealeve dhe nuk tregohen cinikë. Dhe do ia linin këtë vend të hapur që të mund të bënin festë pikërisht këta njerëz që deri më sot e kanë shitur dinjitetin njerëzor, kanë shitur… kanë bërë kompromise që as llogariten fare, po tani po shesin edhe vendin. Ja këta do ngeleshin. Edhe e di, nuk do kishte më njeri për t’u thënë ‘stop’ dhe nuk do ngelte më njeri për t’i ndaluar. Dhe kjo është arsyeja pse po bëhemi 50 ditë që dalim këtu pavarësisht diferencave që mund të kemi me njëri-tjetrin. Nuk ka mënyrë tjetër se si mund ta luftojmë atë që po përpiqen të bëjnë, të na përçajnë, të na sugjestionojnë… Vetëm duke dalë në protestë, nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk di ndonjë mënyrë më të mirë, sepse nuk dua të jem gjallë, kudo ku të jem, nuk dua të jem gjallë në atë ditë kur ky të mbetet vendi i mënxyrës dhe vendi i parazitizmit.

Read more:48 ditë protestë për largimin e Edi Ramës- “Do të jemi këtu derisa të dorëhiqet”/ Aktivisti: Duam qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Guri #jetë #komedi #Protesta #proteste #Punëtorë #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin