Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sherr për zhurmat, stafi i një resorti në Golem dhunon 5 turistët turq! Në pranga menaxheri dhe një punonjës i plazhit, 2 të tjerë në hetim
Kronikë

Sherr për zhurmat, stafi i një resorti në Golem dhunon 5 turistët turq! Në pranga menaxheri dhe një punonjës i plazhit, 2 të tjerë në hetim

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem në mesin e sezonit turistik, ku 5 turistë turq janë dhunuar nga stafi i Diamma Resort. Sipas burimeve, turistët kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe pije në ambientet e lokalit, kur mes tyre dhe personelit ka nisur një debat, pasi punonjësit u kanë kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Sherri ka degraduar deri në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Fillimisht, ka qenë menaxheri i resortit David Kondo dhe një punonjës i plazhit Eluert Qose që me sende të forta kanë dhunuar fillimisht dy prej turistëve turq. Të dy janë vënë në pranga dhe akuzohen për “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”,

Ndërkohë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për dy punonjës të tjerë, banakieri dhe punonjës i sigurisë, të cilët kanë goditur dhe kanë kanosur 3 turistët e tjerë turq. Ata akuzohen për “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”.

Read more:Cilët janë zyrtarët e lartë që takuan në Aruba eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Burime bëjnë me dije se turqit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmë mjeksore janë larguar nga ambientet e spitalit.

Diamma Resort ku ka ndodhur ngjarja është një resort me 5 yje në zonën e Golemit dhe rezulton në pronësi të Edmond Luadhit.

“U konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta, me 5 pushues turq, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti). Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin:

Read more:Velipoja në kulmin e sezonit, plazhet mbushen me pushues: Është destinacioni ideal, as në Evropë më bukur nuk ka

-u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në hapësirën e plazhit në këtë subjekt, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 pushues turq;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, për shtetasit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatësisht banakier dhe punonjës sigurie në këtë subjekt, pas dyshohet se kanë goditur dhe kanosur 3 shtetas turq”, njofton policia.

Read more:Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës në Shkodër, babë e bir paraqiten në Gjykatë për masën e sigurisë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Tags: #David Kondo #Diamma Resort #Durres #Eluert Qose #golem #plazh #Policia #pushues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 12 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin