Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta e 52 kundër Ramës! Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës/ Protestuesi akuzon qeverinë: Mosreagimi është tradhti
Politikë

Revolta e 52 kundër Ramës! Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës/ Protestuesi akuzon qeverinë: Mosreagimi është tradhti

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një protestues në ditën e 52-të të tubimit kundër qeverisë ka bërë një deklaratë denoncuese lidhur me mosreagimin e institucioneve shqiptare për deklaratën gjenocidale të ministres serbe.

Në deklaratën e tij, protestuesi kritikoi qeverinë dhe Kuvendin shqiptar për mungesën e një reagimi zyrtar, duke kërkuar miratimin e një rezolute në mbështetje të Kosovës.

“Shqipëria heshti. Heshtja është një fyerje e dyfishtë. Parlamenti shqiptar nuk bëri asnjë rezolutë, qeveria shqiptare nuk bëri asnjë protestë zyrtare dhe asnjë deklaratë të përbashkët. Vetëm heshtje”, u shpreh ai.

Read more:“Forcë e pamposhtur! 50 ditë durojmë urrejtje dhe sharje”/ Qytetari dekoron protestuesit me medalje: Nuk kemi frikë! Nuk ka metal të çmuar që jua arrin prestigjin!

Sipas protestuesit, ky qëndrim nuk përbën maturi diplomatike, por mungesë reagimi ndaj një çështjeje me rëndësi kombëtare.

“Kur një ministër serbe thotë se do të pastrojë Kosovën, ajo nuk fyen vetëm një qeveri, por çdo shqiptar kudo ku jeton. Ajo fyen edhe kujtimin e të rënëve”, deklaroi ai.

Read more:Bashkëhartuesi i rezolutës PS-PD, Erion Malaj flet për Report TV: Integrimi në BE na bashkoi, kjo rezolutë do të gjykohet nga historia

Protestuesi iu drejtua deputetëve shqiptarë duke kërkuar një qëndrim institucional për Kosovën.

“Ne nuk kërkojmë luftë, nuk kërkojmë hakmarrje. Kërkojmë një rezolutë, një fjalë zyrtare. Rezoluta nuk është luks, është detyrë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni se nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj”, tha ai.

Read more:“Parlamenti i krimit!”/ Protestuesit te Rruga e Elbasanit, thirrje në kor: Ju erdhi fundi!

Deklarata e denoncimit e protestuesit: “Deklaratë mbi heshtjen kriminale të qeverisë për deklaratën gjenocidale të ministres serbe. Shqipëria heshti, heshtja është një fyerje e dyfishtë, Parlamenti shqiptar nuk bëri asnjë rezolutë. Qeveria shqiptarë nuk bëri asnjë protestë zyrtare, asnjë deklaratë të përbashkët, vetëm heshtje. Një heshtje që nuk është diplomatike. Një heshtje që nuk është maturi. Një heshtje që është tradhti. Kur një ministër serbe thotë se do të pastrojë Kosovën, ajo nuk fyen një qeveri, por çdo shqiptar kudo ku jeton. Ajo po fyen kockat e të rënëve që nuk u varrosën kurrë. Ju që uleni në karrigen e Parlamentit, ju që betoheni në Kushtetutë heshtni. Kosova është shteti i pavarur, me histori mijëra vjeçare. Ne nuk kërkojmë luftë, nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë një rezolutë, një fjalë zyrtare, rezoluta nuk është luks, ajo është një detyrë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni se nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj. Nëse nuk reagoni jeni bashkëfajtorë të heshtjes para gjenocidit dhe kjo është forma e dytë e dhunës. Ne nuk do ta harrojmë heshtjen tuaj. Nuk do kujtohet vetëm ministrja serbe, por do kujtojë edhe deputetë shqiptarë që ulën kokën dhe qeverinë shqiptare që nuk gjeti asnjë fjalë. Heshtja e mbrojtësve është arma e dytë e armikut”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

Politikë

Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Tags: #Detyrë #Kosova #Para #Parlamenti #proteste #protestues #qeveria #rezolute

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët
  • Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ “Të përkushtuar për mbështetje”, Kurti: Duhet një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të Hagës
  • Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Revolta nuk ndalet, marshim-protestë kundër Ramës: Shqipëria kërkon revolucion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 17 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin

Aktorja Egla Ceno përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat kombëtare kundër qeverisë, që sot janë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Ervin Demo vlerëson angazhimin e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të Shërbimit Zjarrfikës të…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”,…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by