Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bashkëhartuesi i rezolutës PS-PD, Erion Malaj flet për Report TV: Integrimi në BE na bashkoi, kjo rezolutë do të gjykohet nga historia
Aktualitet

Bashkëhartuesi i rezolutës PS-PD, Erion Malaj flet për Report TV: Integrimi në BE na bashkoi, kjo rezolutë do të gjykohet nga historia

• 14 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti socialist Erion Malaj e ka cilësuar historike rezolutën e përbashkët të miratuar nga PS dhe PD për integrimin europian të Shqipërisë, duke thënë se dakordësia mes palëve politike jep një mesazh të fortë për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në një bisedë ekskluzive me Report TV, Malaj tha se bashkimi i mazhorancës dhe opozitës për integrimin në BE tregon se politika shqiptare di të gjejë gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për interesa kombëtare.

Read more:Ekskluzive/ Report Tv siguron opinionin e ODIHR për projektligjin për ‘financimin e partive politike’: Duhen rregulla më të qarta për donacionet

“Është një mesazh shumë i fortë i politikës shqiptare që kur prekin çështje të rëndësisë kombëtare siç është integrimi në BE, ne dimë të gjejmë gjuhën e përbashkët, dimë të njohim qoftë arritjet apo vështirësitë që kemi përpara. Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, një grup pune me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi që në vetvete tregon vullnetin e palëve, për të njohur arritjet dhe thërritur në angazhim Kuvendin apo Këshillin e Ministrave, për ato objektiva që kemi përpara dhe për të përballuar sfidat. Ky është një moment i rëndësishëm për t’i treguar qytetarëve dhe botës, që në një çështje të tillë nuk jemi bashkë vetëm me fjalë por edhe me vepra, prandaj gjykoj që kjo projektrezolutë është historike për politikëbërjen në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur nëse bashkëpunimi me opozitën do të vijojë deri në përmbushjen e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, Malaj u shpreh optimist.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

“Unë uroj që po. Edhe në fjalën që mbajta në seancën plenare thashë pikërisht këtë që kur kemi çështje të tilla madhore, do të duhet patjetër që të gjejmë gjuhën e përbashkët. Politika që bëjmë këtu në përditshmëri, nuk do të mbahet mend nesër. Do të jenë pikërisht këto vendime të rëndësishme që do të gjykohen dhe do të na gjykojë historia dhe e ardhmja e kombit tonë, për të parë sa seriozisht e kemi këtë fazë të rëndësishme të vendit. Prandaj jam besimplotë që kur flasim për çështje të integrimit në BE, ne duhet të jemi të prirur ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Ju siguroj që mazhoranca e ka të gjithë dëshirën, vullnetin dhe interesin që ta ketë dakordësinë e opozitës në vendimmarrje të tilla. Kam vënë re që edhe opozita ka të njëjtin objektiv. Se sa do të arrihet, do ia lëmë kohës, por mesazhi i sotëm është shpresëdhënës”, deklaroi deputeti socialist.

Sa i përket objektivit për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, Malaj pranoi se faza e mbylljes së grupkapitujve do të jetë më e vështirë se ajo e hapjes, por tha se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Read more:Sali: Integrimi evropian duhet të përkthehet në shërbime konkrete digjitale për qytetarët

“Ne e dimë që tani mbyllja e grupkapitujve është një fazë më e vështirë se hapja e tyre. Ju siguroj që jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që na presin përpara. Do të jetë një punë e përbashkët, si e politikës, si e shoqërisë, si e popullit që do të duhet të kuptojë që na presin vështirësi, sakrifica të mëdha deri në momentin që do të arrijmë atë objektiv parësor që kemi që të plotësojmë ato kushte dhe kritere. Në fund nuk kërkojmë asgjë më tepër se sa anëtarësim me meritë, që Shqipëria prej vitesh po e kërkon dhe tani jemi në rrugën e duhur për ta merituar plotësisht”, tha ai.

Read more:AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit

Deputeti socialist komentoi edhe akuzat e Sali Berishës se çështja “Balluku” ka ndikuar në procesin e integrimit, duke i hedhur poshtë kategorikisht.

“Unë mendoj që BE jo vetëm që nuk merret me çështje individuale, por merret me kritere dhe punë dhe të analizon për meritën që ke. Është diçka që ndodh shpesh që sa herë shohim suksesin e mazhorancës, ka individë apo forca politike që përpiqen ta baltosin me vendime që Kuvendi i ka marrë në të drejtën e tij kushtetuese. Nuk ka ndikuar, përkundrazi aspak. Këto janë çështje të ndara. Integrimi i Shqipërisë është një çështje komplet më vete ndërsa ajo tjetra i përket drejtësisë”, u shpreh Malaj.

Read more:“Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas”/ Ministri i Jashtëm grek: Një çështje jashtëzakonisht serioze

Rezoluta që u miratua të enjten me 114 vota pro, u dakordësua pas negociatave dhe diskutimeve të një grupi pune me përfaqësi të barabartë, Erion Malaj dhe Romina Kuko nga PS si dhe Edmond Haxhinasto e Albana Vokshi nga PD, të ndihmuar dhe nga këshilltarë të grupit demokrat e staf të drejtorisë për Integrimin të vetë parlamentit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #E ardhmja #Erion Malaj #Integrimi #integrimi ne be #jetë #opozita #PD #Politika #PS #rezolute

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)
  • Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi
  • Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro
  • Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmi ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh
  • Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 91 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by