Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas”/ Ministri i Jashtëm grek: Një çështje jashtëzakonisht serioze
Botë

“Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas”/ Ministri i Jashtëm grek: Një çështje jashtëzakonisht serioze

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se droni detar i gjetur pranë Lefkadës ishte ukrainas, duke e cilësuar praninë e tij në Mesdhe si “një çështje jashtëzakonisht serioze”.

Nga Brukseli, gjatë mbërritjes në Këshillin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Europian, ai bëri të ditur se informoi homologët e tij europianë, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes përmes një videokonference.

Read more:Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

Dendias u shpreh: “Do të kem mundësinë të informoj kolegët e mi, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, për të dhënat që lidhen me dronin që nxorëm nga deti në Greqi, mjetin detar pa pilot për të cilin tashmë jemi të sigurt se është ukrainas. E kuptoni se prania e këtij droni detar ndikon në lirinë e lundrimit, por edhe në sigurinë e lundrimit. Kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze.”

Sipas informacioneve nga Brukseli, ministri ukrainas i Mbrojtjes nuk dha një përgjigje të menjëhershme, por u rezervua të hetojë çështjen dhe të rikthehet me sqarime.

Read more:PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

Droni detar u gjet disa ditë më parë pranë Lefkadës nga peshkatarë dhe më pas u tërhoq në portin e Vasilikit. Sipas ekspertëve grekë të sigurisë, bëhet fjalë për një mjet ushtarak të tipit “Magura V5”, i mbushur me rreth 100 kilogramë eksploziv, me aftësi për të goditur anije në sipërfaqe. Autoritetet greke po hetojnë gjithashtu nëse objektivi i tij mund të ishte një cisternë ruse që lëvizte në Mesdhe.

Një ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, foli për “një zhvillim shumë serioz”, duke paralajmëruar se Greqia nuk do të lejojë që Mesdheu të kthehet në teatër operacionesh ushtarake. Ai deklaroi se, sapo të përfundojë hetimi teknik nga Shtabi i Përgjithshëm, qeveria greke do të ndërmarrë “hapat e nevojshëm diplomatikë”.

Read more:Ofertat e Majit – Fafa Premium Hotel & Spa

Ndërkohë, opozita greke kërkon sqarime të plota nga qeveria në Parlament, duke pyetur se si është e mundur që një dron ushtarak me eksploziv të arrijë në Detin Jon pa u zbuluar më herët dhe nëse ekziston rreziku që konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë të transferohet pranë brigjeve greke.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #Deti #Dron #Droni #greqi #Greqia #opozita #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin