Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës
Botë

Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me shqetësim të madh po e ndjek qeveria dhe opinioni grek ngjarjen e një dite më parë në ishullin Lefkada në Detin Jon, ku një dron detar ukrainas u gjet në një shpellë të brigjeve të ishullit.

Sipas informacioneve të fundit të Top Channel, në brendësi të mjetit lundrues u gjet një sasi 30-60 kg dinamit TNT, i cili ishte gati për t’u shpërthyer, me gjasa në një anije të flotës sekrete ruse që lundronte në zonë dhe po transportonte naftë me drejtim një port italian.

Ende nuk bëhet publike se për kë anije bëhet fjalë, por dyshimet janë se anija në fjalë ndodhej në zonë një ditë më parë.

Read more:Rusia shpall armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj dhe kërcënon me sulm ndaj Kievit, reagon Ukraina

Ekspertët me të cilët Top Channel komunikoi thanë se droni ka teknologji të inteligjencës artificiale dhe se u strehua në shpellë pikërisht pasi u pikas prej peshkatarëve grekë, të cilët në vazhdim e lidhën dhe e rimorkiuan në portin e Vasilikisë në Lefkadha.

Kjo bëri që droni të mos shpërthente mbi objektivin e tij, por tashmë duket se ka hapur një konflikt të rëndë diplomatik mes Greqisë dhe Ukrainës, ambasadorit të të cilës i është kërkuar me urgjencë të japë shpjegime lidhur me operacionin ushtarak të paautorizuar prej autoriteteve ushtarake greke.

Read more:Droni ushtarak në ishullin e Lefkadës, autoritetet greke: Është prodhim ukrainas

Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë se nga u lëshua droni, ishte një anije që kaloi në zonë, apo nga toka në bordin e një kamioni.

Dyshimet janë më të mëdha se u lëshua nga bordi i një anijeje që u nis para disa ditësh nga Shqipëria dhe u mbyt në mënyrë misterioze në afërsi të ishullit të Andros në Greqi.

Read more:Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës së Hormuzit

Top Channel mësoi se gjatë dy ditëve të fundit (dje dhe pardje) në anijen e mbytur janë dërguar zhytës të shërbimeve sekrete dhe ushtrisë greke nën dyshimin se anija transportonte armë me destinacion Ukrainën, ndërsa gjetja e dronit pikërisht në zonën ku anija që më pas u mbyt kishte kaluar plotëson një tjetër pjesë të hetimeve të shërbimeve sekrete greke për rastin.

Nëse droni do të shpërthente, do të krijonte një dëm të madh ekologjik në një prej zonave më turistike në Mesdhe dhe njëkohësisht do të shkelte rëndë sigurinë kombëtare greke, vend i cili ka rol kyç në armatosjen e Ukrainës me armë, por edhe me furnizimin jetik të Ukrainës me gaz dhe karburante.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #andros #Anija #Anije #Dron #Droni #greqi #Kamioni #Naftë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 4 lexime · 1 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 11 minuta më parë
  3. 03
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Jo dhunës, po organizimit! – Ide 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin