Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit
Aktualitet

AKK: Qeveria po ua merr komunave kompetencat për rekrutimin e stafit

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar një rregullore të nivelit qendror për shërbyesit publikë, duke vlerësuar se ajo cenon kompetencat e komunave në procesin e rekrutimit të stafit në nivel lokal.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha për Ekonomia Online se kryetarët e komunave kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë rregullore, pasi sipas tij, procesi i rekrutimit për shërbyes publikë në nivel lokal po centralizohet nga niveli qendror.

“Ne si asociacion kemi pranuar këto ditët e fundit reagime nga kryetarët e komunave sa i përket një rregulloreje nga niveli qendror për shërbyes publikë dhe angazhimin e tyre në sistemin publik të Republikës së Kosovës ku pothuajse i gjithë sistemi sa i përket procesit të rekrutimit për shërbyes publikë edhe në nivelin lokal do të bëhet nga niveli qendror”, tha ai.

Read more:Ibrahimi: Komunat detyrohen të paguajnë për zgjedhjet – AKK kërkon ndalim urgjent

“Kryetarët konsiderojnë që kjo nuk është e drejtë sepse në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ekzistojnë dy nivele qeverisje, niveli qendror dhe niveli lokal dhe sipas kryetarëve kjo shkon në dëm të komunave të Republikës së Kosovës sepse angazhimi, rekrutimi i stafit i cili ka të bëjë me punët, me angazhimet në nivelin lokal është më mirë të bëhet nga niveli lokal sesa nga niveli qendror”, tha ai.

Ibrahimi tha se kjo qasje është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe paralajmëroi rritje të burokracisë në nivel lokal.

Read more:Qeveria kufizon kompetencat e komunave, reagon AKK: Centralizim alarmues

“Po mendojmë që kjo është e padrejtë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës sa i përket ndarjeve të pushtetit mirëpo kjo do të shkaktojë burokraci edhe më të madhe edhe komunat nuk do të mund të angazhojnë profesionistë të cilët mendojnë se do të jenë të mirëseardhur në sistemin publik të Republikës së Kosovës në nivelin lokal”, tha ai.

Ai shtoi se niveli qendror mund të zbatojë politika të tilla vetëm për administratën qendrore dhe jo për komunat.

Read more:Banka Popullore: Ekonomia e vendit këtë vit do të ketë rritje prej 3.5%

“Pra niveli qendror mund t’i bëjë këto angazhime, mund ta shtyjë përpara këtë proces për zyrtarë publikë në nivelin qendror mirëpo jo t’i shtrijë duart edhe në procesin e rekrutimit në nivelin lokal”, tha ai./eo/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Akk #Asociacioni i komunave të kosovës #ekonomia #Komunat #Politika #qeveria #Sazan ibrahimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • “Rruga drejt BE kalon përmes mbrojtjes mjedisore”/ Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • “Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, ‘fjalimet i nis dhe i mbyll me hale’. Nuk ia mban të dalë para gazetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë 88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë 7 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by