
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj praktikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili po obligon komunat të mbulojnë pagesat për stafin mbështetës të angazhuar në procesin zgjedhor.
Kryetari i ASK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se kjo përbën zhvendosje të padrejtë të përgjegjësive financiare dhe goditje direkte për buxhetet komunale, të cilat tashmë ndodhen nën presion të madh financiar.
Read more:Lehonia si e drejtë, jo si pengesë në politikë
Sipas tij, situata bëhet edhe më shqetësuese kur dihet se niveli qendror ende nuk ka ekzekutuar pagesat për të njëjtin staf nga proceset e kaluara zgjedhore.
“AKK e bën të qartë se organizimi dhe financimi i zgjedhjeve është përgjegjësi ekskluzive e KQZ-së dhe jo e komunave. Prandaj, kërkojmë nga KQZ që të ndalojë menjëherë këtë praktikë dhe të marrë përsipër të gjitha obligimet financiare që lidhen me procesin zgjedhor. Çdo tentativë për bartjen e kostove të zgjedhjeve te komunat është e papranueshme dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga pushteti lokal”, ka thënë Ibrahimi. /Telegrafi/




