Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Smart City’ detekton të shtëna, thika e sjellje të dhunshme! Lamallari për Report Tv: Kamera inteligjente në 873 lokacione, përfshirë shkollat! Pamjet ruhen 30 ditë
Kronikë

‘Smart City’ detekton të shtëna, thika e sjellje të dhunshme! Lamallari për Report Tv: Kamera inteligjente në 873 lokacione, përfshirë shkollat! Pamjet ruhen 30 ditë

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një e shtënë arme në distancë, kapet në kohë reale. Nxjerrja e një arme zjarri apo një thike në ambiente publike, detektohet menjëherë. Sjelljet agresive dhe të dhunshme në ambiente shkollore dhe plot të tjera. Këtë synon projekti “Smart City”, i cili më në fund po merr jetë. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë ekskluzive për Report Tv tregon se çfarë pret qeveria nga shërbimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Janë në gjendje të kapin dhe zhurmat nga të shtëna të armëve, duke bërë të mundur lokalizimin e shpejtë dhe ndërhyrjen e patrullave të policisë për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin në kohë të shpejtë pa lejuar largimin e personave të cilët përdorin armë në mjediset publike”, shpjegon Lamallari.

Bashkë me policinë, u identifikuan disa prej pikave më kyçe në vend që konsiderohen me interes për survejim, në 12 qarqe. Që në hyrje të pikave kufitare, një person i kërkuar, foto e të cilit tashmë është në sistem, nuk do ta ketë të lehtë.

Read more:Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

“Në 873 lokacione operative të identifikuara nga strukturat e sigurisë në vend. Të ndara këto në 12 dreri vendore të policisë në 24 qytete kryesore në 28 pika të kalimit kufitar vendosen struktura, infrastrukturë teknologjike e avancuar që përfshin kamera inteligjente, sensor zhurmash dhe radar të cilët bëjnë regjistrimin e ngjarjeve, automjeteve dhe targave”, thekson ministri.

Si fillim janë 20 shkolla të përzgjedhura në Tiranë, jo rastësisht, për shkak të së shkuarës problematike ku “Smart City” inaugurohet. Vëzhgimi i sjelljeve të rrezikshme bëhet vetëm në ambientet e përbashkëta të nxënësve dhe jo klasa.

Read more:Lamallari publikon të dhënat e raportit mbi kriminalitetin: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, ‘Smart City’ do të sjellë një epokë të re në luftën kundër krimit

“Softueri i cili analizon të dhënat nga kamerat, të cilat janë të vendosura për të mbuluar oborret e shkollave, perimetrin e jashtëm, ambientet e brendshme në kuptimin e korridoreve, por jo në klasën, jo në klasa, synohet që të evidentohet çdo ngjarje potencialisht e rrezikshme apo sjellje e cila sistemi i vetë është modeluar në mënyrë të tillë për të njohur sjelljet agresive, ato sjellje që po bëjnë shkelje të normave ë të sigurisë në shkollë”, vijon Lamallari.

Por a duhet të frikësohet një qytetar i thjeshtë se po vëzhgohet nga kamerat inteligjente?

“Smart City është një garanci e shtuar për çdokënd që respekton ligjin dhe kërkon të ecë, të shkojë, të ndjek rregullisht i qetë mjediset publike. Unë jam një qytetar që respektoj ligjin nuk kam arsye pse të frikësohem”, tha ministri.

Read more:Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar ndërron jetë pas kontaktit me korrentin! 3 persona përfundojnë në spital në Sarandë (EMRI + VIDEO)

Sistemi transferon te policia vetëm situatën problematike, e cila analizohet nëse është ose jo e paligjshme. Përndryshe, çdo filmim tjetër fshihet automatikisht pas 30 ditësh.

“Detyrimi ligjor për fshirjen e këtyre të dhënave fillon menjëherë pas ditës së 30 në rastin e shkollave apo të sigurisë publike. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është që këto të dhëna ruhen, trajtohen dhe administrohen vetëm brenda infrastrukturës ekzistuese në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë absolute asnjë e dhënë nuk hakohen, nuk transferohet dhe nuk përpunohet jashtë”, thekson ministri.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta

Personat që janë të autorizuar të merren me sistemin “Smart City”, në çdo hyrje dhe lëvizje që bëjnë, lënë gjurmë. Kjo do të thotë se gjithçka është e regjistruar dhe ata janë përgjegjës. Në total do të instalohen më shumë se 5 mijë kamera, të cilat nënkuptojnë jo vetëm radarë inteligjentë për sigurinë rrugore, por edhe kamera të inkorporuar në trupin e Policisë së Shtetit, apo sensorë për ndotjen akustike.

Investimi është bërë përmes një kontratë huaje nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në një vlerë që arrin 118.5 milionë dollarë. Sipas qeverisë, plani për instalimin dhe zgjerimin e sistemit Smart City do të vijojë gjatë 12 muajve të ardhshëm ku e gjithë Shqipëria do të jetë “live”.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Armë #arme zjarri #Besfort Lamallari #Dreri #Emiratet e Bashkuara Arabe #Foto #jetë #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin