Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Tokat po thajnë për ujë në Drashovicë të Selenicës, fermerët: Kanalet nuk pastrohen! S’kanë as treg për produktet bujqësore
Sociale

Tokat po thajnë për ujë në Drashovicë të Selenicës, fermerët: Kanalet nuk pastrohen! S’kanë as treg për produktet bujqësore

• 23 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SELENICE– Drashovica, një nga zonat me traditë në bujqësi në Bashkinë e Selenicës, po përballet me një nga sfidat më të mëdha të viteve të fundit.

Fermerët thonë se mungesa e ujit për vaditje dhe mungesa e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetesen e tyre.

Besnik Alinikaj, banor i Drashovicës tha se “kam blerë pompë për vaditje, sepse sistemi është prishur. Dikur tokat vaditeshin me kanale, por pas viteve ’90 u shkatërruan. Shpenzojmë shumë për bujqësinë dhe fitimi është i vogël. Kam aplikuar për subvencione, por më thanë se duhen të paktën 3 hektarë tokë dhe nuk përfitova.”

Read more:Paketa e Maleve, 150 aplikime në Selenicë! Kryebashkiaku: Fluks i lartë në Brataj, kemi evidentuar 36 zona prioritare

Për shkak të degradimit të sistemit vaditës, shumë fermerë janë detyruar të hapin puse me shpenzimet e tyre, për të shpëtuar prodhimin nga temperaturat e larta.

“Mbjellim domate, speca, patëllxhanë. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuarit. Unë jam 70 vjeç dhe punoj tokën, sepse pensioni nuk mjafton. Ujin e marrim nga pusi. Kanali është prishur prej vitesh dhe nuk pastrohet. Rezervuari derdhet në lumë, ndërsa uji nuk vjen në ara. Tetë vjet nuk ka ardhur asnjë pikë ujë. Kam shpenzuar 4 mijë euro për të hapur pus.”, shprehet Fatos Sherifaj, banor i Drashovicës.

Kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e shitjes mbeten të ulëta, duke mos mbuluar as shpenzimet.

Read more:Nga 150 familje në 70, vijon braktisja e fshatit Lusën në Kukës, shkak rruga e shkatërruar dhe mungesa e ujit të pijshëm

“Mbjell jonxhë, bostan, perime, ullinj, grurë e misër. Uji vjen vetëm deri në një pikë, më tej nuk ka fare. Çmimet janë të ulëta dhe nuk mbulojnë shpenzimet. Plehrat janë shtrenjtuar shumë dhe kemi dalë me humbje. Punojmë vetëm për të ushqyer familjen.”, tha një tjeter banor.

Sipas tyre, Bashkia e Selenicës nuk i lejon të shesin prodhimet buzë rrugës, ndërsa alternativë tjetër nuk u ka ofruar.

Read more:Mikroplastikat në trupin tonë? Salihu: Shumë studime tregojnë se plastika është e dëmshme, madje kancerogjene

“Mbjell domate, speca e patëllxhanë. I shesim këtu në rrugë, por bashkia na largon dhe nuk dimë ku të shkojmë. Nuk kemi treg ku t’i çojmë prodhimet. Bujku duhet të lejohet të shesë aty ku mundet, që të nxjerrë bukën e gojës. Është prishur saracineska dhe nuk zëvendësohet. Nuk kemi ujë për vaditje”, tha Valerjan Caushi, fermer.

Fermerët e Drashovicës kerkojne investime në sistemin vaditës dhe krijimin e tregjeve të qëndrueshme për prodhimet bujqësore.

Lexo edhe
Sociale

Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia

Sociale

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)

Tags: #Bujqësia #drashovice #euro #fermerët #Investime #Mungesa e ujit #perime #selenice #Vaditje #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
  • Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)
  • Temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Ndryshon tabloja e motit në Korçë, vapa përvëluese i lë vendin stuhisë së shiut (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Truprojat e ‘Orange’ dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, caktohet masë detyrim paraqitjeje për pronarin dhe menaxherin e clubit! Prokuroria kërkoi arrest në burg
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 20 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 10 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia

Qindra besimtarë e pelegrinë kanë nderuar Shën Kozmain. Pelegrinazhi në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)

Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

Pasi kaluan pushimet verore në atdhe, emigrantët që jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në këtë fund…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by