Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari në Durrës! Në pranga edhe djali, fshehu dhe riparoi fugonin e përfshirë në aksident
Kronikë

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari në Durrës! Në pranga edhe djali, fshehu dhe riparoi fugonin e përfshirë në aksident

• 24 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë si autori i dyshuar i aksidentit me vdekje të ndodhur në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku humbi jetën 74-vjeçarja me iniciale M. T.

Bashkë me të është arrestuar edhe djali i tij, 32 vjeç, i cili ndodhej në automjet në momentin e aksidentit. Sipas hetimeve, të dy u larguan nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të moshuarës dhe pa njoftuar Policinë.

Nga hetimet rezulton se 32-vjeçari dyshohet se fshehu automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident dhe riparoi dëmtimet e tij, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Read more:Aksident i frikshëm te rrethrrotullimit të TEG-ut/ Kamioni përplas Audin dhe bie nga lartësia në autostradë, vdes shoferi, 2 të plagosur tek Trauma, njëri në gjendje të rëndë (FOTO+VIDEO)

Automjeti është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotw i policisw

“Tiranë/Vijojnë hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave të aksidentit në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Read more:“Vdekje tradhtarëve, Rama në burg, Belinda në burg”/ I moshuari: E kam pensionin 13 mijë lekë, bonusi nuk mjafton. Më kanë operuar pa kryer analizat

Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe. Në pranga dhe djali i 65-vjeçarit, pasi së bashku, u larguan nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, dhe nuk njoftuan Policinë. Gjithashtu, 32-vjeçari fshehu automjetin dhe e riparoi për të penguar zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Mercedez Benz”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që përplasi me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe, rreth orës 04:10 të datës 23.07.2026, në autostradën “Durrës-Tiranë”, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Xh. M., 65 vjeç, banues në Durrës.

Read more:“Djalin e vetëm e humba nga kanceri, s’kishte Pet Scan”/ Qytetari denoncon nga protesta mungesën e kushteve tek Onkologjiku: 4.2 mln euro shkuan për koncert. Shqiptarë dilni në shesh!

Më tej, në vijim të veprimeve u arrestua djali i 65-vjeçarit, shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit. 2 të arrestuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i aksidentit, menjëherë pas përplasjes, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, si dhe pa njoftuar Policinë. Më pas, 32-vjeçari dyshohet se me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, ka fshehur automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident, si dhe ka riparuar dëmet që i ishin shkaktuar nga përplasja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Kronikë

Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #automjet #autostrada tirane-durres #djali #Durres #Policia #Tirane #Vdekje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak
  • Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet
  • GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)
  • Kontrolle intensive të policisë rrugore në rrugët e Fierit, 694 gjoba për shpejtësi në një javë! 7 drejtues mjetesh nën hetim, 2 në pranga
  • Vidhte lokalet njëri pas tjetrit në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Dyshohet se goditi 16 biznese, ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Qytetarët thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Gjithë Shqipëria është me ju
  • Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë të komisariati 1, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm
  • VIDEO/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt Komisariatit 1, policia vendoset në hyrjet te Parlamenti. Një autobot uji pranë turmës
  • Revolta kundër Ramës, mbyllen fjalimet te Kryeministria/ 25 qytetarë u ndaluan pas tensioneve te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 1: Lironi çunat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Velipojë, teksa ishte futur për…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet

Emri i tij i vërtetë është Indrit Aliu, 41 vjeç, nga Vlora. Sot ai ka edhe 2 identitete…

• 11 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)

Prej fillimit të këtij muaji, avokatët kanë vendosur unanimisht bojkot të seancave në Gjykatën e Posaçme, në shenjë…

• 11 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by