Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shtetases amerikane iu ndalua të komunikonte me të afërmit /Avokati Tanushi: Arrestime skandaloze të protestuesve, policia i trajtoi si të dyshuar pa prova. Do të ndjekim rrugën ligjore
Politikë

“Shtetases amerikane iu ndalua të komunikonte me të afërmit /Avokati Tanushi: Arrestime skandaloze të protestuesve, policia i trajtoi si të dyshuar pa prova. Do të ndjekim rrugën ligjore

• 24 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati Gëzim Tanushi ka denoncuar mënyrën e shoqërimit dhe arrestimit të disa protestuesve gjatë protestave të fundit, duke i cilësuar veprimet e policisë si të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave themelore.

Tanushi tha se përfaqëson dy prej protestuesve të shoqëruar dhe se ka qëndruar për disa orë në komisariat për t’u siguruar që atyre t’u respektoheshin të drejtat ligjore.
“Shkova në komisariat rreth orës 11:00 dhe kam qëndruar deri në orën 16:00. Më thanë se do të isha edhe unë për t’i marrë në pyetje, por policia thirri një avokat kryesisht. Aty mësuam se avokatët ishin gjetur nga OPGJ-ja ose nuk ishin marrë deklarime, sepse nuk kishte akuza të qarta, si në rastin e gazetares”, u shpreh ai.

Read more:A do dërgojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet po vijojnë. Do të kemi njoftim!

Sipas avokatit, akuzat ndaj protestuesve kanë qenë kolektive, duke përfshirë “grumbullim të paligjshëm”, “prishje të qetësisë publike” dhe “hedhje të mjeteve piroteknike”, ndërsa ai pretendon se bëhej fjalë vetëm për disa shashka dhe se nuk është provuar se kush i ka hedhur.

Tanushi ngriti shqetësime edhe për raste ku, sipas tij, janë arrestuar persona që nuk kishin lidhje me incidentet.
“U ndalua një person që thjesht pyeti policinë se çfarë po ndodhte. Shefi i komisariatit i ka hedhur spraj, ai humbi ndjenjat dhe më pas, pasi u hodhën shashkat, ky person u arrestua. I është privuar liria dhe po mbahet në paraburgim, por kam bindjen se gjykata do ta lirojë”, deklaroi avokati.
Ai bëri të ditur se janë depozituar kallëzime ndaj efektivëve të policisë për shkelje të detyrës, duke përmendur edhe rastin e një shtetaseje amerikane të shoqëruar në Komisariatin nr. 3.
“Kemi bërë kallëzim në AMP ndaj punonjësit të policisë, sepse nuk është trajtuar në mënyrë dinjitoze. I është mohuar kontakti me familjarët dhe ata e kanë mësuar ndalimin e saj përmes rrjeteve sociale”, tha Tanushi.

Read more:LIVE- Protestë maratonë kundër Ramës/ Shqiptarët nuk ndalen, nga tubimi para Kuvendit në orët e para të mëngjesit, te marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi. Parlament i krimit

Sipas tij, disa protestuesve u janë atribuuar vepra penale pa prova konkrete, ndërsa theksoi se edhe gjykata ka deklaruar se protesta nuk është e paligjshme.
“Kategorizimi i të gjithëve si persona të dhunshëm dhe të paligjshëm është i padrejtë. Policia nuk mund të bëhet një levë për arrestime në masë”, përfundoi avokati Tanush Tanushi.

Read more:Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u largua, arrestohet 65-vjeçari në Durrës! Në pranga edhe djali, fshehu dhe riparoi fugonin e përfshirë në aksident

“Përfaqësoj dy nga protestuesit e shoqëruar. Disa persona u arrestuan në mënyrë të paligjshme, shkova në komisariat rreth orës 11 dhe kam qëndruar deri në orën 16:00. Mu tha që do të siha dhe unë për t’i marrë në pyetje, por policia thirri një avokat kryesisht.
Aty mësuam që avokatët ishin gjetur nga OPGJ ose nuk ishin dhënë deklarime sepse skishte akuza si në rastin e gazetares.
Akuzat ishin kolektive, grumbullim i paligjshëm, prishja e qetësisë, hedhje mjetesh piroteknike kur ato ishin disa shashka që mund t’i ketë hedhur policia.
Ajo që e bën më shqetëseuse situatën është se ishte skandaloze sesi u arrestuan pesona që s’kishin të bënin me ngjarjen. U ndalua një njeri që pyeti policinë çfarë po ndodhte dhe shefi i komisariatit i ka hedhur spraj. Ai humbi ndjenjat dhe pasi u hodhën shashkat u arrestua ky personi.
Iu privua liria dhe po e mbajnë në paraburgim, kam bindje se gjykata do ta lirojë.
Janë bërë arrestime skandaloze, ne kemi bërë dhe kallëzime pë rata që shkelën detyrën. Një rast tjetër është arrestimi i shtetases amerikane që u mbajt te Komisariati 3.
Aty është reuar sesi policia është bërë levë dhe arreston njerëzit në masë.

Kemi bërë kallëzim në AMP ndaj punonjësit të policisë sepse nuk është trajtuar në mënyrë të dinjitetshme. Iu mohua kontakti me familjarët, ata e mësuan në rrjetet sociale ndalimin e saj.

Read more:Mbahet seanca në Themel për Veliajn/ Kryebashkiaku nuk është i pranishëm në GJKKO, Ajola Xoxa kërkon pezullim të procesit

I janë atribuuar vepra penale edhe pse nuk ishte e përfshirë, kur vetë gjykata ka deklaruar se protesta s’është e paligjshme. Kategorizimi i të gjithëve si të dhunshëm joligjor”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Tags: #AMP #Arrestime #Arrestimit #Gjykata #paraburgim #Policia #Protesta #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 23 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin