Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Mallakastër/ Bariu që mban gjallë traditën në Aranitas: Gjithë ditën me bagëti, kjo është jeta ime! Punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar
Sociale

Mallakastër/ Bariu që mban gjallë traditën në Aranitas: Gjithë ditën me bagëti, kjo është jeta ime! Punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar

• 25 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

.Ora 5 e mëngjesit e gjen çdo ditë në punë 71-vjeçarin Adrian Jahaj. Në stan nuk ka kurrë pushime.

Fillimisht mjel tufën, përgatit qumështin për treg dhe më pas nxjerr dhitë në kullotë. Ne e takojmë në kodrat e Aranitasit, bariun mallakastriot.

“Ngrihem në orën 5, do t’i mjel, do nisim qumështin për treg, pastaj i lëshojmë në kullotë. Këtu jam gjithë ditën me dhi. Kjo është jeta ime”,- thotë Adriani.

Adriani nisi të kujdeset për tufën kur ishte 17-vjeç, një zanat i trashëguar nga gjyshi dhe i ati. Sot është 71 vjeç dhe ka 180 krerë. Djemtë janë larguar nga fshati dhe i mban vetëm me bashkëshorten. Është një punë që nuk e lë të shkëputesh për asnjë moment.

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

“Na jep pak lekë shteti për të blerë tagji, por nuk mjafton. Shpenzime kemi plot, mund kemi plot, por ia dalim. Bagëtia të mban lidhur, nuk mund të lëvizësh fare”,- shprehet 71-vjeçari.

Në Aranitas blegtoria nuk është më ajo që ka qenë. Dikur thuajse çdo familje mbante bagëti. Adriani e sheh çdo ditë boshatisjen e fshatit dhe e di se tradita po shuhet bashkë me brezin e tij.

“Në gjithë fshatin jemi vetëm katër blegtorë. Më përpara kishte mbi 500 dhi. Sot nuk bëhen as 300 bagëti në gjithë fshatin”,- tregon Adriani.

Read more:Këlcyrë/ Bagëti të ngordhura në përrua, shqetësim për banorët! Veterinaria: U sulmuan nga ujqërit, s’ka rrezik për epidemi

Edhe shitja e prodhimit në treg është bërë më e vështirë. Baxhot që dikur grumbullonin qumështin nuk funksionojnë më. Prandaj ua shet qumështin dhe mishin banorëve të zonës. Siguron të ardhura të mjaftueshme për jetesë.

“Qumështin e shes te banorët e zonës. Është 100 lekë litri. Nuk është çmim i mjaftueshëm, por ç’të bëjmë. Shes edhe djathin, edhe kecat. Është punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar:,- rrëfen 71-vjeçari.

Adriani nuk ankohet për lodhjen. Keqardhjen më të madhe e ka për faktin se askush nuk do ta vazhdojë rrugën që ai trashëgoi nga të parët.

Read more:SPECIALE/ Mulliri shekullor dhe kullat që po zgjohen, udhëtim në fshatin Arrën të Kukësit ku po lind një histori e re rikthimi

“Zilja ku ka rënë, bie. E ka tundur gjyshi, e tund unë sot. Pas meje nuk ka kush t’i mbajë. Kjo është drejt shuarjes. Vëllai im vdiq para disa vitesh dhe zilja mbeti varur, s’ka kush e tund më”,- shprehet Adriani.

Bashkë me largimin e të rinjve, po humbet edhe blegtoria që për dekada ka qenë pjesë e identitetit të Aranitasit në Mallakastër.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Adrian Jahaj #bagëti #bariu #Blegtoria #Familje #Gjyshi #mallakaster #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 20 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin