Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore
Politikë

Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore

• 26 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një kohë kur vendi ynë është përfshirë prej 57 ditësh nga protesta masive kundër qeverisë “Rama”, një shuplakë për intelektualët vjen nga aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj. Ky i fundit përmes një shkrimi publik ndalet te mungesa e debatit dhe qëndrimeve të artistëve e intelektualëve për çështjet e artit, kulturës dhe zhvillimeve shoqërore.

Read more:LIVE- Revolta e 56 kundër Ramës, pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

Ai ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e zërit të intelektualëve kur diskutohen çështje të rëndësishme publike, përfshirë edhe mënyrën e funksionimit të administratës shtetërore.
Në fund të reagimit të tij, Shanaj thekson se heshtja nuk është gjithmonë një shenjë mençurie, por në disa raste mund të kthehet në bashkëfajësi ndaj problemeve që shoqëria përballet.

Read more:LIVE- “Jemi këtu gjithë Shqipëria është me ju”, protestuesit ‘rrethojnë’ komisariatin 3: Nuk jeni vetëm! Lironi shqipet. “Rama në burg, Berisha në burg”

REAGIMI I SHANAJT
Të shprehurit
Vazhdoj të mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre. Nuk po flas për analiza të gjata e studime kritike. Edhe një opinion i shkurtër, një përgëzim, një urim për sukses apo për shëndet, rrallëherë ndodh të dëgjohet.
Ndërkohë, kur prekën tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i intelektualit, në përgjithësi, mbetet i heshtur. E, nëse dëgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar më shumë me mllefe militantizmi sesa me gjykime të pavarura e serioze.
Edhe më shqetësuese është mungesa e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën. Publiku, në çdo kohë, ka qenë më i avancuar në kërkesat e tij shpirtërore sesa qëndrimet zyrtare. Megjithatë, kritika profesionale ka munguar ose ka zgjedhur të ecë në harmoni me mendimin zyrtar.
Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë gjendje plogështie, ku synimi kryesor duket të jetë të mos prishet qetësia e administratës, edhe kur veprimet e saj janë larg frymës bashkëkohore dhe interesit të qytetarit.
Pyetja ime është e thjeshtë: pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin?
A nuk do të ndiheshin më të lirë, më të çliruar shpirtërisht, artistët dhe intelektualët, po të flaknin indiferencën – për të mos thënë frikën – dhe të shprehnin hapur mendimin e tyre?
Sepse heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie. Shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë.( Nga libri në proçes ” Nuk është vonë të tregosh”)

Read more:Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj turizmit! 10 mijë llogari, review negative bizneseve, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Analiza #jetë #Jetese #Libri #Opinion #Protesta #publiku #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin