Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta
Kronikë

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, përmes mesazheve dhe linkeve mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.

Sipas Policisë, janë konstatuar raste kur mashtruesit dërgojnë mesazhe me pretendime të ndryshme, si për shembull për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Pasi qytetari klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.

“Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj”, njofton Policia.

Read more:“Mos na provokoni!”/ Tensione në protestë, qytetarët hedhin vezë në drejtim të policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Për të shmangur raste të tilla, Policia e Shtetit këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, edhe nëse ato dërgohen nga persona të njohur, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.

Gjithashtu, autoritetet rekomandojnë aktivizimin e funksionit “Two-Step Verification”, ose verifikimit me dy hapa, si një masë shtesë sigurie për mbrojtjen e llogarisë.

Read more:“Jemi solidarizuar me policët sepse kanë paga të ulëta, por s’kemi parë të njëjtën gjë”/ I riu: Jemi këtu dhe për dinjitetin tuaj. Politikanët kanë frikë, përdorin tunele për të shkuar në punë

“Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur. Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd. Aktivizoni funksionin Two-Step Verification në aplikacionin WhatsApp”, bën thirrje policia.

Policia apelon që, në rast se një qytetar dyshon se llogaria e tij është komprometuar, të veprojë menjëherë për rikuperimin e saj dhe të njoftojë kontaktet, në mënyrë që të shmangen mashtrime të mëtejshme.

Kujdes
-Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;
-Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;
-Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin ËhatsApp;
-Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

Lexo edhe
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)

Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)

Tags: #mashtrim kibernetik #Policia #policia e shtetit #Verifikimi #Whatsapp

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)
  • Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP
  • Sherri në Pukë, familjet Shkreli e Istrefi 20 vite konflikt për pronën! 4 të plagosur e 3 të arrestuar
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Shkodër/ Flakët shkrumbojnë një banesë në fshatin Domen, brenda ndodheshin një nënë me dy fëmijë, dyshohet se kanë humbur jetën
  • Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI)
  • Pogradec/ U dëmtua me gur fresibël teksa punonte në shtëpi, i lënduari humb jetën në spital
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj dhe dy fëmijët…

• 51 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj dhe dy fëmijët…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP

TIRANË– Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by