Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli në GJKKO: S’kam ofruar asgjë në këmbim të votës! Bëj telefonata çdo ditë për problematika
Kronikë

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli në GJKKO: S’kam ofruar asgjë në këmbim të votës! Bëj telefonata çdo ditë për problematika

• 28 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për çështjen në ngarkim të tij për korrupsion zgjedhor.

Para GJKKO, ai është shprehur se s’ka ofruar e premtuar asgjë në këmbim të votës. Sipas tij, fshati Stajkë kishte problematika me energjinë elektrike prej vitit 2019 dhe ai bënte vazhdimisht telefonata për çështjet që ngrinin banorët.

Read more:LIVE- “SPAK, hetoni Ramën”/ Protesta e 56 kundër kryeministrit, sot marshojmë për çunat dhe gocat që mbahen në komisariatin 3, qytetarët mesazh të prerë: Dorëheqje e panegociueshme

Për fjalën “zjerm” në mesazhin që i përmend prokurori Dritan Prençi, Shkreli thotë se i referohet brohoritjeve e duartrokitjeve që dëshironte të kishte në miting.

Kristian Shkreli:Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës, fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike, unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem edhe sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat tjetër, marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematikë e më vijnë ankesa, mesazhi që prokuroria thotë “jepi zjerm” është që unë kam kërkuar që në takimin elektoral që ishte lënë të kishte brohoritje, ovacione, jo të kem kërkuar vota apo të kem ofruar të mira materiale apo vende pune. Unë kam kërkuar që të vijnë sa më shumë njerëz në miting, si tek i PS dhe ai i PSD, ka qenë situatë e tensionuar, 500 herë më kanë marrë në telefon për problemin e banorëve, nuk më pushonte telefoni nga ankesat, banorët kishin 2 javë pa drita, një frazë që prokuroria thotë që i kam thënë banorëve “ia kam dhënë unë lekët”, është që të bindja qytetarët që defekti i linjës do rregullohej, por unë s’i kam dhënë asnjë lek OSHEE. Agjentët e BKH erdhën tek banesa dhe lokali im, ishin më shumë forca policie, çunat e nderuar më kontrolluan, më morën telefonin që kisha në dorë, i pyeta çfarë ju duhet, më thanë më jep password-in e celularit, i thashë patjetër, ia hapa celularin, ia dhashë.

Read more:“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore, por revolta nuk po shuhet

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi:I pandehur, janë disa biseda në celular që i ke thënë: “Të martën e ke të kryer, veç shife mos po na vonon veç për Tomën, zjarr, si me ken për mua jua di për nder.” Për çfarë flitet në këtë përmbajtje të kësaj bisede? I ke thënë në celular: “Nuk e presim dot shtetin se shteti e ka në terezi”, çka ke dashur të thuash? “Sot më prune preventivin”, i ke thënë, çfarë pune i kreve?

Read more:‘Më mori në telefon, i kërkova votën krushkut për PS’- Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën në GJKKO ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli

Kristian Shkreli:E kam thënë si batutë t’i mbushja mendjen që këtë problem po e zgjidh unë, fjalën “zjarr” e kisha që tek mitingu i Tom Doshit të vini sa më shumë njerëz.

Shkreli dyshohet se ishte i angazhuar në zgjedhjet e majit 2025 për të ndërtuar linjën elektrike në fshatin Stajkë, në këmbim të votës së banorëve të Partinë Socialdemokrate.

Read more:‘Metamorfoza 2’/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për seancë paraprake

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)

Kronikë

Trafik ndërkombëtar të kokainës, GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive e 5 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT+LISTA)

Tags: #Banesa #Biseda #BKH #Drita #Dritan Prenci #GJKKO #korrupsion #kristian shkreli #spak #vau i dejes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)
  • Trafik ndërkombëtar të kokainës, GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive e 5 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT+LISTA)
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)
  • Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja ishte kthyer pak ditë më parë nga Gjermania (EMRAT)
  • Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama në burg, Berisha në burg, nuk na përfaqësoni”/ Nis marshimi për ditën e 60. Revolucioni Flamingo jehon në rrugët e kryeqytetit
  • “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën!
  • Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Indiferenca, ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme
  • Trafik ndërkombëtar të kokainës, GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive e 5 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT+LISTA)
  • “Si krijoi kompani jashtë vendi biznesmeni?!”, Çollaku ngre dyshime për skandal me urdhër-arrestin ndaj Ermal Beqirit: A u njoftuan vendet e BE për kërkimin ndërkombëtar?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 13 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 12 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Trafik ndërkombëtar të kokainës, GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive e 5 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT+LISTA)

Një vit e gjysmë pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të anëtarëve të një…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Bleona Çobaj dhe dy fëmijët…

• 6 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by