Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore, por revolta nuk po shuhet
Politikë

“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore, por revolta nuk po shuhet

• 25 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se ka përdorur shumicën parlamentare për të miratuar vendime në favor të oligarkëve dhe interesave private.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te vendimi për financimin e koncertit të Kanye West, duke pretenduar se qeveria përdori paratë e qytetarëve shqiptarë për t’ia dhënë një miliarderi.

“Edi Rama përdori kartonët e tij për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve dhe qytetarëve shqiptarë, për t’ia dhuruar miliarderit Kanye West”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar koncertin si një përpjekje për të zbehur protestën qytetare që vijon prej javësh.

Sipas kreut të PD-së, qeveria ka përdorur edhe dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke akuzuar policinë për përdorim të lëndëve kimike dhe mjeteve të rënda gjatë përballjeve me qytetarët.

“E trajtoi protestën si një llogore lufte, duke përdorur dhunë policore, por dallgët e kësaj lëvizjeje jo vetëm që nuk po shuhen, por po bëhen gjithnjë e më tronditëse për Edi Ramën dhe regjimin e tij”, deklaroi Berisha.

Read more:Prej 55 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk ndalet ndaj protestuesve: Mosmirënjohës!

Berisha iu referua edhe deklaratave të Ramës për luftën kundër korrupsionit, duke thënë se ato janë të pavërteta dhe se historia e tranzicionit shqiptar ka pasur zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Java që lamë pas ishte një javë e nxehtë.

Këtë javë, Edi Rama përdori forcën e kartonave të tij të krimit për të votuar në parlament ligje dhe amendime të kodit civil, të kodit detar, me të cilat ai mbështet fuqishëm oligarkët dhe interesat e tij kriminale.

Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë dhe për t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye Ëest.

Read more:Kallëzim në SPAK për kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hita/ Altin Goxhaj: Hetimi i review-ve, pa bazë ligjore – cenohet liria e shprehjes (VIDEO)

Në një koncert që synonte mbi të gjitha një sfumim apo zhurmim të kryengritjes paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga vitet ’90.

Përveç kësaj, ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë të protestës rinore qytetare.

Por, duhet theksuar se dallgët e kësaj lëvizje jo vetëm që nuk po shuhen, por po bëhen gjithnjë e më tronditëse për Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Miq, ju që e ndoqët dje në Pallatin Presidencial, ju patë aty një dyfytyrësh, një cinik dhe një njeri të falimentuar.

Read more:LIVE- “4.2 mln euro ja dhanë Kanye Wast, spitalet i kanë lënë pa ilaçe”/ Thirrja e protestuesit: Protesta duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Një njeri që injoroi de facto totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve që po bëhen prej dy muajsh.

Kërkesat më themelore të kësaj proteste janë pesë pikat, nga të cilat e para është, Edi Rama jep dorëheqjen të parevokueshme, të panegociueshme.

Nuk ka kërkesë më legjitime se Edi Rama nuk është kryeministër legjitim.

Edi Rama është instaluar në pushtet nga zgjedhjet e plaçkitura, të vërtetuara tashmë nga të gjithë raportet ndërkombëtare.

Read more:Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Edi Rama qëndron në pushtet pasi kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro së bashku me Lubi Ballukun dhe e mbrojti atë për të mbrojtur veten e tij në një akt të paprecedent.

Dhe në një shkallë të plotë papërgjegjësie u thoshte dje se në 100 vitet e fundit, nuk është dënuar ndonjë zyrtar për korrupsion, paçka se vetëm 30 vitet e fundit, dy ish-kryeministra socialistë kanë bërë burg për veprën penale të korrupsionit.

Por kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Kuvendi kërkoi që deputetët ta lexonin në sallë, momenti kur Agron Shehaj “rrëmben” marrëveshjen dhe largohet me vrap

Politikë

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera

Tags: #Burg #Edi Rama #euro #Kanye west #Koncert #korrupsion #Mediat #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Kuvendi kërkoi që deputetët ta lexonin në sallë, momenti kur Agron Shehaj “rrëmben” marrëveshjen dhe largohet me vrap
  • SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera
  • LIVE- Pas ‘rrethimit’ të Kuvendit dhe marshimit në disa akse kryesore, protestuesit nisen drejt Komisariatit 1 ku mbahen të shoqëruarit
  • “Të dëgjohet zëri i popullit”! Media zyrtare e Vatikanit: Protestat në Shqipëri, lëvizje kundër korrupsionit. Rinia është motori kryesor i “Revolucionit të Flamingove”
  • “Sorrat bërtasin, shqiponjat punojnë”, Balla fyen protestuesit dhe flet për marrëveshjen me SHBA, i kthehet Bardhi: Ju zgjidhni inceneratorët, jo NATO-n!
Nga të njëjtat tag-e
  • SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera
  • LIVE- Pas ‘rrethimit’ të Kuvendit dhe marshimit në disa akse kryesore, protestuesit nisen drejt Komisariatit 1 ku mbahen të shoqëruarit
  • Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit
  • “Të dëgjohet zëri i popullit”! Media zyrtare e Vatikanit: Protestat në Shqipëri, lëvizje kundër korrupsionit. Rinia është motori kryesor i “Revolucionit të Flamingove”
  • Policia hodhi sprej, i riu shfaq probleme shëndetësore, transportohet me ambulancë drejt spitalit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 20 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 13 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 12 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Kuvendi kërkoi që deputetët ta lexonin në sallë, momenti kur Agron Shehaj “rrëmben” marrëveshjen dhe largohet me vrap

Një moment i pazakonte është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit. Në përfundim të seancës plenare,…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit per Belinda Ballukun, nën hetim per korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku,…

• 8 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

LIVE- Pas ‘rrethimit’ të Kuvendit dhe marshimit në disa akse kryesore, protestuesit nisen drejt Komisariatit 1 ku mbahen të shoqëruarit

Pas marshimit, protestuesit u vendosën në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas u drejtuan drejt komisariatit 1, ku mendohet…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by