Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar
Politikë

“‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej muajsh, mijëra qytetarë po protestojnë në Shqipëri. Shkak u bë projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në një lagunë të mbrojtur ku jetojnë flamingot. Por tashmë protestat kanë marrë një dimension më të gjerë: korrupsioni, shpërdorimi i pushtetit dhe shitja e interesave të vendit. Nëse “Revolucioni i Flamingove” mund ta rrezikojë kryeministrin Edi Rama, e shpjegon korrespondenti i DW-së, Miodrag Soric.

DW

Protestat masive që prej javësh zhvillohen në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Në një reportazh të realizuar nga korrespondenti i Deutsche Welle, Miodrag Soric, me titull “Korrupsioni, familja Trump, flamingot: Pse Shqipëria ka dalë në rrugë”, analizohet se si një protestë e nisur për mbrojtjen e mjedisit është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit dhe mënyrës së qeverisjes.

Read more:SPAK ‘përmbytet’ nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Sipas reportazhit, shkëndija e protestave ishte projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosës, habitat i flamingove dhe dhjetëra specieve të mbrojtura. Megjithatë, protestat nuk kufizohen më vetëm te kundërshtimi i këtij investimi, por janë shndërruar në një revoltë qytetare kundër korrupsionit, klientelizmit dhe modelit të qeverisjes në Shqipëri.

Në reportazh theksohet se shumë të rinj po largohen nga Shqipëria për shkak të mungesës së perspektivës, ndërsa korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit shihen si faktorë që kanë ushqyer pakënaqësinë qytetare.

Read more:“Qindra mijëra njerëz në protesta të përditshme”/ Revista prestigjioze amerikane, The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për dorëheqjen e Ramës

DW ndalet edhe te dilema mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke ngritur pyetjen nëse investimet e huaja justifikojnë ndërhyrjet në zona të mbrojtura.

Korrespondenti Miodrag Soric analizon gjithashtu pozitën politike të kryeministrit Edi Rama, rolin e opozitës dhe mungesën, sipas tij, të një alternative të fortë politike. Reportazhi trajton edhe mundësinë e presionit të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë, si dhe rolin që mund të luajnë institucionet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në lidhje me projektin e debatueshëm turistik.

Read more:“Protesta më e madhe anti-qeveritare ndër vite”/ L’Espresso: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Kryeministri tentoi të ulë fuqinë e revolucionit “Flamingo”

Në përfundim, DW vëren se “Revolucioni i Flamingove” ka kaluar kufijtë e një proteste mjedisore dhe është shndërruar në simbol të pakënaqësisë ndaj mënyrës së qeverisjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të ketë ndikim në zhvillimet politike në vend.

Lexo edhe
Politikë

“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Politikë

62 ditë revoltë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, të shtunën paralajmërohet protestë masive

Tags: #Deutsche welle #Donald Trump #Edi Rama #Familja #Flamingot #Jared Kushner #Përqendrimi #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • 62 ditë revoltë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, të shtunën paralajmërohet protestë masive
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • Mbyllet tubimi i 61! I bashkohet më 1 gusht protestës kombëtare, bulevardi oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Diaspora, zemra e Shqipërisë!
  • LIVE- Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 61-të. Oshëtijnë thirrjet: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • 62 ditë revoltë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, të shtunën paralajmërohet protestë masive
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • LIVE- Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 61-të. Oshëtijnë thirrjet: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 22 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 16 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë zhvilloi dje protestën e saj…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

62 ditë revoltë! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, të shtunën paralajmërohet protestë masive

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by