Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar
Politikë

“‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej muajsh, mijëra qytetarë po protestojnë në Shqipëri. Shkak u bë projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, në një lagunë të mbrojtur ku jetojnë flamingot. Por tashmë protestat kanë marrë një dimension më të gjerë: korrupsioni, shpërdorimi i pushtetit dhe shitja e interesave të vendit. Nëse “Revolucioni i Flamingove” mund ta rrezikojë kryeministrin Edi Rama, e shpjegon korrespondenti i DW-së, Miodrag Soric.

DW

Protestat masive që prej javësh zhvillohen në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Në një reportazh të realizuar nga korrespondenti i Deutsche Welle, Miodrag Soric, me titull “Korrupsioni, familja Trump, flamingot: Pse Shqipëria ka dalë në rrugë”, analizohet se si një protestë e nisur për mbrojtjen e mjedisit është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit dhe mënyrës së qeverisjes.

Read more:SPAK ‘përmbytet’ nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Sipas reportazhit, shkëndija e protestave ishte projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e mbrojtur të Nartë-Vjosës, habitat i flamingove dhe dhjetëra specieve të mbrojtura. Megjithatë, protestat nuk kufizohen më vetëm te kundërshtimi i këtij investimi, por janë shndërruar në një revoltë qytetare kundër korrupsionit, klientelizmit dhe modelit të qeverisjes në Shqipëri.

Në reportazh theksohet se shumë të rinj po largohen nga Shqipëria për shkak të mungesës së perspektivës, ndërsa korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit shihen si faktorë që kanë ushqyer pakënaqësinë qytetare.

Read more:“Qindra mijëra njerëz në protesta të përditshme”/ Revista prestigjioze amerikane, The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për dorëheqjen e Ramës

DW ndalet edhe te dilema mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke ngritur pyetjen nëse investimet e huaja justifikojnë ndërhyrjet në zona të mbrojtura.

Korrespondenti Miodrag Soric analizon gjithashtu pozitën politike të kryeministrit Edi Rama, rolin e opozitës dhe mungesën, sipas tij, të një alternative të fortë politike. Reportazhi trajton edhe mundësinë e presionit të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë, si dhe rolin që mund të luajnë institucionet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në lidhje me projektin e debatueshëm turistik.

Read more:“Protesta më e madhe anti-qeveritare ndër vite”/ L’Espresso: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Kryeministri tentoi të ulë fuqinë e revolucionit “Flamingo”

Në përfundim, DW vëren se “Revolucioni i Flamingove” ka kaluar kufijtë e një proteste mjedisore dhe është shndërruar në simbol të pakënaqësisë ndaj mënyrës së qeverisjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të ketë ndikim në zhvillimet politike në vend.

Lexo edhe
Politikë

Reforma territoriale, zbardhet propozimi i PS: Shkrihen 15 bashki numri reduktohet në 46

Politikë

“Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…

Tags: #Deutsche welle #Donald Trump #Edi Rama #Familja #Flamingot #Jared Kushner #Përqendrimi #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Reforma territoriale, zbardhet propozimi i PS: Shkrihen 15 bashki numri reduktohet në 46
  • “Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…
  • VIDEO/ Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen, qytetarët janë të barabartë si djathtas e majtas
  • Hetimet për Ballukun/ Berisha: Në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet, më informon qytetari digjital (VIDEO)
  • Vokshi: Nëse është miratuar konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • “Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s e vende të BE”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, bashkëpunëtorë të Ramës
  • “Janë një seri vendimesh qeveritare, mos harroni dhuratën…”/ Berisha: Ermal Beqiri u mbrojt sepse është prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të Ramës!
  • Shkodër/ Humbi jetën bashkë me 2 fëmijët e mitur nga shpërthimi i bombolës me gaz, Report Tv siguron foton e 24-vjeçares Bleona Çobaj! Sot përcillet në banesën e fundit
  • “Hetim pasuror për zyrtarët e lartë, po cënohet siguria kombëtare”/ Balliu akuza të forta: AKSHI dhe KAYO, nyja që lidh Ramën, Agasin, Ballukun, Ron Yefetin dhe krimin
  • Avokati britanik i Veliajt: Prej dy ditësh po punojmë për ankimimin në Strasburg, do kthehemi në shtator! Arresti i papranueshëm, të lirohet menjëherë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 9 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Reforma territoriale, zbardhet propozimi i PS: Shkrihen 15 bashki numri reduktohet në 46

Deputetët e grupit parlamentar të mazhorancës, pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar në…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…

Edvin Kulluri ka analizuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te mazhoranca, opozita, protesta që mbahet në…

• 22 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

VIDEO/ Aulon Kalaja denoncon problematikën me rrugët në Mazhë të Madhe: Shtrimi me asfalt jo për të gjithë lagjen, qytetarët janë të barabartë si djathtas e majtas

Aulon Kalaja nëpërmjet një video-mesazhi ka ndarë problematikën me të cilën përballën banorët në Mazhe të Madhe në…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by