Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “PS po konsolidon hartën elektorale”/ Bozdo: Shkrihen Dimali dhe Poliçani në dëm të interesave të shqiptarëve. Propozoj rritje të numrit të bashkive në qarkun e Beratit
Politikë

“PS po konsolidon hartën elektorale”/ Bozdo: Shkrihen Dimali dhe Poliçani në dëm të interesave të shqiptarëve. Propozoj rritje të numrit të bashkive në qarkun e Beratit

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit për Reformën Territoriale, Eno Bozdo, ka reaguar kundër propozimit të Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, duke e cilësuar atë si një lëvizje që synon forcimin e kontrollit politik mbi territorin.

Sipas Bozdos, propozimi i PS-së përbën vazhdimësi të reformës territoriale të vitit 2015, të cilën ai e konsideron “shkatërrimtare”, ndërsa thekson se gjatë dëgjesave publike në qarqe qytetarët kanë kërkuar shtim të njësive vendore dhe rritje të përfaqësimit, e jo reduktimin e tyre.

Ai argumenton se propozimi nuk mbështetet në kriteret bazë të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti dhe autonomia financiare.

Read more:Nga tragjedia me 2 egjiptianët te aksidentet zinxhir në gjithë vendin, bilanci alarmant i verës: 28 viktima në më pak se 2 muaj! Rrethi i TEG-ut, ‘kurth’ i shpejtësisë (VIDEO)

Duke iu referuar qarkut të Beratit, Bozdo kundërshton veçanërisht propozimin për shkrirjen e Bashkisë Dimal, duke theksuar se ekziston një konsensus i gjerë mes komunitetit dhe forcave kryesore politike që kjo bashki jo vetëm të mos shkrihet, por të forcohet përmes investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjes së fermerëve.

Po ashtu, ai kundërshton edhe shkrirjen e Bashkisë Poliçan, duke argumentuar se ekzistenca e saj është jetike për ofrimin e shërbimeve ndaj 26 fshatrave të zonës, të cilët, sipas tij, po përballen me braktisje për shkak të mungesës së investimeve dhe shërbimeve publike.

Read more:Propozim i PD-së, rrëzohet heqja e akcizës së gazit natyror! Qeveria: Në fund të vitit do sjellim ligj të ri

Bozdo deklaron se Partia Demokratike do të publikojë së shpejti propozimin e saj për Reformën Administrativo-Territoriale në qarkun e Beratit, i cili, sipas tij, parashikon rritjen e numrit të bashkive në përputhje me kërkesat e komuniteteve dhe standardet evropiane.

Në përfundim, ai u bën thirrje qytetarëve të kundërshtojnë këtë propozim, duke e cilësuar atë si një nismë që, sipas tij, i shërben vetëm interesave politike të qeverisë dhe jo nevojave të qytetarëve.

Read more:Zbardhet ngjarja/ 45-vjeçari po transportohej me makinë në Kuçovë, i mori armën policit dhe e qëlloi në kofshë

Postimi i plotë:

Propozimi i Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duket lexuar si vazhdimësi e konsolidimit të hartës së saj elektorale, pas reformës shkatërrimtare territoriale të vitit 2015.
Së pari, në të gjitha dëgjesat publike të bëra në qarqe, është kërkuar rritja e numrit të njësive vendore dhe rritja e përfaqësimit, dhe jo ulja e tij!

Së dyti, propozimi i PS nuk mbështetet në asnjë nga kriteret bazë të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti, autonomia financiare etj…!
Së treti, për të kuptuar se çfarë po ndodh, shikoni propozimin e PS për Qarkun Berat:
Shkrihet Bashkia Dimal edhe pse ka një konsensus shumë të madh, nga komuniteti dhe nga të dy forcat politike kryesore PD dhe PS, që kjo njësi jo vetëm të mos shkrihet por të forcohet më tej. Sepse ajo ka shumë nevojë për investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët e mrekullueshëm të zonës,

Read more:Koncerti i Kanye West në Tiranë sjell stuhi reagimesh, “De Telegraaf”: Rama nën kritika për financimin publik prej 4 mln eurosh

Shkrihet Bashkia Poliçan, kur ekzistenca e saj është domosdoshmëri për të ofruar shërbime për 26 fshatra që po braktisen çdo ditë për mungesë shërbimesh dhe investimesh, dhe ku komuniteti kërkon me forcë që bashkia jo vetëm të ekzistojë por edhe të forcohet!

Me pak fjalë, PS po e çon deri në fund kontrollin e saj politik mbi territorin, në dëm të interesave primare të shqiptarëve.
Propozimi i PD, që shumë shpejt do të bëhet publik, për Qarkun e Beratit propozon rritje të numrit të bashkive, si kërkesë dhe nevojë e komuniteteve dhe si domosdoshmëri për tu afruar me standardin evropian!
Është koha për të kundërshtuar me forcën më të madhe, tej dallimeve politike, këtë propozim që i shërben vetëm qeverisë më të korruptuar dhe të kriminalizuar ndonjëherë!

Lexo edhe
Politikë

LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!

Politikë

“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!

Tags: #Berat #dimal #eno bozdo #fermerët #Investime #Komuniteti #Kryesore #Partia Demokratike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!
  • Protesta e të rinjve para SPAK/ Qytetari: U arrestova me urdhër të Belinda Ballukut
  • Asgjë s’e ndal revoltën! Protesta antiqeveritare në ditën e 62-të, qytetarët: Shqipëria e rinisë!
  • LIVE- Revolta qytetare kërkesë të panegociuar dorëheqjen e Ramës! Nis marshimi i qytetarëve në bulevard: Ju erdhi fundi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!
  • Asgjë s’e ndal revoltën! Protesta antiqeveritare në ditën e 62-të, qytetarët: Shqipëria e rinisë!
  • “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te shkolla e Baletit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
  • Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre
  • Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 13 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!

Pas disa orësh protestë para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në tubimin qytetar kanë vijuar marshimin drejt shkollës “1…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e të rinjve para SPAK/ Qytetari: U arrestova me urdhër të Belinda Ballukut

Një i ri, i cili u ndalua pas protestës në SPAK, kundër ish-zv.kryeministres Balluku në protestë tha se…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by