Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet
Politikë

Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 24
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për News24, komentoi protestën e zhvilluar dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur rezerva për mesazhet e dhëna nga kreu i qeverisë. Andoni tha se do t’i besonte më shumë qëndrimeve të Ramës nëse ato do të ishin bërë në një situatë tjetër politike, ndërsa theksoi se procesi i integrimit europian nuk është vetëm teknik, por mbi të gjitha politik.

Sipas analistit, Rama ka zgjedhur një moment para periudhës së pushimeve, për të reaguar ndaj protestës dhe për të paraqitur një qasje të re. Ai nënvizoi se ndryshimet politike, sipas tij, vijnë përmes proceseve zgjedhore, ndërsa kritikoi qeverinë për shkëputje nga realiteti ekonomik i qytetarëve. Sipas Andonit, një pjesë e shoqërisë shqiptare kërkon një jetë më normale dhe nuk mund të mbetet gjithmonë në pritje.

Read more:“‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar

“Është një brez i tërë që nuk mund të jetojë gjithë kohës në një sens pritjeje. Prandaj po kërkohet kjo protestë”, u shpreh analisti.

Read more:“E kanë braktisur ndërkombëtarët dhe drejtësia!”, Basir Çollaku: Rama s’e mbyll vitin si kryeministër! Protestat, një realitet i ri politik

Duke folur për protestat politike, Andoni tha se qytetarët kanë nevojë për një kauzë të qartë dhe jo për protesta të shpeshta pa një objektiv të përcaktuar.

Read more:“Dhuna ndaj lirisë së medias kërkon ndërhyrje urgjente”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thirrje Bashkimit Europian: Shtoni presionin mbi autoritetet shqiptare!

“Do e besoja si premisë atë që tha zoti Rama, nëse do ishte në kushte të tjera. Por kur ke synim integrimit, që është një proces politik më shumë se teknik. Zoti Rama gjeti një moment para pushimeve, që jo vetëm e merr parasysh protestën, pjesën e thirrjes së tyre, por ka gati dokumentin për të reflektuar. Mesa kuptoj, Rama po përfiton nga pjesa konfuze e protestës. Çdo ndryshim ndodh përmes proceseve zgjedhore. Kjo e fundit e favorizon opozitën, por opozita është humbësja më e madhe në këtë tubim. Rama nuk e njeh më realitetin shqiptar. Me taksat e frikshme. Ai dhe shumë të tjerë, nuk e dinë se ashtu siç është katandisur euro në vendin tonë, kurrizi shqiptarë po iu thyhet gjithmonë e më shumë. Është një brez i tërë që nuk mund të jetojë gjithë kohës në një sens pritjeje. Ndaj po kërkohet kjo protestë. Shqiptarët kanë protestuar gjithmonë, por nuk mund të protestosh për çdo gjë. Duhet të ketë një lloj mbushjeje, përqafim i një kauze. Mos harroni çadrat që janë ngritur nga partitë, të dyja palët. Edhe kjo është protestë politike. Çështjet që lidhen me çështje politike, janë politike. Kjo protestë e ka nxjerr të paaftë opozitën. Shqiptari i sotëm do të jetojë në normalitet. Zoti Rama është kapur pas matricës së integrimit, që është diçka që e mban me forcë. Kjo është matricë politike gjeostrategjike për ta futur Shqipërinë në BE. Standardet tona lënë për të dëshiruar. Protesta është ngulur te dy çështje; dorëheqja e Ramës dhe Qeveria teknike.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #Edi Rama #euro #jetë #Mesazhet #opozita #Para #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- Revolta kundër Ramës/ “Poshtë sorosianët”, qytetarët marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 56 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Shqiptarët protestojnë prej 79 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të Kryeministria…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të shprehur revoltën e tyre kundër klasës së vjetër politike. Në…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by