Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Thikë pas shpine ndaj shqiptarëve”, Boçi kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale: S’synon shërbimet, por matematikën elektorale
Politikë

“Thikë pas shpine ndaj shqiptarëve”, Boçi kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale: S’synon shërbimet, por matematikën elektorale

• 30 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka dalë kundër draftit të propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale, duke e cilësuar atë një vendim të njëanshëm dhe në dëm të qytetarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike pretendon se dokumenti i mazhorancës nuk është një produkt institucional, por një nismë me prapavijë politike.

Read more:‘Territorialja’ në Shkodër! Qytetarët ankohen për shërbimet, PD: Më shumë bashki! Mazniku: Të tërheqim fondet e BE-së

Sipas Boçit, drafti përbën “një hartë elektorale 2.0”, që synon, sipas tij, forcimin e kontrollit qendror mbi pushtetin vendor dhe nuk merr parasysh nevojat e komuniteteve.

Read more:Protesta/ Organizatorët nuk shfaqen, Kola: Unë jam nismëtar, janë të tjerë që do të dalin në kohën e duhur

“Drafti i paraqitur nga deputetët e PS për ndarjen territoriale është një tekst politik, i ndërtuar për të legjitimuar një vendim të marrë paraprakisht. Është thjesht dhe vetëm një hartë elektorale 2.0”, është shprehur Boçi. Ai akuzon mazhorancën se e ka hartuar propozimin pa një proces të plotë konsultimi dhe pa një qëndrim të përbashkët të Komisionit për Reformën Territoriale.

Read more:“Protestat masive në Shqipëri, kryengritje ndaj korrupsionit”, Vokshi në Këshillin e Evropës: KiE të qëndrojë në krah të qytetarëve shqiptarë

Reagimi i deputetit të PD-së, Luçiano Boçi:

Read more:“Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi”/ Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin

Drafti i paraqitur nga deputetët e PS për ndarjen territoriale është një tekst politik, i ndërtuar për të legjitimuar një vendim të marrë paraprakisht.
Është thjesht e vetëm një Hartë elektorale 2.0
Si e tillë është një iniciativë jo institucionale shtetërore me vija politike dhe matematikë votash që dekonsideron qytetarin e shërbimin ndaj tij, zhvlerëson funksionin e pushtetit lokal dhe krijon një precedent të rrezikshëm për çdo reformë tjetër e ndërveprim institucional të kërkuar me ngulm nga BE.
Drafti qartazi është një projekt për centralizimin të mëtejshëm të qeverisjes lokale, përkundrejt decentralizimit të kërkuar me insistim nga autoritetet ndërkombëtare si KiE, BE e Kongresi i autoriteve vendore.
Drafti është një produkt unilateral, i paraqitur nga PS pasi Komisioni ka mbyllur mandatin e tij, pa diskutim, debat apo miratim dhe pa një raport të përbashkët apo veçmas.
Vetë drafti pranon se propozimi depozitohet vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi mandati i Komisionit kishte përfunduar.
Ky fakt mjafton për të rrëzuar pretendimin se kemi të bëjmë me një produkt institucional.
Drafti brenda tij mashtron disa herë se mazhoranca kërkoi bashkëpunim dhe konsensus.
Por faktet janë krejt të kundërta.
Komisioni nuk mori kurrë një vendim mbi hartën.
Nuk votoi asnjë variant.
Nuk miratoi asnjë raport qoftë dhe të pjesshëm apo vlerësimi për 2014.
Nuk pati konkluzione të ekspertëve të paraqitura.
Dhe dështoi me vullnetin e PS, dëgjesat tematike me grupet e interesit, me shoqatat e bashkive, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare.
Dështoi dhe dëgjesat me komunitetet sipas kërkesave të tyre.
Prandaj nuk mund të përdoret kurrsesi puna e Komisionit, për të legjitimuar një projekt që është ekskluzivisht politik.
Drafti pretendon se ulja nga 61 në 46 bashki mbështetet mbi analiza objektive.
Por askund nuk publikohet:
-Metodologjia e pikëzimit
–Pesha e secilit indikator.
-Analiza krahasuese për secilën bashki.
-Arsyet pse disa bashki shkrihen, ndërsa të tjera me tregues më të dobët mbeten.
Në mungesë të metodologjisë së verifikueshme, vendimmarrja frikshëm është tërisisht politike dhe jo shkencore dhe as me frymë europiane.
Drafti pranon se problemi kryesor është shpopullimi, pabarazitë territoriale dhe mungesa e zhvillimit.
Të gjitha këto pasoja të reformës së 2014.
Por zgjidhja që propozon është alogjike, përsëri e njëjta që solli këto pasoja.
Pra më pak bashki.
Në vend që t’i japë më shumë kompetenca, më shumë financa dhe më shumë autonomi pushtetit vendor, drafti zgjedh t’i largojë edhe më shumë institucionet nga qytetari.
Kështu ai trajton pasojën dhe jo shkakun.
Në draft mungon tërësisht çdo analizë që provon se bashkitë e mëdha janë më efikase, qytetarët marrin më shumë shërbime në to, se kostot administrative bien, apo se investimet rriten.
Nuk ka asnjë provë që bashkitë më të mëdha japin shërbime më të mira
Këto janë thjesht vetëm deklarata.
E një reformë nuk mund të ndërtohet mbi deklarata.
Ndërtohet mbi evidenca të sakta.
Kjo mënyrë e të bërit reformë bie ndesh me filozofinë europiane të decentralizimit.
Drafti përpiqet ta lidhë reformën me integrimin europian dhe pretendon se 70% e legjislacionit të BE zbatohet nga pushteti vendor.
Por mos harrojmë që pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Europian kërkon më shumë autonomi vendore, më shumë kompetenca, më shumë financa lokale, konsultim real.
BE nuk kërkon më pak bashki.
Këshilli i Europës njëherazi në rekomandimet e fundit nuk kërkon reduktim të numrit të bashkive, por forcim të decentralizimit.
Ky draft politik nuk u përgjigjet këtyre rekomandimeve.
Drafti flet për 3500 pjesëmarrës në dëgjesa.
Por 3500 qytetarë për një vend me afro 2.4 milion banorë nuk mund të quhen konsultim kombëtar.
Mbi të gjitha asnjë nga qëndrimet nuk publikohet kur dihet shumë mirë që në dëgjesat e bëra, (jo të plota) shumica dërmuese e zërave, gati 90%, ishin kundër uljes së numrit të Bashkive.
Drafti pretendon se në propozime merren parasysh kriteret e largësisë, minoriteteve, identitetit, aksesit, vazhdimësisë gjeografike.
Por menjëherë përjashton disa bashki nga këto kritere si Përrenjasi, Dimali, Poliçani, Belshi, Cërriku
Pra këtu kriteret vlejnë vetëm kur i leverdis mazhorancës. Kur nuk i leverdis atëherë ato nuk janë kritere.
Quhen përjashtime politike.
Pra kriteret përdoren në mënyrë selektive
Drafti krijon një strukturë të re ‘Bashki-Qytet-Njësi Administrative’.
Por ai nuk sqaron as kompetencat as përgjegjësitë, as financimin, as marrëdhënien me këshillin bashkiak, as ndikimin në kostot administrative.
Pra krijohet një hallkë e re burokratike pa analizë financiare.
Nga ana tjetër drafti nuk përmban koston e tranzicionit, koston e administratës, ndikimin mbi punësimin, ndikimin mbi buxhetet vendore, ndikimin mbi shërbimet.
Kemi një draft kuturu nga pikpamja financiare.
Një reformë territoriale pa analizë financiare është një eksperiment i paralajmëruar si dështim.
Mazhoranca kërkon që bashkitë të japin mendim brenda 60 ditëve.
Shumë qesharake.
Harta është shpallur tashmë dhe ‘konsultimi’ nuk mund të shërbejë për të legjitimuar një hartë që tashmë është fakt.
Qartazi ky dokument nuk është një reformë e pushtetit vendor.
Është një reformë e pushtetit qendror.
Është thikë politike mbi territorin si domen politik.
Ai nuk forcon decentralizimin, por e dobëson atë.
Nuk afron administratën me qytetarin, por qytetarin me administratën e largët.
Nuk ndërton konsensus, por kërkon ta zëvendësojë atë me faktin e kryer.
Nëse reforma e vitit 2014 u kritikua se u bë pa dialog të mjaftueshëm, kjo reformë po përsërit të njëjtin gabim fatal.
Po ndryshon hartën e Shqipërisë jo mbi një marrëveshje kombëtare, por mbi vullnetin e një shumice parlamentare.
Drafti duhet të konsiderojë Kartën Europiane e Vetëqeverisjes Vendore dhe Kushtetutën e Shqipërisë të cilat orientojnë e kërkojnë domosdoshmërisht referendum në rast ndarje apo bashkimi territoresh.
Vota e ‘deleve’ nuk mjafton për të legjitimuar këtë thikë mbi territorin dhe fatin e shqiptarëve.
Nëse deri dje arsyet për të protestuar ishin 100, nga sot ato janë 1000!
Vetëm protesta e rrëzimi i thikë-gjuajtësit Ramë, e bën hartën sipas asaj që duan qytetarët.

Read more:Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin

Lexo edhe
Politikë

Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë

Politikë

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi

Tags: #Analiza #Bashkimi Europian #Domen #Kie #luçiano boçi #Organizatat #Pesha #Produkt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • Nesër seanca për Veliajn/ Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
  • VIDEO/ Divjaka nuk ndalet, banorët 46 ditë protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen
  • 107 ditë protestë kundër Ramës/ “Lironi shqipet”, pas thirrjeve te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të ndaluar, qytetarët ndalojnë edhe te Prokuroria: Arrestoni Ramën
Nga të njëjtat tag-e
  • Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
  • Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist
  • “KAYO”, “ishull paligjshmërie””/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”!
  • Ujërat e ndotur në Durrës, projekt për përmirësimin e infrastruturës! Investimi financohet nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi

Me thirrjet “Nesër më shumë”, u mbyll protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërsa një grup protestuesish…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Nesër seanca për Veliajn/ Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by