Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi”/ Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin
Politikë

“Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi”/ Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin

• 24 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se shmangu çështjet kryesore që, sipas saj, kanë sjellë protestat qytetare.

Tabaku deklaroi se protesta nuk lidhet vetëm me një çështje të vetme, por me një sistem që ajo e cilëson të ndërtuar nga qeveria Rama, duke përmendur ligjet për investimet strategjike dhe ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ajo rikujtoi se në vitin 2024, gjatë kohës që drejtonte Komisionin për Integrimin Europian, kishte ngritur shqetësime së bashku me organizatat mjedisore dhe shoqërinë civile për ndikimin e këtyre ndryshimeve në biodiversitet dhe zonat e mbrojtura.

Sipas Tabakut, Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian kishin shprehur rezerva për këto ndërhyrje ligjore, ndërsa ajo akuzoi qeverinë se ka lejuar projekte në zona të mbrojtura, duke përmendur aeroportin e Vlorës në zonën Vjosë–Nartë.

Read more:“Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen’”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytetarëve

“Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se qeveria nuk mund t’i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me propagandë.

Në reagimin e saj, deputetja demokrate përdori edhe një referencë ndaj filozofit politik Alexis de Tocqueville, duke theksuar se demokracia mund të rrezikohet nga keqpërdorimi i pushtetit të shumicës.

Në fund, Tabaku kërkoi një “fillim të ri” për vendin dhe deklaroi se ndryshimi, sipas saj, nis me largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Reagimi i Tabakut:

Kryeministri foli gjatë. Shumë gjatë. Por nuk tha asgjë për thelbin e protestës.

Read more:“Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës”/ Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama ia hedh përgjegjësinë administratës: S’keni empati, ata që kërkojnë ryshfet… (VIDEO)

Kjo është një protestë kundër sistemit që ai vetë ndërtoi: kundër ligjeve me porosi, nga Ligji për Investimet Strategjike te ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në vitin 2024, si kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, së bashku me organizatat mjedisore dhe shoqërinë civile, ngrita publikisht shqetësimin për këto ndryshime. Bashkimi Europian paralajmëroi për rrezikun ndaj biodiversitetit, ndërsa Parlamenti Europian kërkoi kthimin pas të tyre.

Kjo është e njëjta qeveri që lejoi ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë, duke shpërfillur edhe kërkesën e Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve.

Sot Kryeministri bën sikur e ka dëgjuar popullin. Por ai nuk është keqkuptuar: është kapur brenda sistemit që vetë ngriti.

Read more:“Revolucion! Poshtë qeveria!”/ Ushtojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës protestuesit përballë kordonit policor, FNSH në gatishmëri

Ky sistem nuk ndryshon me propagandë. Ai zhbëhet duke shfuqizuar ligjet me porosi dhe duke rikthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.

Siç paralajmëronte Alexis de Tocqueville, demokracia rrezikohet nga tirania e shumicës.

Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri. Dhe ndryshimi nis me largimin e kryearkitektit të këtij sistemi: Edi Ramës.

Lexo edhe
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Tags: #Bashkimi Europian #Demokracia #Edi Rama #Jorida Tabaku #Kryesore #Organizatat #Parlamenti #parlamenti europian

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin