Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
Politikë

“Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi

• 1 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar në “Këndin e Fundjavës” tri krizat që, sipas saj, po rëndojnë ekonominë dhe familjet shqiptare: rritjen e kostos së jetesës, emigrimin dhe rënien e prodhimit. Tabaku argumentoi se këto kriza janë pasojë e një modeli ekonomik që favorizon një pakicë kompanish dhe individësh të lidhur me qeverinë, ndërsa pjesa dërrmuese e qytetarëve përballet me çmime dhe taksa më të larta, por me paga të ulëta. “Çmimet shqiptare janë barazuar me ato europiane. Kemi çmime europiane, ndërkohë që pagat janë shqiptare”, deklaroi Tabaku. Sipas deputetes demokrate, çmimet janë rritur me 22% gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Ajo solli si shembull një familje me katër anëtarë, së cilës i nevojiten rreth 66 mijë lekë në muaj për të jetuar, në një kohë kur paga mesatare llogaritet në rreth 73 mijë lekë.

Tabaku kundërshtoi propagandën e qeverisë për rritjen ekonomike, duke theksuar se ajo nuk është përkthyer në mirëqenie për qytetarët. “Rritja e produktit të brendshëm bruto ka shkuar te një grup i vogël njerëzish dhe në një industri të vetme. Ekonomia shqiptare nuk prodhon më. Rritja është përqendruar te ndërtimi dhe te 15 apo 20 kompani që marrin tenderë, koncesione dhe leje ndërtimi”, u shpreh ajo.

Kriza e dytë, sipas Tabakut, është emigrimi. Largimi i të rinjve dhe familjeve shqiptare ka ulur konsumin, kursimet dhe përdorimin e sistemit bankar, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në kreditimin e familjeve dhe bizneseve. Ajo deklaroi se të ardhurat që vijnë nga emigracioni janë rreth 30% më të ulëta krahasuar me disa vite më parë. Kriza e tretë lidhet me rënien e prodhimit dhe mungesën e një modeli të qëndrueshëm ekonomik. Tabaku vuri në dukje tkurrjen e peshës së bujqësisë në ekonomi dhe krizën e sektorit fason, ndërsa akuzoi qeverinë se e ka orientuar zhvillimin pothuajse tërësisht drejt ndërtimit. “Ne ndërtuam një ekonomi llaçi dhe tullash; një model që nuk prodhon, nuk eksporton dhe riciklon para në sektorin e ndërtimit. Ky model nuk i shpërndan të ardhurat te qytetarët, por ka krijuar një ekonomi të pakicës”, tha ajo.

Deputetja e PD-së i lidhi këto zhvillime drejtpërdrejt me protestat dhe pakënaqësinë qytetare. Sipas saj, shqiptarët po kërkojnë mundësi ekonomike, meritokraci, konkurrencë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. “Ky është sistemi që ka nxjerrë qytetarët në protestë. Ndërsa një pakicë përfiton nga taksat e hequra, koncesionet, privilegjet dhe lejet e ndërtimit, 95% e qytetarëve përjetojnë ekonominë e taksave të rritura, çmimeve të larta dhe pagave të ulëta”, deklaroi Tabaku.

Në përfundim, Tabaku theksoi se modeli i ngritur nga qeverisja socialiste duhet të ndryshojë, në mënyrë që ekonomia të hapet ndaj konkurrencës dhe Shqipëria të ecë drejt integrimit europian. “Ky sistem duhet çmontuar. E vetmja mënyrë për ta ndryshuar është ndryshimi i qeverisë dhe i atyre që e kanë ngritur, tullë pas tulle dhe favor pas favori. Pa u çmontuar ky sistem privilegjesh, nuk mund t’i hapet rruga as Shqipërisë europiane dhe as të rinjve shqiptarë”, përfundoi Tabaku.

Read more:Presidenti Begaj pret Ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, Nogozene Bakayoko

Fjala e plotë e Jorida Tabakut

Çdo familje shqiptare që shpenzon në supermarkete apo në marketet e lagjes dhe që blen produktet për tryezën familjare, e ka vënë re rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve.

Sot, çmimet në Shqipëri janë barazuar me ato europiane. Gjatë dhjetë viteve të fundit, çmimet janë rritur me 22%, ndërkohë që pagat jo. Ato janë rritur vetëm me 3 pikë përqindjeje, aq sa norma e inflacionit në këto dhjetë vite.

Nga të ardhurat e një familjeje shqiptare, 20% shkojnë sot për ushqime. Kemi çmime europiane, ndërkohë që pagat janë shqiptare. Një familjeje me katër anëtarë i duhen 66 mijë lekë për të jetuar një muaj, ndërkohë që paga mesatare është 73 mijë lekë.

Si mundet një familje shqiptare të jetojë dhe të mbijetojë në këtë realitet ekonomik?

Dëgjojmë qeverinë që çdo ditë propagandon rritjen ekonomike dhe faktin se sot është rritur edhe PBB-ja. Por rritja e produktit të brendshëm bruto, fatkeqësisht, ka shkuar te një grup i vogël njerëzish dhe në një industri të vetme, sepse ekonomia shqiptare nuk prodhon më.

Read more:Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet (VIDEO)

Sot, e gjithë rritja është përqendruar vetëm te ndërtimi, me 15 apo maksimumi 20 kompani që marrin tenderë, koncesione dhe leje ndërtimi. Janë ato që përfitojnë dhe e përjetojnë këtë rritje ekonomike, ndërkohë që 95% e qytetarëve shqiptarë nuk e ndiejnë atë as në xhepat dhe as në tryezat e tyre.

Kriza e dytë e ekonomisë shqiptare është emigrimi.

Kjo krizë, e cila sjell konsum dhe investime më të ulëta, vjen edhe si pasojë e faktit që familjet shqiptare po detyrohen t’i çojnë fëmijët e tyre jashtë vendit, për të kërkuar më shumë mundësi dhe sepse këtu nuk gjejnë zgjidhje.

Emigrimi i kushton ekonomisë shqiptare edhe për faktin se të ardhurat që vijnë nga emigracioni janë 30% më të ulëta se disa vite më parë. I kushton edhe sepse këta persona nuk konsumojnë më në Shqipëri. Kjo ndihet te konsumi dhe te përdorimi i sistemit bankar shqiptar, por njëkohësisht edhe te kreditimi i familjeve dhe bizneseve.

Kriza e tretë e ekonomisë shqiptare lidhet, sigurisht, me prodhimin.

Read more:Kulmi i sezonit veror/ Shërbimet dhe ndërtimi humbasin optimizmin, tregtia e industria rriten

Sot, ekonomia shqiptare është një ekonomi që nuk prodhon më. Është një ekonomi që ka shteruar dhe që nuk ka një model apo vizion ekonomik, sepse ne nuk ditëm të ndërtonim një ekonomi të qëndrueshme. Ne ndërtuam një ekonomi llaçi dhe tullash.

Ndërkohë, bujqësia, e cila ishte një nga sektorët kryesorë, nga 20% ka zbritur në 16% të produktit të brendshëm bruto.

Sot, ekonomia shqiptare nuk mbahet më as nga sektori fason, i cili deri dje prodhonte dhe eksportonte. Një sektor me rreth 175 mijë punonjës ka humbur pothuajse 100 mijë punonjës, vetëm si rezultat i zhvlerësimit të euros.

Ky është një model ekonomik që nuk prodhon dhe nuk eksporton, por thjesht riciklon paratë e pista në sektorin e ndërtimit. Është një model ekonomik që nuk i shpërndan të ardhurat te të gjithë. Është një model që ka shteruar, që ka rënduar shtresën e mesme dhe, nga ana tjetër, ka krijuar një sistem dhe një ekonomi të pakicës.

Ky është sistemi kundër të cilit po protestojnë sot njerëzit në rrugë. Ky është sistemi që i ka nxjerrë qytetarët në protestë.

Read more:Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin

Është një sistem që favorizon ata që ka më afër: u heq taksat, u jep privilegje, koncesione dhe leje ndërtimi. Ai ka fuqizuar një grup të vogël njerëzish, duke orientuar drejt tyre rritjen dhe përfitimet ekonomike.

Ndërkohë, 95% e qytetarëve përjetojnë ekonominë e taksave të rritura, të çmimeve të larta dhe të pagave të ulëta.

Prandaj, sot rritja ekonomike nuk shkon te qytetarët. Rritja ekonomike që ekziston në letër shkon te një pakicë.

Pikërisht për këtë arsye njerëzit janë ngritur dhe kërkojnë më shumë mundësi, meritokraci, hapjen e ekonomisë, konkurrencë dhe më të mirën për fëmijët e tyre.

Këto janë tri krizat e ekonomisë shqiptare. Këto janë tri krizat që i kanë ngritur qytetarët në këmbë. Këto janë tri krizat që kërkojnë ndryshim.

Read more:“Një nga lëvizjet më të mëdha qytetare që nga rënia e sistemit komunist”/ 23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Ky sistem duhet çmontuar. Ky sistem duhet rrëzuar. Ky sistem duhet të bjerë, në mënyrë që të krijohen mundësi ekonomike për të gjithë.

Për sa kohë që ky sistem dhe ky Parlament japin favore me ligje, ngrenë kartonët për të dhënë privilegje të posaçme dhe ndajnë koncesione e partneritete publike me një grup të vogël njerëzish, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të mbetet në vend.

E vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë sistem është ndryshimi i qeverisë dhe ndryshimi i atyre që e kanë ngritur atë tullë pas tulle dhe favor pas favori.

Ata kanë krijuar një sistem të pakicës, një sistem privilegjesh, i cili, pa u çmontuar, nuk mund t’i hapë rrugën as Shqipërisë europiane dhe as të rinjve shqiptarë për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.

Lexo edhe
Politikë

“Hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër”/ Hapja e konsullatës serbe, Boçi akuza të forta Ramës: Amnezi historike e pabesi! Diplomacia s’ndërtohet duke harruar

Politikë

Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik

Tags: #Bujqësia #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #emigracioni #Familje #Fëmijët #Investime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër”/ Hapja e konsullatës serbe, Boçi akuza të forta Ramës: Amnezi historike e pabesi! Diplomacia s’ndërtohet duke harruar
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
  • Begaj dekretoi huanë 302 mln dollarë/ Bardhi me akuza të forta Presidentit: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste! Rama ka çmontuar ekuilibrin e pushteteve
  • “Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive dhe mbështet protestën e banorëve: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin statusin e tyre
  • “Gabova në Shqipëri, ndërtova shumë shpejt”/ Auron Tare reagon pas deklaratës së Alabbar: Qeveria t’u japë përgjigje qytetarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Më pak foshnje në Fier, përgjysmohen lindjet në 5 vite! Drejtori i Maternitetit: Shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike (VIDEO)
  • “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur
  • “A i kuptojnë pasojat…Ku bazohet analiza e kësaj reforme?”/ Krybashkiakja socialiste kundërshton shkrirjen e Bashkisë Dimal: Duhet të jetë njësi më vete
  • Vlorë/ Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Është eksperiencë e re, larg zhurmës
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 9 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 8 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër”/ Hapja e konsullatës serbe, Boçi akuza të forta Ramës: Amnezi historike e pabesi! Diplomacia s’ndërtohet duke harruar

Diskutimet për hapjen e një konsullate të Serbisë në qytetin e Shkodrës ka nxitur reagime të forta politike.…

• 18 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat që janë zhvilluar në disa bashki të vendit kundër…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Begaj dekretoi huanë 302 mln dollarë/ Bardhi me akuza të forta Presidentit: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste! Rama ka çmontuar ekuilibrin e pushteteve

Dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by