Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
Kronikë

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

• 1 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte, duke u afruar pranë banesave dhe varrezave të fshatit.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, në Palasë të Vlorës prej mesnatës forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri. Për të vendosur nën kontroll vatrën e zjarrit u desh ndërhyrja e dy helikopterëve.

Read more:Tjetër zjarr në Mallakastër, flakët përhapen pranë qendrës së fshatit Drenovë, situata drejt normalizimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:10

Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)

Prej mesnate, forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri në zonën e Palasës. Prej orësh flakët po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.

Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Në operacion po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.

Read more:Seria 9 – Rama kundër Ramës! “Popullit i duhet një qeveri që lufton varfërinë dhe hap vende pune”/ Çfarë premtoi në opozitë dhe çfarë bëri në pushtet (VIDEO)

Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Ora 07:14

Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër (VIDEO)

Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.

Read more:Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.

Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr pranë liqenit të Zagracës në Krujë, digjen pyje me pisha (VIDEO)

Kronikë

Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)

Tags: #Operacion #Para #Të Gjitha #Vatra #Video #zjarr #zjarret 2026 #Zjarrfikësit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr pranë liqenit të Zagracës në Krujë, digjen pyje me pisha (VIDEO)
  • Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)
  • Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
  • Protestuesit përplasen me policinë, gurë drejt efektivëve! Një qytetar ndihet keq mes turmës, merret nga ambulanca! Disa të shoqëruar
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr pranë liqenit të Zagracës në Krujë, digjen pyje me pisha (VIDEO)
  • Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)
  • “Denoj shantazhin e drejtores së SHISH ndaj gazetares së ‘News24’”/ Tedi Blushi: Përplasje mafioze brenda PS. Rama dhe Balluku do hanë kokat e njëri-tjetrit! Do ketë të penduar…
  • “Pas saj është Rama!”/ Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim. Ish-kreu i SHISH do të kërcënojë prokurorë e gjyqtarë!
  • Koçeku në Kuvend: Kryeministri të vijë në Parlament dhe të thotë çfarë dinte, kreu i ri i SHISH të përgjigjet para deputetëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 61 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr pranë liqenit të Zagracës në Krujë, digjen pyje me pisha (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri po përhapet në jug të fshatit Halil të Krujës. Flakët që kanë rënë…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)

Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Bëhet fjalë…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bilaj të Krujës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by