Një vatër zjarri ka rënë mesditën e së shtunës në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe me ullishte, duke u afruar pranë banesave dhe varrezave të fshatit.
Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, në Palasë të Vlorës prej mesnatës forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri. Për të vendosur nën kontroll vatrën e zjarrit u desh ndërhyrja e dy helikopterëve.
Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)
Prej mesnate, forcat zjarrfikëse po përballen me një vatër zjarri në zonën e Palasës. Prej orësh flakët po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.
Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Në operacion po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.
Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.
Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër (VIDEO)
Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës.
Read more:Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës
Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër.
Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




