Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “’Revolucioni i Flamingove’ në Shqipëri”/ “ABC Australia” jehonë protestave kundër Ramës: Revolta më e madhe që prej rënies së komunizmit
Politikë

“’Revolucioni i Flamingove’ në Shqipëri”/ “ABC Australia” jehonë protestave kundër Ramës: Revolta më e madhe që prej rënies së komunizmit

• 2 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Media australiane “ABC Australia” i ka kushtuar një artikull të gjerë situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe debatet për zhvillimin turistik në zonat bregdetare.

Sipas ABC, në vend po rritet një pakënaqësi qytetare që lidhet me mbrojtjen e zonave natyrore, veçanërisht në zonën e Sazanit dhe Lagunës së Nartës.

Lëvizja e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila nisi me shqetësimet mjedisore, sipas medias australiane është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër mënyrës së qeverisjes.

Read more:Lisandër Hoxha: News24 sulmohet sepse pasqyron hallet e qytetarëve, dosja Balluku, “Kutia e Pandorës” së politikës

Artikulli i ABC fokusohet te projekti për zhvillimin e një resorti luksoz në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, duke përmendur përfshirjen e kompanive të lidhura me Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Media australiane shkruan se projekti ka nxitur debate të forta mes mbështetësve të zhvillimit ekonomik dhe aktivistëve që paralajmërojnë për ndikimin në ekosistemin natyror.

Sipas ABC, kritikët pretendojnë se ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura, të miratuara nga qeveria shqiptare, kanë krijuar mundësi për ndërtime turistike në territore që më parë kishin kufizime më të forta.

Ambientalistët e cituar në artikull shprehen se zonat si Laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit përfaqësojnë ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Mesdheut dhe kërkojnë që çdo zhvillim të bëhet duke respektuar mbrojtjen e mjedisit.

Read more:22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

“Flamingot” janë kthyer në simbolin e kësaj lëvizjeje, pasi Laguna e Nartës është një habitat i rëndësishëm për shpendët migratorë dhe specie të mbrojtura.

Në artikull përmenden edhe protestat e përditshme në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kanë dalë kundër projekteve të mëdha turistike dhe kanë kërkuar më shumë transparencë nga institucionet.

Read more:Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit

Qeveria shqiptare ka deklaruar më herët se projektet turistike janë pjesë e strategjisë për zhvillimin ekonomik dhe se investimet duhet të shihen si një mundësi për rritjen e sektorit të turizmit.

Ndërkohë, sipas ABC Australia, debati për Sazanin dhe bregdetin shqiptar është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara publike në vend, duke përballur dy qëndrime: mbrojtjen e zonave natyrore dhe nevojën për zhvillim ekonomik përmes investimeve.

Lexo edhe
Politikë

Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Politikë

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Elda Hotit/ Deputetja: Do të na mungosh gjithë jetën

Tags: #Australia #debate #Edi Rama #Flamingot #ishulli i sazanit #Ivanka Trump #Jared Kushner #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • Ndahet nga jeta bashkëshorti i Elda Hotit/ Deputetja: Do të na mungosh gjithë jetën
  • “S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën
  • “Socialistët u bënë flamingo se refuzojnë të jenë kavje!”/ Reforma territoriale, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Konsultimi fasadë si tenderat e Belindës, t’i drejtohemi referendumit!
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Socialistët u bënë flamingo se refuzojnë të jenë kavje!”/ Reforma territoriale, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Konsultimi fasadë si tenderat e Belindës, t’i drejtohemi referendumit!
  • “S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën
  • “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE!
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 13 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shqiptarët vijojnë të bëjnë histori/ 65 ditë protesta masive të pandërprera kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 65-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Elda Hotit/ Deputetja: Do të na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të…

• 59 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“S’je kalorës, po ecën mbi gomar!”/ Përplasja për reformën territoriale, Boçi i përgjigjet Ramës: Ke panik se s’të besojnë më as të tutë! Shkele Kushtetutën

Vendimi për hartën e re territoriale ka thelluar përplasjet politike në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama…

• 14 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by