Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive dhe mbështet protestën e banorëve: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin statusin e tyre
Politikë

“Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive dhe mbështet protestën e banorëve: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin statusin e tyre

• 2 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj propozimit për riorganizimin territorial, duke shprehur kundërshtimin e tij për shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë. Ai u ka bërë thirrje banorëve të dy bashkive që të kundërshtojnë këtë nismë, duke deklaruar se do të jetë në krah të tyre.

Përmes një reagimi publik, Baçi tha se shqetësimi i qytetarëve është i drejtë dhe se bashkohet me kërkesën për të mos lejuar shpërbërjen e këtyre njësive vendore. Sipas tij, e njëjta situatë prek edhe bashki të tjera në vend, për të cilat opozita ka shprehur kundërshtim.

Deputeti demokrat iu drejtua edhe 12 deputetëve të Partisë Socialiste të qarkut Fier, duke u kërkuar të bëjnë publik qëndrimin e tyre për propozimin dhe të sqarojnë nëse mbështesin bashkimin e Patosit me Fierin dhe të Divjakës me Lushnjën.

Baçi theksoi se, sipas tij, shumica e qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, janë kundër shkrirjes së dy bashkive dhe kërkoi që deputetët socialistë të deklarojnë nëse do të votojnë në përputhje me vullnetin e zgjedhësve të tyre.

Në reagimin e tij, ai përmendi edhe deklaratat e mëparshme të drejtuesve të mazhorancës, sipas të cilave qarku Fier do të vijonte të kishte gjashtë bashki, duke pyetur se çfarë ka ndryshuar që nga ajo kohë.

Reagimi i deputetit, Luan Baçi:

Të nderuar qytetarë të bashkive Patos dhe Divjakë, demokratë, socialistë, me bindje të ndryshme politike dhe të paangazhuar politikisht,
Unë, si deputet dhe përfaqësues i qarkut Fier në Parlament, i bashkohem shqetësimit tuaj për shkrirjen e dy bashkive, Patos dhe Divjakë. Jam me ju dhe në dispozicionin tuaj për çdo lloj vendimmarrjeje që do të merret nga ana juaj!
Kjo vlen edhe për të gjitha bashkitë e tjera të vendit që PS kërkon t’i shkrijë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas.
Qarku Fier ka në total 16 deputetë, nga 140 që ka Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.
Në qoftë se 16 deputetët e qarkut shprehen publikisht se janë pro qytetarëve dhe kundër shkrirjes së dy bashkive të rëndësishme të qarkut, si dhe deklarojnë votën e tyre kundër shkrirjes së bashkive, ashtu si janë deklaruar të gjithë deputetët e opozitës, atëherë shqetësimi i qytetarëve merr zgjidhje të menjëhershme.
Pra, deputetët duhet të bëjnë thjesht detyrën që u kanë ngarkuar qytetarët.
Detyra jonë është t’i përfaqësojmë ata në Parlament dhe të shprehim aty vullnetin e tyre.
Vullneti i qytetarëve, në rastin konkret të bashkive Divjakë dhe Patos, demokratë, socialistë, të partive të tjera dhe të paangazhuar politikisht, është unanim:
Këto dy bashki nuk duhet të shpërbëhen!
Pyetje për 12 deputetët e Partisë Socialiste të qarkut Fier, nga qytetarët e dy bashkive të qarkut, Patos dhe Divjakë, të cilat, me propozim të partisë së tyre, do të shkrihen dhe nuk do të ekzistojnë më si bashki.
Zonja dhe zotërinj, 12 deputetë të PS-së së qarkut Fier,
A jeni dakord që Patosi t’i bashkohet Bashkisë Fier?
A jeni dakord që Divjaka t’i bashkohet Bashkisë Lushnjë?
Në qoftë se PO, pse nuk dilni dhe të argumentoni me fakte pse duhet të shkrihen këto dy bashki?
Në qoftë se JO, pse nuk dilni dhe të argumentoni, përsëri me fakte, pse nuk duhet të shkrihen këto dy bashki?
Në protestë kundër propozimit të PS-së kanë dalë socialistët në shumicë dërrmuese. Madje, nuk kam dëgjuar asnjë zë socialisti që të jetë dakord me shkrirjen e këtyre dy bashkive të qarkut Fier.
Ju, deputetë të PS-së, a jeni dakord me socialistët tuaj, që ju kanë votuar, për mosshkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë?
Apo jeni dakord me vendimmarrjet absurde të udhëheqjes suaj të korruptuar?
Në qoftë se jeni dakord dhe mbështesni votuesit tuaj, anëtarët e partisë suaj, gjë që ka të ngjarë dhe dua të besoj se kështu duhet të jetë, pse nuk i qetësoni qytetarët duke i garantuar se vota juaj në Parlament do të jetë pro qytetarëve që ju kanë votuar dhe jo pro korrupsionit të qeverisë suaj?
“E plotfuqishmja” juaj, e pandehura e drejtësisë, e mbrojtur me kartonët tuaj në Parlament dhe që nuk i dorëzohet drejtësisë, zonja Belinda Balluku, foli në emrin tuaj, me kompetenca të plota, ditën e konsultimit të përbashkët me qytetarët e qarkut në Fier dhe u garantoi votuesve tuaj se qarku Fier ishte me gjashtë bashki dhe do të mbetej përsëri me gjashtë bashki.
Pra, edhe Patosi edhe Divjaka nuk do të zhdukeshin; do të vazhdonin të ekzistonin si bashki.
Çfarë ndodhi që tani nuk flisni?
Qëndrimi “as mish, as peshk” nuk ju nderon.
Shkrirja e bashkive Patos dhe Divjakë nuk është bërë ende. Fati i këtyre dy bashkive varet nga 12 votat tuaja në Parlament.
Deklaroni votën pro qytetarëve dhe votuesve tuaj. Në të kundërt, mos vazhdoni prapë avazin për t’i gënjyer dhe mashtruar, siç keni bërë gjithmonë!

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #belinda balluku #belsh #Deputet #dimal #Divjakë #Fier #jetë #Klos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin