Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton
Sociale

Emanuel Pjetri, i riu që po i jep turizmit malor në Pukë, e nisi nga pasioni, sot e ka punë me të cilën jeton

• 2 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes dilemës nëse do të qëndronte apo do të ikte, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Emanuel Pjetri, 28-vjeçari nga fshati Buzhalë i Pukës, zgjodhi të qëndronte dhe t’ia kushtonte jetën zhvillimit të turizmit malor.

Tashmë është i lumtur, teksa ka zbuluar një sërë vendesh që sot janë destinacione jo vetëm në zonën e tij, por në mbarë veriun e vendit.

Është i vetmi i ri që ende jeton në fshatin Buzhalë të Pukës. Pasioni për turizmin dhe dashuria për natyrën e mbajnë Emanuel Pjetrin të mbërthyer atje.

Read more:LIVE – 63 ditë tubime masive antiqeveritare/ Diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Çdo ditë e gjen në shtigjet malore, tashmë si guidë kombëtare e certifikuar. Ka zbuluar shumë prej vendeve që sot janë destinacione jo vetëm në Pukë, por në mbarë veriun.

Këto ditë fokusin e ka te Liqeni i Komanit, atje ku me varkën e tij pret e përcjell drejt Lumit të Shalës qindra turistë.

Për të është inkurajues vlerësimi që kanë kryesisht të huajt që shoqëron për Shqipërinë. Opinioni i tyre duket se e ka bërë të kuptojë më mirë rëndësinë e vendit ku jeton.

Read more:Lajme si ky duam! – Blog

Emanueli nuk pretendon që shteti të ofrojë shërbime dhe lehtësi në shtigjet drejt shpellave ku ai shoqëron turistë, por kërkon atë më elementaren: përkujdesjen për rrugën, që duket se është e vetmja vështirësi në nismën pas së cilës ai duket i dashuruar.

“Duke parë videot në rrjetet sociale, kisha dëshirë që edhe zona ime të jetë e njohur dhe e promovuar. Kam nisur nga hiçi, duke mos ditur si funksionon kjo punë, por me kalimin e kohës, duke njohur zona të reja dhe njerëz të rinj nga e gjithë bota… kjo është gjëja më kryesore“, tha ai.

E megjithatë, ai është i vendosur në atë që bën, ndaj nuk resht së ftuari pushuesit të vizitojnë Pukën, Majën e Murges, të cilën ai e zbuloi, shpellat plot legjenda, Lumin e Shalës dhe plot destinacione që ofron veriu i Shqipërisë.

Read more:E mërkurë me mot të kthjellët dhe të nxehtë, vranësira të lehta në zonat malore (VIDEO)

“Ju bëj ftesë ta vizitoni Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës dhe destinacione të tjera të veriut. Nuk do të zhgënjeheni. Ne kemi plot zona të bukura”, thotë ai.

I vendosur të sfidojë vështirësitë e terrenit dhe heshtjen e shtetarëve lokalë, që e kanë lënë zonën në harresë, 28-vjeçari Emanuel Pjetri duket se e ka të qartë objektivin: zhvillimin e turizmit dhe punën me turistët jo vetëm në zonën e tij.

Lexo edhe
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #bota #Dashuria #Emanuel Pjetri #jetë #Kryesore #Malore #puke #Rrjetet sociale #Turizëm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin