Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ “Me 220 mln euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee!”, Blendi Fevziu: Çudia s’është kështjella, por si një person në kërkim jetonte i lirë në Europë!
Politikë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ “Me 220 mln euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee!”, Blendi Fevziu: Çudia s’është kështjella, por si një person në kërkim jetonte i lirë në Europë!

• 3 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Beqiri dyshohet se zotëronte disa pasuri në Francë, përfshirë një kështjellë luksoze, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat.

Në reagimin e tij, Fevziu u shpreh se fokusi kryesor nuk duhet të jetë te pasuritë e tij luksoze, por te fakti se si një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka mundur të jetojë për një periudhë të gjatë i lirë në një vend europian, pavarësisht statusit të tij ligjor.

“Çudia më e madhe nuk është as kështjella dhe as avioni. Problemi kryesor është se si një person në kërkim ndërkombëtar, me një njoftim të kuq, konsideruar një nga personat më të rrezikshëm, mund të ishte pronar i pasurive të mëdha, llogarive bankare dhe një avioni privat, pa u identifikuar nga autoritetet”, u shpreh gazetari.

Read more:Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Fevziu solli në vëmendje edhe vlerën e kontratave që kompania e Beqirit dyshohet se ka përfituar nga shteti përmes tenderave të AKSHI-t, duke ironizuar se me shifra të tilla ai mund të blinte edhe ndërtesa simbolike si Pallati Elysee.

Sipas tij, pyetja kryesore lidhet me funksionimin e mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk mund të jetojë i qetë në prona të regjistruara në emrin e tij. Ose ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet për shkak të hetimeve, ose kemi një dështim të sistemit të sigurisë”, deklaroi Fevziu.

Read more:Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive

Gazetari theksoi se rasti ngre pikëpyetje më të mëdha për mënyrën se si persona të kërkuar për çështje të rënda mund të qëndrojnë në vende europiane pa u ndaluar.

“Pyetja më e madhe është se çfarë po ndodh me persona të tillë që jetojnë në mes të Europës, ndërkohë që kërkohen për afera të tilla”, përfundoi Fevziu.

Read more:Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive, e lokalizoi prej javësh

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

REAGIMI I FEVZIUT
Kam gjithë ditën që i lexoj lajmet se pse Ermal Beqiri ka blerë kështjellë në Francë. Në fakt, çudia më e madhe nuk është as kështjella dhe as avioni, se edhe unë hipa sot në një dron-taksi që fluturon. Problemi kryesor me 220 milionë që ka marrë kompania e tij, mund të kishte blerë ndoshta edhe Pallatin Elysee, jo vetëm një kështjellë.

Çështja kryesore është se si mundet një person në kërkim, me njollë të kuqe, që quhet një ndër personat më të rrezikshëm, ishte pronar i dy apartamenteve, një kështjelle, dy llogarive bankare me 2 milionë euro, kishte avion privat që fluturonte në Francë dhe nuk ishte identifikuar as nga drejtësia, as nga policia.

Read more:50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?

Një person në kërkim me njollë të kuqe nuk mund të rrinte në pronat e tij të evidentuara në emër të tij. Dhe, mbi të gjitha, ose ka qenë në përgjim nga policia për të parë lidhjet që kishte dhe e kanë lënë vetë, ose ka falimentuar i gjithë sistemi i sigurisë në Europë.

Kjo është pikëpyetja më e madhe dhe shqetësimi më i madh, më shumë sesa fakti që ai kishte blerë një kështjellë në Francë, sepse me aq para sa kishte, mund të kishte blerë edhe Pallatin Elysee. Çfarë po ndodh realisht me persona të tillë që qëndrojnë në mes të vendeve europiane, ndërkohë që kërkohen për afera të tilla? Kjo është pikëpyetja më e madhe.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

“Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”

Tags: #AKSHI #apartamente #Arrestimit #avion #Dron #ERMAL BEQIRI #euro #Europë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
  • “Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
  • “Bashkë për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke”/ Arvina Lleshi thirrje: Më 24 shtator sa më shumë para Parlamentit!
  • “Më 8 tetor protestë kombëtare! T’ua themi qartë ‘Territorialja nuk kalon’”/ Aktivisti: Të bllokojmë institucionet! Rama e Berisha e kthyen Shqipërinë si torta e pavarësisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Më 8 tetor protestë kombëtare! T’ua themi qartë ‘Territorialja nuk kalon’”/ Aktivisti: Të bllokojmë institucionet! Rama e Berisha e kthyen Shqipërinë si torta e pavarësisë
  • Tiranë/ Qiratë e larta ‘detyrojnë’ studentët t’u drejtohen konvikteve, rriten me 70% kërkesat për akomodim
  • “Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…
  • Kontrabandë nga Greqia me autobus, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër! U kapën me 22 mijë euro, 100 steka cigare dhe mallra të fshehura
  • Dosja “Balluku” në SPAK / “Pozitat e saj janë të rënduara! SPAK duhet të jetë koherent” – Gjekmarkaj: Të gjitha skandalet lidhen me emrin e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 274 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 8 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas tubimit para Kryeministrisë dhe marshimit të…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”

Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ndalesës,…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by