Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Plani i Kinës për të shkatërruar asteroidet që i afrohen Tokës, shpërthim bërthamor 200 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimës
Teknologji

Plani i Kinës për të shkatërruar asteroidet që i afrohen Tokës, shpërthim bërthamor 200 herë më i fuqishëm se bomba e Hiroshimës

• 4 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkencëtarët kinezë kanë propozuar një plan ambicioz për mbrojtjen e Tokës nga asteroidët që mund të përbëjnë kërcënim për planetin.

Ndryshe nga skenarët e filmave fantastiko-shkencorë, projekti synon përdorimin e sondave hapësinore dhe një shpërthimi bërthamor të kontrolluar për të shkatërruar asteroidin përpara se ai të afrohet me Tokën, shkruajnë mediat.

Sipas gazetës South China Morning Post, plani është hartuar nga studiues të China Rocket Research Institute në Pekin dhe konsiderohet pjesë e strategjisë së Kinës për forcimin e mbrojtjes planetare.

Sipas projektit, misioni do të realizohej në dy faza.

Read more:“Dhuna ndaj lirisë së medias kërkon ndërhyrje urgjente”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thirrje Bashkimit Europian: Shtoni presionin mbi autoritetet shqiptare!

Sonda e parë do të godiste asteroidin për të hapur një krater të madh në sipërfaqen e tij. Më pas, një sondë e dytë do të vendoste në atë krater një bombë bërthamore, e cila do të shpërthente asteroidin nga brenda.

Shkencëtarët vlerësojnë se shpërthimi do të kishte një fuqi prej rreth tre megatonësh, e barabartë me afro 200 bomba atomike të Hiroshimës.

Sipas tyre, kjo metodë do të ishte më efektive për asteroidët me përmasa të mëdha ose për ata që zbulohen vetëm pak kohë para se të afrohen me Tokën.

Read more:“Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës

Plani kinez vjen pas suksesit të misionit DART të NASA-s në vitin 2022, kur një sondë u përplas qëllimisht me asteroidin Dimorphos për të ndryshuar trajektoren e tij.

Misioni arriti të ndryshojë shpejtësinë e asteroidit me rreth 2,7 milimetra në sekondë, duke provuar se devijimi i një objekti hapësinor është teknikisht i mundur.

Megjithatë, studiuesit kinezë argumentojnë se kjo metodë nuk do të ishte e mjaftueshme për asteroidë shumë më të mëdhenj ose për objekte që zbulohen shumë vonë. Në raste të tilla, ata besojnë se një shpërthim bërthamor i kontrolluar mbetet alternativa më efektive.

Read more:Video/ Takimi me homologun Xi Jinping, Putin mbërrin në Pekin, pritet me ceremoni madhështore nga zyrtarët e lartë kinezë

Vitet e fundit, Pekini ka shtuar investimet në programet e mbrojtjes nga asteroidët.

Në fund të qershorit, autoritetet kineze prezantuan planet për krijimin e një rrjeti kombëtar të paralajmërimit të hershëm për asteroidët, ndërsa që prej vitit 2018 Kina është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Paralajmërimit për Asteroidët (IAWN) dhe Grupit Këshillimor për Planifikimin e Misioneve Hapësinore (SMPAG).

Në vitin 2022 u krijua gjithashtu Laboratori për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (DSEL), i drejtuar nga inxhinieri i njohur hapësinor Wu Weiren, një nga arkitektët kryesorë të programit kinez të eksplorimit të Hënës.

Lexo edhe
Teknologji

Librat flasin me AI, inteligjenca artificiale po ndryshon leximin, autorët ngrenë alarmin për të drejtat

Teknologji

Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit

Tags: #Alternativa #China #Kërcënim #Kina #Laboratori #Mediat #Nasa #Objekti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Librat flasin me AI, inteligjenca artificiale po ndryshon leximin, autorët ngrenë alarmin për të drejtat
  • Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit
  • Një program për bletët/ Fieraku ndërton pajisjen që kontrollon temperaturën, lagështinë dhe peshën e kosheres
  • Mbi 4 mijë ndërhyrje kirurgjikale gjatë karrierës, neurokirurgu italian: Çokollata dhe marrëdhëniet seksuale i japin trurit të njëjtën kënaqësi, por…
  • Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro
  • “Unë me barrë nuk ngel”/ Kryemadhi komenton deklaratat e Berishës për mini-maternitetin: Mund të jenë të vërteta!
  • “Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15 bashkive cenon Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komuniteteve. Fshatrat mbeten pa shërbime
  • A do bashkëpunojë opozita me mazhorancën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm? Berisha: I kemi dhënë fund çdo bashkëpunimi me PS-në për emra
  • “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 19 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Librat flasin me AI, inteligjenca artificiale po ndryshon leximin, autorët ngrenë alarmin për të drejtat

Libri po hyn në një epokë të re falë inteligjencës artificiale. Platforma të reja u lejojnë lexuesve të…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Teknologji

Mbi 1,100 ekspertë të IA-së kërkojnë frenimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale: Rrezik të dalë jashtë kontrollit

Mbi 1,100 punonjës dhe drejtues të kompanive kryesore të inteligjencës artificiale (IA) u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Një program për bletët/ Fieraku ndërton pajisjen që kontrollon temperaturën, lagështinë dhe peshën e kosheres

Programuesi 34-vjeçar nga Fieri, Kadri Manaj, ka krijuar një sistem teknologjik që synon të lehtësojë punën e bletarëve…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by