Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)
Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

• 5 Gusht, 2026 • 16 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore dhe, pasi avancoi drejt Drenijes së Patosit, po përhapet edhe më tej.

Flakët kanë dalë në aksin Riban-Ngraçan, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe të Policisë. Terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era kanë penguar ndërhyrjen nga toka, ndërsa forcat po punojnë për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në terren po operojnë zjarrfikës nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci dhe Berati, 35 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

“Air Tractor” dhe helikopteri në operacion

Për të dytën ditë me radhë, ndërhyrja për shuarjen e flakëve në Mallakastër po mbështetet edhe nga ajri. Në operacion është angazhuar avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-802 Fire Boss”, i cili ka kryer fluturimin e parë operacional në Shqipëri.

Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e tre mjeteve të këtij tipi, që pritet t’i bashkohen Forcës Ajrore në fund të vitit. Megjithëse dorëzimi i tyre është parashikuar në dhjetor, kompania ka sjellë avionin e parë për të nisur trajnimin e pilotëve shqiptarë. Aktualisht ai operohet nga pilotët e kompanisë

Në operacion marrin pjesë edhe helikopteri i Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, i cili përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi aktivizimin e avionit si një forcë shtesë në përballjen me zjarret e kësaj vere.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht. RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren” shkroi ai.

Sipas bilancit të AKMC-së, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve në Dajt, në Elbasan te vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekës, si dhe në Libohovë e Dropull, por nuk raportohet rrezik për banesat.

Read more:Kabina shkrumb e hi, digjet automjeti pranë nënstacionit elektrik në Lushnje

vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e zjarrfikësve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lajm pozitiv vjen nga Penkova e bashkisë Selenicë, ku zjarri është shuar plotësisht. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, flakët përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të bashkisë Skrapar situata është vendosur nën kontroll.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:58

Zjarr në Pocest të Dibrës, shmanget rreziku ndaj banesave

Një zjarr ka rënë në parcelat kodrinore të fshatit Pocest në Dibër. Flakët u janë afruar banesave, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shmangia prej tyre.

Ora 20:53

Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Shuarja e pamundur, nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

1785956015_qerimismailaj.jpg

Kryetari i bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj bëri një përditësim rreth situatës së zjarrit në zonë ku theksoi se vihet re zgjerim i vatrës. Ndërhyrja ka qenë sfiduese për shkak të disa faktorëve si terreni, era, temperaturat dhe bimësia. Momentalisht, do të vijojë monitorimi i situatës dhe ndërhyrja nga ajri rinis të enjten herët në mëngjes.

“Ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë kodrinor që është i vështirë për të ndërhyrë me mjete tokësore, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve, janë pisha. Sot kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht kësaj kemi përhapje në Ngraçan. Forcat në terren do të kalojnë në monitorim për momentin nëse ka problematika të theksuara dhe nesër në 05:30 do të fillojmë ndërhyrjen nga ajri”, tha Ismailaj.

Deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj, u bëri thirrje banorëve për vigjilencë e kujdes në këtë situatë të vështirë.

“U bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes, të jenë vigjilentë për pronën dhe jetën e tyre, të dëgjojnë autoritetet sipas udhëzimeve që u jepen në kushtet kur do të ketë nevojë për evakuime të mundshme”, tha Jahaj.

Ora 19:56

Del jashtë kontrollit zjarri në Mallakastër, digjen masivë me pisha! Flakët kalojnë rrugën e Panahorit (VIDEO)

Zjarri në Mallakastër ka dalë jashtë kontrollit duke djegur masivë me pisha. Era e fortë favorizon flakët që kanë kaluar rrugën e Panahorit.

Edhe pse forca zjarrfikëse, banorë, forca të ushtrisë po luftojnë të shuajnë flakët, ende nuk po ia dalin dot mbanë.

Ora 19:08

Report TV sjell pamjet nga zjarret në Mallakastër, zjarrfikësit nuk ndalin betejën me flakët (VIDEO)

Pamjet që vijnë nga Mallakastra tregojnë betejën e zjarrfikësve me flakët, ndërsa zjarri vijon të mbetet jashtë kontrollit në disa zona. Mes tymit të dendur dhe temperaturave të larta, ekipet në terren po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat dhe për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Read more:Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Evakuohet një familje, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Operacioni po zhvillohet në një terren të vështirë, ku era dhe bimësia e dendur po favorizojnë avancimin e flakëve. Në ndihmë të forcave në tokë janë angazhuar edhe mjetet ajrore, ndërsa beteja për shuarjen e zjarrit vijon prej dy ditësh.

Ora 19:01

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’

1785949479_Screenshot55.jpg

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa situata më problematike mbetet në bashkinë Mallakastër, ku flakët po rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Situata më e vështirë paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan, në bashkinë Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”, me qëllim pengimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e zjarrfikësve, Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Sipas AKMC-së, nuk ka rrezik për banesat.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbetet edhe vatra në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, ku flakët kanë kaluar në majën e malit dhe janë përhapur brenda një zone të mbrojtur. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për banesat.

Lajm pozitiv vjen nga Penkova e bashkisë Selenicë, ku zjarri është shuar plotësisht. Sipas bilancit paraprak, flakët përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë ndërkohë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të bashkisë Skrapar situata është vënë nën kontroll.

Ora 17:43

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, digjen vetëm shkurre e ullishte (VIDEO)

Një zjarr ka rënë ditën e sotme shumë pranë nënstacionit elektrik 220 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh. Si pasojë janë djegur vetëm shkurre dhe sipërfaqe me ullinj. Fatmirësisht, flakët janë shuar pa mbërritur te nënstacioni apo përhapur në zonat përreth.

Ora 15:16

Neutralizohet zjarri në Selenicë, digjen 120 makina të vjetra, pronari kërkon ndihmë nga shteti: Me këtë punë ushqeja fëmijët, u shkatërrova! (VIDEO)

Rreth mesditës së kësaj të mërkure, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat zjarrfikëse.

Në momentet e para ka qenë pothuajse e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës. Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara, të cilat punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën.

Read more:“Venezueliani anonim, prestanome për kazinonë në Air Albania” – Këlliçi publikon videon: Olsi Rama dhe Gert Haka lëviznin bashkë me një makinë

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete të një subjekti privat, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi. Sipas pronarit të biznesit Tomian Hysaj, dëmi ekonomik i shkaktuar nga flakët llogaritet në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai kërkon mbështetje nga Bashkia e Selenicës dhe institucionet shtetërore për të përballuar humbjet.

“Me këtë punë merresha, me këtë ushqeja fëmijët. Tani u shkatërrova komplet. Një makinë është më shumë se 300 mijë lekë, janë më shumë se 30 mijë euro dëm. Për gjysmë ore përfundoi gjithçka. Dua një ndihmë të vogël nga bashkia të më njohin dëmin se jemi mes katër rrugëve” tha Hysaj

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës Arqile Kokalli bëri me dije se ndërhyrja e përbashkët e zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara bëri të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të tjera. Megjithatë, puna në terren vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

“Situata është nën kontroll. Na erdhë në ndihmë nga Bashkia Himarë dhe Vlorë. Dy banesa që kishim poshtë kanë shpëtuar pa u dëmtuar. Tani po digjen shkurre anës lume” tha Kokalli

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e institucioneve përgjegjëse.

Ora 14:24

Dy fronte zjarri në qarkun e Elbasanit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve (VIDEO)

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa zjarrfikësit dhe strukturat e angazhuara po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri vazhdon të jetë aktiv. Zjarrfikësit, së bashku me persona të tjerë të angazhuar në terren, po përpiqen të shuajnë flakët, por temperaturat e larta, era dhe terreni i vështirë po e bëjnë të vështirë neutralizimin e zjarrit.

Ndërkohë, në ditën e tretë vijon zjarri në fshatin Shqiponjë, të njësisë administrative Stravaj, në bashkinë Përrenjas. Zjarrfikësit e Përrenjasit, së bashku me të gjitha strukturat e angazhuara, po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.

Ora 12:00

Zjarr në fshatin Penkovë në Selenicë, flakët përhapen me shpejtësi! Kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Vlora dhe Himara (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkove, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve dhe përcaktimi i shkakut të rënies së zjarrit.

Read more:Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë (VIDEO)

Ora 11:35

Mes flakëve në Mallakastër, avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

1785923798_zdryhioo.JPG

Avioni “Air Tractor AT- 833”, i cili po ndihmon për fikjen e zjarreve në Mallakastër i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët do t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.

Avioni i parë i ardhur të martën, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim dhe synon të stërvise pilotët shqiptarë për përdorimin e tyre.

Aktualisht, burime bëjnë me dije avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, dhe në vijim do t’i bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Sakaq, në operacion po marrin pjesë edhe helikopterë të Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar qe përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Lufta me flaket vijon prej dy ditesh në fshatin Riban të Mallakastrës. Gjate nates flaket jane përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan.

Për shkak të terrenit të thepisur, bimësisë së dendur dhe erës, ndërhyrja në tokë mbetet shumë e vështirë.

Banorët që u evakuuan një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa sipas të dhënave paraprake flakët kanë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Ora 11:27

Rama publikon pamjet nga operacioni për shuarjen e flakëve në Mallakastër: Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin në Shqipëri! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin e tij në Shqipëri, duke iu shtuar forcave zjarrfikëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar avionit që po punon për shuarjen e flakëve në fshatin Riban të Mallakastrës, Rama shkruan se kjo verë e nxehtë e ka gjetur shtetin shqiptar më të përgatitur se kurrë për të ‘luftuar’ me flakët.

Reagimi i Ramës:

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht

Read more:Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren

Ora 09:47

Zjarri në fshatin Lekaj të Rrogozhinës rrezikoi banesat, arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës ku u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore.

Policia bën me dije se në oborrin e banesës së të arrestuarit u konstatuan vatra zjarri që u përhapën dhe rrezikuan edhe banesat e zonës, por që fatmirësisht u arrit të shuhej pas ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse.

Njoftimi i Policisë:

Rrogozhinë-Policia identifikon dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dje, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke me pemë në fshatin Lekaj, që rrezikonte edhe banesat e zonës, ndërhynë menjëherë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor kreu të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit. Nga këqyrja e zonës u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit N. U., kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin Lekaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

SI.E./Shqiptarja.com

    TAG:

  • zjarret 2026
  • Fier
  • mallakaster
  • Roskovec
  • Berat
  • Forcat e Armatosura
  • Zjarrfikësit
  • Elbasan
  • mbrojtja civile
Lexo edhe
Kronikë

Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet

Kronikë

Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona

Tags: #automjet #Automjete #avion #Berat #Elbasan #Fier #Forcat e Armatosura #mallakaster #mbrojtja civile #Roskovec #zjarret 2026 #Zjarrfikësit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
  • Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
  • Hyseni aludoi për lidhje të saj me agjentë serbë, gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it
  • GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
  • Familja ishte në dasmë, hajdutët u grabisin shtëpinë në Sarandë! Zhduken 15 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri
Nga të njëjtat tag-e
  • Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin
  • ‘Më sugjeroi të shpallesha e vdekur për të pezulluar kredinë’, 64-vjeçarja akuzon ish-punonjësen e bankës se i hapi kredi pa dijeni
  • Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë
  • Bilanci/ 12 banesa dhe 2500 hektarë pyje të djegura në Lezhë e Mirditë! Kompensim nga bashkitë për familjet e prekura
  • Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 25 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 15 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet

Kreshnik Gashi, kryeredaktor ‘Kallxo.com’ në Prishtinë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se akuzat për…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona

Avokatët e banorëve të Rrjollit njoftuan dje se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim penal…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Hyseni aludoi për lidhje të saj me agjentë serbë, gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it

Gazetarja Klodiana Lala do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas insinuatave…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by