Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi
Kronikë

Pas denoncimit të Report TV, GJKKO heq nga faqja e web rregulloren e re që censuron mediat! E publikoi duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi

• 6 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar heq nga faqja e saj Rregulloren e re që censuron mediat si dhe Komentarin mbi 500 faqësh, të hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, një ditë pasi Report TV zbuloi faktin se publikimi i tyre ishte bërë duke shfrytëzuar hapësirën virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi. Në faqe ato ekzistojnë tanimë vetëm si tituj dokumentesh por që nuk mund të hapen më.

Report TV zbuloi se në linqet e të dy dokumentave, ( https://degertautoal-my.sharepoint.com/ personal/ leka_degertautoal_onmicrosoft_com/ _layouts/ 15/ onedrive.aspx? id…… ) binte në sy, në mënyrë të përsëritur, togfjalëshi “degertautoal’’.

Nga një kërkim i thjeshtë i fjalës “degertauto”, rezultonte se ky është emri i një kompanie që ka si aktivitet kryesor import dhe tregetim te makinerive, pajisjeve dhe pjeseve të këmbimit të mjeteve të transportit.

Read more:DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

Ekspertët e kontaktuar nga Report TV, shpjeguan se praktikisht, GJKKO-ja dhe kompania, ndanin të njëjtat hapësira virtuale të mbajtjes së materialeve.

Rregullorja e re ka hasur në kundërshtime të forta të komunitetit të gazetarëve, për shkak të kufizimeve dhe ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Federata Europiane e Gazetarëve në një reagim për Report Tv u shpreh se e konsideron Rregulloren, si regjimin më kufizues duke ngritur pyetjen nëse Gjykatat në Shqipëri kanë dicka për të fshehur. Ndërsa OSBE, PO analizon nga afër situatën dhe do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare.

Lexo edhe
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Tags: #Aktivitet #Detyrë #Erion Bani #Federata Europiane e Gazetarëve #GJKKO #Gjykata #Hapesira #Kompania #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
Nga të njëjtat tag-e
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 8 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by