Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Harta e re territoriale – Bashkia Cërrik nis zyrtarisht konsultimet publike, kryebashkiaku Doka: Vendimi duhet të ndërtohet mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike
Politikë

Harta e re territoriale – Bashkia Cërrik nis zyrtarisht konsultimet publike, kryebashkiaku Doka: Vendimi duhet të ndërtohet mbi zërin e qytetarëve, jo mbi debatet politike

• 7 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur zyrtarisht procesi i konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale në Bashkinë Cërrik. Pas mbërritjes së shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në fuqi periudha 60-ditore e konsultimit publik, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësinë të japin mendimet dhe propozimet e tyre për hartën e re territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje banorëve të marrin pjesë aktivisht në proces, duke theksuar se kjo reformë prek drejtpërdrejt të ardhmen e komunitetit dhe nuk duhet të shihet si një debat politik.

Sipas Dokës, Bashkia Cërrik ka marrë më 3 gusht 2026 shkresën nr. 3573, datë 31 korrik 2026, të Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën nis zyrtarisht periudha 60-ditore e konsultimit publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale.

Në këtë kuadër, në ditët në vijim do të organizohen takime konsultuese në qytetin e Cërrikut dhe në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Datat, oraret dhe vendet ku do të zhvillohen këto takime do të bëhen publike së shpejti.

Read more:Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO)

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku Doka thekson se konsultimi nuk duhet të fokusohet te ekzistenca apo jo e Bashkisë Cërrik si institucion, por te përfitimet konkrete që qytetarët mund të kenë nga çdo model i ri organizimi territorial.

Ai nënvizon se qytetarët duhet të informohen plotësisht përpara se të japin opinionin e tyre dhe se procesi duhet të shoqërohet me pyetje dhe përgjigje të qarta mbi ndikimin që reforma do të ketë në jetën e përditshme.

Mes çështjeve që Bashkia Cërrik synon të diskutojë gjatë konsultimeve janë:

Read more:Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme (VIDEO)

•nëse vazhdimi i Bashkisë Cërrik si njësi më vete garanton më shumë zhvillim ekonomik, investime dhe shërbime cilësore;

•çfarë përfitojnë konkretisht banorët në rast të një modeli tjetër organizimi;

•si do të përfaqësohet Cërriku në strukturat vendimmarrëse;

Read more:“Zgjatja e hetimeve nga SPAK, sepse Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/ Gazetarja Anduena Llabani: Është hapur edhe çështje për “Albcontrol”

•si do të ndahen fondet publike dhe investimet;

•si dhe nëse njësitë e reja do të kenë kompetenca më të gjera apo ndryshimet do të kufizohen vetëm në aspektin administrativ.

“Ky nuk është një konsultim për fatin e një kryetari bashkie. Është një konsultim për të ardhmen e komunitetit tonë”, shprehet Doka, duke kërkuar që debati të zhvillohet me qetësi, respekt dhe përgjegjësi.

Read more:Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton shoqërinë ‘Eko Rural Elbasan’, model i ri për zhvillimin bujqësor

Ai fton qytetarët të marrin pjesë në çdo takim, të bëjnë pyetjet e tyre, të japin propozime dhe të dëgjojnë argumentet, duke garantuar se në përfundim të procesit, qëndrimi zyrtar i Bashkisë Cërrik do të ndërtohet mbi mendimin dhe zërin e qytetarëve.

Ndërkohë, kryebashkiaku siguron se puna e administratës vendore do të vijojë normalisht gjatë kësaj periudhe konsultimi. “Kemi 500 punë për të bërë”, shkruan ai, duke theksuar se procesi i reformës nuk do të ndikojë në vijimin e investimeve dhe shërbimeve për komunitetin.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Lexo edhe
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Tags: #Institucion #Investime #Model i ri #Rrjetet sociale #Të Gjitha #Vendimi #Zhvillim Ekonomik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ish-presidenti Topi: Kreu i SHISH nën arrest, ngjarje e jashtëzakonshme! Kur ndodhi Gërdeci unë zgjodha….
  • VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 2 ditë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by