Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrau 20-vjeçarin me pushkë, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes
Kronikë

Vrau 20-vjeçarin me pushkë, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Read more:Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 21-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Read more:Priten debate të forta! Sot seanca e fundit plenare e sesionit, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interpelanca me Karakaçin, pikat e rendit të ditës

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

Read more:I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Tags: #debate #grupi hetimor #Johan Zuko #Korce #Kristjan Sterjo #Policia #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë

Stuhia që ka përfshirë vendin, me ere të fortë dhe shi të fortë ka shkaktuar dëme kryesisht në…

• 13 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga

Disa persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia në Gramsh, ku janë sekuestruar rreth…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin