Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)
Kronikë

Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)

• 8 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 20-vjeçar në Korçë mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në lagjen 14. Joan Zuko, i cili prej dy muajsh ishte shkëputur nga detyra si ushtarak i Forcave të Armatosura, është qëlluar me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo.

Pas disa orësh kërkime nga policia e forcat RENEA që sollën blindimin e plotë të qytetit dhe kontrolleve që u shtrinë deri te varrezat e qytetit, drejtim në të cilin autori ishte parë të shkonte, ai u arrestua pranë banesës së tij. Është gjendur edhe arma e krimit, për të cilën ka qenë vetë Sterjo ai që ka kallëzuar se ku e ka hedhur.

Shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i mbartur, për të cilin autoritetet ishin në dijeni dhe e ndiqnin prej kohësh. Sipas zëvendës drejtorit të krimeve në Korçë, Sejfulla Metkos, fillimisht ka pasur një përplasje fizike mes dy grupeve që më pas ka agravuar në përdorimin e kallashnikovit.

Zuko u përpoq të fshihej në një pallat, por autori e përndoqi duke e qëlluar me armë pas shpine, teksa 20-vjeçari po ngjiste shkallët me një thikë në dorë. Plumbi e goditi në pjesën e poshtme të shpatullës duke e lënë të vdekur në vend në katin e tretë.

Pasi dëgjuan të shtënat banorët e pallatit dolën të alarmuar në korridor.

“Dhe sa dola këtu, kur ajo gruaja e katit të tretë, se te dera e saj ishte bërë, ajo thërriste me të madhe ‘Aman, të lutem lajmëroni policinë, ambulancën’. Ngjitem unë me vrap të shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas”, rrëfeu një banore e tronditur.

Banorët e lagjes thonë se nuk i njihnin personat e përfshirë në konflikt.

Mësohet se 20-vjeçari Joan Zuko ishte mobilizuar si ushtar me rrogë prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli. Sterjo rezulton me precedent penal për plagosje e armëmbajtje pa leje.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Për ngjarjen u shoqëruan në polici tre persona, të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:29

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Profili i autorit Kristjan Sterjo: I arrestuar më parë për plagosje me thikë, foto me armë e kanabis! Çaktivizoi rrjetet sociale gjatë arratisë

1786224769_foto.png

Kristjan Sterjo, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko pasditen e së shtunës, siç është raportuar më herët është emër i njohur për policinë e Korçës.

Ai ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë.

Nga publikimet që kanë bërë shokët e Sterjos në rrjetet sociale vërehet jeta problematike që e rrethonte 20-vjeçarin.

Në një video të postuar në rrjete shihet 20-vjeçari që del nga gjykata e Korçës ndërsa shokët e tij filmojnë procesin duke i bërë karshillëk policisë.

Në një tjetër foto të hedhur po nga grupi problematik shihet qartë Sterjo, autori i ngjarjes, me 3 të rinj të tjerë ku evidentohen kanabis dhe armë.

Sipas informacioneve, Sterjo gjatë arratisë ka çaktivizuar llogaritë e tij në rrjetet sociale për të mbajtur në “hije” ekspozimin e fotove dhe videove.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Ora 22:59

Vrau 20-vjeçarin në Korçë, kapet autori Kristjan Sterjo (VIDEO)

Mësohet se pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur kapjen e autorit Kristjan Sterjo në afërsi të banesës. Ky është edhe momenti kur Sterjo është shoqëruar në komisariat.

Ora 19:56

Kristjan Sterjo u pa të shkonte aty pasi vrau 20-vjeçarin, RENEA shkon te varrezat e Korçës, kontrollon zonën me dron (VIDEO)

Me indicien se Kristjan Sterjo mund të fshihet te varrezat e Korçës, forcat RENEA kanë zbarkuar pikërisht aty për të kontrolluar zonën dhe kapur autorin që vrau 20-vjeçarin Joan Zuko.

Pasi kreu krimin, Sterjo është parë të arratiset drejt kësaj zone. Kontrollet po kryhen gjithashtu edhe me dron, ndërsa më herët RENEA shkoi edhe te banesa e autorit.

Ora 19:22

Vrau 20-vjeçarin në Korçë, Report Tv siguron emrin dhe foton e autorit! RENEA zbarkon në banesën e tij, vijojnë kërkimet

1786209610_kristjansterjo.jpg

Kristjan Sterjo është autori i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, mëson Report Tv.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Korçë dhe bashkë me forca të shumta policie, kanë shkuar pranë banesës së autorit, por nuk kanë mundur dot ta gjejnë atje.

Sterjo vijon të jetë në arrati dhe për kapjen e tij janë mobilizuar forca të shumta. Janë ngritur postblloqe policie dhe janë bllokuar të gjitha akset që lidhin Korçën me qytete të tjera.

Ora 19:13

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Flet banorja e tronditur: Lemeri! Dëgjova zhurmë të madhe, djali ishte shtrirë dhe i dilte gjak nga koka (VIDEO)

E tronditur dhe me lot në sy, një banore e pallatit ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Joan Zuko këtë pasdite në Korçë, ka rrëfyer për Report Tv tmerrin e përjetuar nga ngjarja. Kozeta Shakla tregon ka dëgjuar krismën e kallashnikovit, plumbit të vetëm që ka vrarë të riun dhe ka dalë jashtë pa e kuptuar domethënien e zhurmës.

Read more:U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi

Fqinja në katin e tretë, pikërisht aty ku Zuko u vra, ka reaguar e alarmuar. Pamja e të riut të shtrirë në tokë dhe gjakut që i rridhte nga koka, i ka tronditur të dyja.

“Unë isha brenda në shtëpi. Më është prishur terezia. U dëgjua një zhurmë e madhe sikur pëlciti diçka. ‘Obobo’, i thashë mamit, se isha vetëm me mamin, ‘po dal të shoh ç’bëhet, se mos është rrëzuar njeri dhe që ta ndihmoja. Sa dal këtu, kur ajo gruaja e katit të tretë se te dera e saj ishte bërë, thërret ‘aman, lajmëroni policinë, ambulancën.’ Ngjitem unë me vrap, shikoj një njeri të shtrirë në tokë barkas, thashë mos ishte fëmija i saj. I them ‘çfarë po bën?’ ‘Ku di unë?’, thotë. Lajmërova policinë, ambulancën, nuk e mblidhnim dot veten. Pashë djalin atje, 2 metra djalë, të shtrirë, po i rridhte gjak nga koka. Nuk e di, pastaj erdhi policia. Ishte lemeri. Nuk e njohim fare. Nuk e njihja fare, s’është i pallatit tonë. Është tronditje e madhe, ne këtu na luajnë fëmijët. Nuk dimë ç’po bëhet. Në momentin që shkova unë, po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”, rrëfen banorja.

Ora 18:35

Konflikti i mbartur i mori jetën 20-vjeçarit në Korçë, policia shoqëron 3 të dyshuar

Policia e Korçës ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar të përfshirë në konfliktin për shkak të të cilit humbi jetën 20-vjeçari Joan Zuko këtë pasdite. Zuko, i cili shërbente te Forcat e Armatosura, u vra me armë zjarri nga autori pas një konflikti të mbartur mes tyre.

Autori ndodhet në arrati ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Ora 18:28

Vrasja në Korçë/ Deklarata e zv. drejtorit të Krimit: Shkak konflikti i mbartur mes 20-vjeçarit dhe autorit! Ia mbathi drejt varrezave (VIDEO)

Sejfulla Metko, zv. drejtori i Hetimit të Krimit, ka dhënë një deklaratë për mediat nga lagja nr. 15 ku ka ndodhur vrasja e 20-vjeçarit në Korçë këtë pasdite.

Sipas deklaratës së tij, bëhet fjalë për një konflikt të mbartur mes viktimës Joan Zuko dhe autorit, detaje për identitetin e të cilit do të jepen në një moment të dytë. Konflikti ka nisur mes dy grupeve.

“Konflikti ka qenë midis dy grupe personash, kurse si rezultat ngjarja ka agravuar me një viktimë. Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lagje në afërsi të vendngjarjes. Më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi pasur përdorimin e armës së zjarrit. Autori është parë që ka shkuar nga varrezat”, tha Metko.

Ai ka konfirmuar se viktima është vrarë me kallashnikov, ndërsa në dorë mbante një thikë.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

“Viktima është vrarë me armë kallashnikov, gjithashtu ka pasur në dorë një thikë. Gjatë përleshjes autori ka përdorur kallashnikovin. Konflikti ka qenë i mbartur, ka qenë në ndjekje nga ana jonë”, përfundoi Metko.

Ora 18:18

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flasin banorët: Autori dhe viktima s’janë të lagjes, nuk i njohim (VIDEO)

Vrasja e ndodhur këtë pasdite në Korçë ka trazuar qetësinë karakteristike të lagjes 14. Banorët përshkruajnë çfarë kanë parë e dëgjuar, ku si fillim ka qenë një zhurmë e madhe. Autori dhe viktima s’ishin banorë të zonës.

Banori: Ra një llamarinë, thamë ç’u bë? Dolëm jashtë, shikoj policinë.

-Po djemtë i njihnit?

Banori: Jo, s’janë të lagjes. Dëgjova llamarinë, s’më shkoi mendja për krismë. Është lagje e qetë, as hajdutë, asgjë.

E njëjta deklaratë vjen edhe nga një banor tjetër.

Banori: Nuk i njohim kush janë. Është një grua që qan e thërriste, por se kush është nuk e di. S’dimë çka ndodhur. Këtu s’ka pasur asnjë shqetësim, është lagje e qetë.

P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Sejfulla Metko
  • joan zuko
  • vrasje
  • Korce
  • Kristjan Sterjo
  • Renea
Lexo edhe
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Tags: #angli #Armë #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Banesa #joan zuko #Korce #Kristjan Sterjo #Renea #Sejfulla Metko #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet një person në Maliq! I sekuestrohet ‘Audi’ dhe telefonat
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës. Në seancën…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kanë…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë

Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by