Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, shtetasi Ergys Marku ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Read more:Tragjedi në prag të ditëlindjes, i riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.




