Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy qytetet bregdetare Vlora dhe Lezha po përballen me trafik të rënduar këtë fillim jave. Kjo vjen për shkak të fluksit të lartë të pushuesve në kulmin e sezonit.

Trafiku i rënduar që shoqëroi Vlorën gjatë gjithë fundjavës ka vijuar në nisje të kësaj jave. Situata më problematike paraqitet në rrugën Transballkanike dhe përgjatë Lungomares.

Sezoni turistik ka shtuar ndjeshëm numrin e mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në qytet, ndërsa problematikës i shtohen edhe parkimet dyshe.

Read more:206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate, Lamallari: Automjeti nuk është armë! Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

Kjo fillimjave ka nisur me trafik të rënduar edhe në Lezhë. Drejtuesit e mjeteve qëndrojnë për disa orë në pritje për të kaluar sidomos në segmentin Milot–Balldren.

Siç shihet në pamje qarkullimi është plotësisht i bllokuar dhe në rrugën drejt Shëngjinit. Për menaxhimin e trafikut, policia ka devijuar lëvizjen në rrugët dytësore.

Me fluksin e lartë të turistëve dhe emigrantëve, trafiku pritet të jetë i njëjtë gjatë gjithë gushtit.

Read more:Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 7 makina përplasen me njëra tjetrën, rëndohet trafiku

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:44

Sezoni turistik, e hëna nis trafik të rënduar në Lezhë e Shëngjin (VIDEO)

Kjo fillim jave ka nisur me trafik të rënduar në Lezhë. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos në disa prej akseve kryesore të qytetit.

Ngarkesa më e madhe është konstatuar në aksin Milot–Balldren, ndërsa trafik i rënduar është raportuar edhe në rrugën drejt Shëngjinit, një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.

Problematika nuk është kufizuar vetëm në këto dy akse. Fluks i lartë automjetesh është shfaqur edhe në rrugët e qytetit të Lezhës dhe në zonat periferike, duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe duke zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Read more:Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Situata lidhet me pikun e sezonit turistik, por edhe me kthimin e emigrantëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri. Rritja e numrit të automjeteve ka sjellë një ngarkesë të shtuar në rrjetin rrugor të Lezhës, veçanërisht në akset që lidhin qytetin me zonat bregdetare.Për menaxhimin e trafikut, policia është vendosur në disa pika problematike, duke ndërhyrë për orientimin e automjeteve dhe lehtësimin e qarkullimit.

Me fluksin e lartë të turistëve dhe emigrantëve që pritet të vijojë gjatë gjithë muajit gusht, ku trafiku i rënduar pritet të mbetet një problem i përditshëm në rrugët e Lezhës, veçanërisht në oraret e pikut dhe gjatë fundjavave.

Lexo edhe
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Tags: #Automjete #Balldren #fluks #Hëna #jetë #Kryesore #Lezha #Lezhe #sezoni turistik #trafik #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 8 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin