Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Kronikë

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

5 vatra zjarri mbeten ende aktive në vend nga 25 të raportuara, kurse 1 është nën monitorim.

Në Drenie të Patosit ka një riaktivizim të vatrës, ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. 2 avionë zjarrfikës do të ndërhyjnë për shuarjen e kësaj vatre.

Pas zjarrit në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it, situata sot shfaqet më e përmirësuar. Në mëngjes ka rinisur ndërhyrja me dy helikopterë dhe flakët po shkojnë drejt shuarjes së plotë.

Read more:Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Vijon puna edhe në Mallakastër e Patos për shuarjen e plotë të flakëve (VIDEO)

Edhe në lagjen Boje, forcat zjarrfikëse dhe ushtria po punojnë për shuarjen e vatrave aktive. Mbetet ende një vatër e vogël zjarri në lagjen Abaze, pikërisht aty nga ku nisën flakët. Në këtë zonë ka bimësi të dendur çka bëhet shkas për riaktivizimin e vatrës.

Nuk raportohen dëme në banesa, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për florën dhe faunën e zonës që është prekur nga flakët.

Vijon zjarri në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. E njëjta situatë përsëritet në malin e Nemërçkës në Përmet ku zjarri ka rënë në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë.

Read more:Neutralizohet vatra e zjarrit në Krujë, pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcave të Armatosura! Flakët në Mallakastër e Patos vihen nën kontroll, nuk përbëjnë më rrezik për banesat

Nën monitorim mbetet zona e Dajtit.

Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës u rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për të cilën ndërhynë banorët dhe zjarrfikësit, mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë janë shuar vatrat në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë. Për operacionet në këto 24 orë janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)

Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.

Read more:Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.

Ora 08:28

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.

Read more: Paniku dhe frika nga zjarret në Krujë/ “Kanë qëndruar gjithë natë duke luftuar”, banorët rikthehen pranë banesave, Aulon Kalaja: Shtëpitë u shpëtuan

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Lexo edhe
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Tags: #Automjete #Banesa #boje #Durres #jetë #krujë #Policia #ushtria #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim
  • VIDEOLAJM/ Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt
Nga të njëjtat tag-e
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 11 minuta më parë • 15 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 41 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Pika më e rëndësishme panoramike mbi Tiranë, mali i Dajtit, këtë mëngjes, thuajse ishte zhdukur pas reve të…

• 1 orë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by