Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shqipëria magjeps francezët, BFM Business: 288,2% më shumë rezervime në një vit! Çmime të përballueshme dhe peizazhe të larmishme (VIDEO)
Sociale

Shqipëria magjeps francezët, BFM Business: 288,2% më shumë rezervime në një vit! Çmime të përballueshme dhe peizazhe të larmishme (VIDEO)

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Francezët po e preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë, duke e zgjedhur si një destinacion edhe më të përballueshëm se Greqia, Italia apo Kroacia. Kryeministri Rama ka publikuar një artikull të BFM Business, shoqëruar me video ku veçon se numri i francezëve që zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre ka shpërthyer pasi prej tyre rezultojnë 288,2% rezervime brenda një viti. Artikulli i BFM Business vlerëson edhe përmirësimin në infrastrukturë dhe aksesueshmërinë përmes linjave ajrore low-cost.

Artikulli i plotë:

Po sikur të vendosnit ta vizitonit Shqipërinë për pushimet tuaja të radhës?

Në fakt, këtë zgjedhje bënë shumë udhëtarë francezë këtë verë. Rezervimet nga Franca drejt Shqipërisë u rritën me 288,2% krahasuar me vitin e kaluar. Ky bum turistik është një përfitim i madh për ekonominë shqiptare. Në vitin 2025, vendi priti mbi 12 milionë vizitorë ndërkombëtarë.

Read more:Gaz lotsjellës dhe arrestim të protestuesve! Radio shtetërore franceze: Pavarësisht presioneve, ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk dorëzohet

Por, si u bë kaq popullor ky vend i vogël ballkanik?

Faktori i parë është: Çmimi.

Krahasuar me destinacione si Greqia, Italia apo Kroacia, Shqipëria mbetet relativisht e përballueshme, qoftë për akomodim apo edhe për sa i përket ushqimit. Një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 8 euro në Shqipëri, krahasuar me 12 euro në Kroaci, 15 në Greqi dhe 17 në Itali. Dhe në faqet e internetit për rezervime, çmimi i një dhome për dy net mezi arrin në 100 euro.

Gjithashtu, mbi të gjitha, Shqipëria është bërë shumë më e aksesueshme. Lidhjet ajrore me Tiranën janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht linjat ajrore low-cost.

Read more:Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat

Në terren, përmirësimi gradual i infrastrukturës e bën gjithashtu më të lehtë lëvizjen. Ajo që dikur ishte një destinacion jashtë rrugëve të zakonshme turistike, tani po shndërrohet në një alternativë të thjeshtë dhe të aksesueshme për pushime në Europe.

Faktori i dytë: Peizazhi.

Me ujëra në ngjyrë turkezë, male dhe fshatra të gurtë në kodra, Shqipëria ofron peizazhe të larmishme. Në rrjetet sociale, është Riviera Shqiptare ajo që vërtet tërheq vëmendjen dhe imagjinatën më së shumti.

Read more:Bashkitë e vogla në protestë kundër shkrirjes, Tedi Blushi: Ndryshimi i hartës territoriale të vendoset me referendum, jo me votat e shumicës

Duke filluar me Ksamilin, i famshëm për plazhet dhe ishujt e tij të vegjël.

Por, Shqipëria ofron më shumë sesa thjesht plazhe; vendi i magjeps vizitorët edhe me peizazhet malore dhe trashëgiminë kulturore. Për ta menaxhuar këtë rritje, Shqipëria ka zbatuar “Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030” që nga viti 2024. Ajo synon të rrisë të ardhurat nga turizmi, të përmirësojë infrastrukturën hoteliere dhe të mbrojë mjedisin natyror nga rreziqet e mbipopullimit turistik.

Lexo edhe
Sociale

Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)

Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Tags: #Akomodim #bfm business #Edi Rama #euro #Europë #Franca #france #greqi #shqiperi #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)
  • Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)
  • Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi
  • ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
  • Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • “Rinia nuk kërkon favore, por drejtësi!”/ I riu nga protesta: Hajdeni në shesh!
  • “Pa rini s’ka Shqipëri”/ Protestuesi: Beteja nuk është vetëm të protestojmë, por të kemi guximin të qëndrojmë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 14 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë, i cili po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare…

• 56 minuta më parë • 5 min lexim
Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Të moshuarit dhe familjarët e tyre kanë tashmw në dispozicion numrin 0800 40 42, ku mund të telefonojnë…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by