Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
Sociale

‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Temperaturat e larta kanë përfshirë qytetin e Beratit, duke bërë që rrugët të duken më të boshatisura gjatë orëve të pikut. Në Pedonale dhe në rrugët me kalldrëm, nxehtësia që përcjellin gurët e bën edhe më të vështirë përballimin e vapës.

Sipas parashikimeve, temperaturat sot kanë kaluar 42 gradë Celsius në Berat. Përballë kësaj situate, qytetarët i drejtohen hijeve të pemëve, lulishteve dhe shatërvanëve për t’u freskuar, ndërsa shumë të tjerë zgjedhin ambientet me kondicioner.

Pensionistët preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe dalin në mbrëmje, kur temperaturat janë disi më të përballueshme.

Read more:Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Lulishtja e qytetit mbetet një nga hapësirat e pakta ku qytetarët mund të gjejnë pak freski. Brenda saj ndodhet edhe një shatërvan i vogël, pranë të cilit banorët ndalojnë për t’u freskuar.

Qytetarët shprehen se hija e pemëve është një nga alternativat e vetme për të përballuar vapën, pasi për shumë pensionistë, temperaturat e larta dhe kostot e pushimeve e bëjnë të pamundur largimin drejt plazheve.

“Vapa është e padurueshme. Ky është viti më i nxehtë. Nuk i kemi kushtet për ta përballuar këtë vapë”, shprehen banorët.

Read more:Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

“Ne rrimë brenda tani, në plazh nuk vemi dot. Pensioni 100 mijë lekë është, unë me aq u vizitova sot” tha një banor.

“Vapa do bëjë të vetën. Ne do ta përballojmë. Nuk kemi kushte për të vajtur në plazh. Nuk e përballoj se as pension nuk marr” tha një tjetër.

Ata thonë se temperaturat e këtij viti janë ndër më të lartat e viteve të fundit dhe se vapa është e vështirë për t’u përballuar edhe në hije apo brenda banesave, ku jo të gjithë kanë kushtet e nevojshme për t’u freskuar.

Read more:Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

“Vapa është e papërballueshme sa që duket se ky është viti më i nxehtë. Nga fëmijëria deri më sot ndihet një rritje shumë e lartë temperaturash. Në rrugë është shumë e papërballueshme” tha një banore.

“Vapë shumë është. Të hedhin ndonjë makinë me ujë në rrugë mirë do të ishte. Po vete 74 vjeç, smbaj mend të ketë bërë kaq vapë si 2 vitet e fundit. Çmimet janë të shtrenjta” thotë një 74 vjeçare.

Lexo edhe
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Tags: #banore #Berat #Kondicioner #plazh #temperatura te larta #Temperaturat #temperaturat e larta #vape #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
Nga të njëjtat tag-e
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
  • “Kronika “zhvesh” trimat dhe nxjerr në shesh tradhtarët e Babos”/ Satira e Agron Gjekmarkaj: Kush u fsheh poshtë tavolinës, kush heshti dhe kush doli në betejë
  • Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by