Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

• 29 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin dy nga çështjet e diskutuara në një takim të kryeministrit Edi Rama me një grup prindërish.

Pamjet nga takimi u ndanë nga Rama në rrjetet sociale, ndërsa prindërit folën për vështirësitë që hasin dhe kërkuan të kenë më shumë mundësi për të kontribuar në përmirësimin e sistemit.

“Po mundohemi çdo ditë t’i rrisim me aftësitë e tyre më të mira, por edhe me kushtet më të mira, por sistemi na e ka bërë të vështirë dhe duam të kontribuojmë”, tha një prej prindërve, e cila ngriti edhe çështjen e këndeve sensoriale dhe dhomave burimore.

Read more:Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se numri i mësuesve ndihmës është rritur nga viti në vit dhe se aktualisht raporti është një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara. Ajo foli edhe për krijimin në shkolla të klasave të dedikuara, ku fëmijët mund të qëndrojnë së bashku me mësuesin ndihmës kur kalojnë një moment të vështirë.

“Krahas mësuesve ndihmës, të cilët nga viti në vit numri ityre rritet. Sot jemi për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara është 1 mësues ndihmës. Në shkolla po krijohen klasa të dedikuara që kur fëmijët kanë një moment vështirësie, bashkë me mësuesin ndihmës kanë një dhomë ku mund të ndihen më mirë” tha Kumbaro

Rama kërkoi që për mësuesit ndihmës të ndërtohet një sistem trajnimi, ndërsa hodhi edhe idenë që ata të marrin pagesë shtesë.

Read more:“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje ekstra financiare. Ata duhet të kenë një bonus mbi pagën”, tha Rama.

Kryeministri propozoi gjithashtu krijimin e një këshilli konsultativ, ku prindërit të mund të ngrenë vazhdimisht problematikat me të cilat përballen.

“Të organizojmë një Këshill që të jetë konsultativ, që të mblidhet rregullisht, të ketë një mikrosekretariat, dikë që mund të referojë probleme në kohë reale”, tha ai.

Read more:Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

Takimi vjen rreth dy muaj pasi Rama, gjatë një aktiviteti në Qendrën Sociale “Jonathan”, foli edhe për mundësinë e indeksimit të pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ajo të përshtatet me rritjen e çmimeve.

Në atë takim, kryeministri tha se po shqyrtohej mundësia që kjo ndihmë të indeksohej në mënyrë të ngjashme me pensionet. Qeveria ka njoftuar gjithashtu mbulimin nga buxheti i shtetit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Lexo edhe
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Sociale

Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj

Tags: #Aktiviteti #Buxheti #buxheti i shtetit #Edi Rama #Femije #Fëmijët #femijet me aftesi ndryshe #jetë #Mirela Kumbaro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj

SELENICE– Aksi rrugor, 15 kilometra që lidh Vllahinën e Selenicës me Poçemin e Mallakastrës është shembur në disa…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike

Shqipëria do të përfitojë një grant prej 3 milionë dollarësh për përgatitjen e një projekti që synon zhvillimin…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by