Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH
Politikë

Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë llogari për situatën me SHISH

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, duke kërkuar që në fokus të jetë situata e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror pas masave të sigurisë ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

Kërkesa është depozituar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në vend të tyre, PD kërkon të shtohet një pikë me titull: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.”

Read more:“Rrëzimi i Ramës, emergjencë kombëtare!”/ Ahmetaj paralajmëron përgjime të reja, Noka: Sapo ra Agasi doli në dritë Ron Yeffet për punët e pista

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Bardhi i referohet njoftimit të SPAK të datës 22 shtator, sipas të cilit ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, janë vendosur masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Sipas SPAK, masat janë vendosur në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, mbi dyshimet për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

PD argumenton se zhvillimet e fundit përbëjnë një çështje që duhet të marrë vëmendjen e Kuvendit dhe të trajtohet përmes kontrollit parlamentar.

Read more:“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet!” – Toska zbulon detajet: U përgjuan nga një vend i NATO-s! Së shpejti do faktohet vila e tretë

Në kërkesën e tij, Bardhi shprehet se Kuvendi duhet t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama shpjegime mbi përzgjedhjen e Vlora Hysenit në krye të SHISH, si dhe mbi veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të qëndrojë indiferent”, thuhet në kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së, ku kërkohet gjithashtu që të diskutohen përgjegjësitë institucionale dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

PD e lidh çështjen edhe me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, duke argumentuar se rasti kërkon një reagim parlamentar.

Read more:GJKKO caktoi masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin/ “SHISH në duart e krimit të organizuar”, Gazment Bardhi: Ishte në shërbim të Ergys Agasit

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, demokratët theksojnë se interpelancat për 102 kontejnerët me 2,816 tonë mbetje të rrezikshme në Durrës dhe problematikat e arsimit parauniversitar mbeten çështje me interes publik, por kërkojnë që, për shkak të zhvillimeve të fundit në SHISH, rendi i ditës së seancës së 24 shtatorit të ndryshohet.

Kërkesa është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Lexo edhe
Politikë

Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Ministrisë së Brendshme: Pa dorëheqje nuk ndalemi!

Politikë

“Të dhënat në duart e armiqve të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë recitojnë”/ Berisha-ministres Ismali: A keni kaluar nga zyra e Agasit, të ka shërbyer për…?

Tags: #Demokratët #Durres #Edi Rama #Fokus #gazment bardhi #jetë #masat #Mirela Kumbaro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Ministrisë së Brendshme: Pa dorëheqje nuk ndalemi!
  • “Të dhënat në duart e armiqve të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë recitojnë”/ Berisha-ministres Ismali: A keni kaluar nga zyra e Agasit, të ka shërbyer për…?
  • Skandali me Vlora Hysenin e SHISH/ Media greke: Rasti i korrupsionit që ka vënë në vështirësi Ramën, pikëpyetja për sigurinë kombëtare
  • “Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë në Kuvend me urdhër të Ramës
  • Akuzohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore/ Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO, shantazhon gazetaren
Nga të njëjtat tag-e
  • Skandali me Vlora Hysenin e SHISH/ Media greke: Rasti i korrupsionit që ka vënë në vështirësi Ramën, pikëpyetja për sigurinë kombëtare
  • “Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë në Kuvend me urdhër të Ramës
  • “Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale, janë ato që ju mbajnë në pushtet
  • Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi (VIDEO)
  • “Kokë turku” për pushtetin e Ramës, apo tentativë për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Ron Yeffet? Kryemadhi: E vërteta për Vlora Hysenin… (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 54 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 19 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Ministrisë së Brendshme: Pa dorëheqje nuk ndalemi!

“Pa dorëheqje nuk ndalemi”, “Poshtë diktatura”, “O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë” janë…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Të dhënat në duart e armiqve të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë recitojnë”/ Berisha-ministres Ismali: A keni kaluar nga zyra e Agasit, të ka shërbyer për…?

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Ai u…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Skandali me Vlora Hysenin e SHISH/ Media greke: Rasti i korrupsionit që ka vënë në vështirësi Ramën, pikëpyetja për sigurinë kombëtare

Skandali që lidhet me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi ka marrë…

• 24 minuta më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by