Në vijim të denoncimeve të tij lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj funksionarëve më të lartë të ekzekutivit, gazetari Almer Toska ka dhënë detaje të reja mbi dosjen që lidhet me tregtinë ndërkombëtare të armëve dhe hetimin pasuror ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Toska nënvizoi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zotëron materiale të përgjuara nga një shtet partner i NATO-s, të cilat i janë kaluar drejtësisë gjermane dhe tashmë ndodhen në duart e SPAK-ut.
“Arben Ahmetaj është personi që ka 3 orë përgjime të Ron Yeffet, i cili është përgjuar nga një shtet anëtar i NATO-s. Më pas i ka kaluar Gjermanisë dhe ato përgjime që ka Arben Ahmetaj, sot i zotëron edhe SPAK-u. Një nga njerëzit që ka komunikim me Ron Yeffet është edhe Belinda Balluku. SPAK e ka këtë komunikim dhe flitet e diskutohet për tregtinë e armëve nga Afrika.”
Sipas gazetarit, kjo dosje tejkalon çdo aferë korruptive financiare ose ndërtimore, ndërsa pretendoi se ngadalësimi i procedurave nga SPAK bëhet për të konsoliduar provat përpara kërkesës zyrtare për heqjen e imunitetit në Kuvend.
“Kjo është akuza edhe më e rëndë për Ballukun se aferat e rrugëve. Kur kjo është e faktuar, SPAK nuk ka çfarë pret më për të kërkuar imunitetin e Ballukut në Parlament. Por ecuria e provimit të gjërave po i jep SPAK-ut një ngadalësim, në mënyrë që Rama të mos jetë kundërshtues i kërkesës së arrestimit të shoqëruar me prova. Një vend i NATO-s që përfshihet me një mashtrues ndërkombëtar si Ron Yeffet, çfarë garancie ka NATO nga ky vend, kur kryeministri e përdor trafikun e armëve për të qëndruar në pushtet?”
Përveç këtyre, Toska paralajmëroi edhe zhvillime të reja në rrafshin e hetimit pasuror ndaj numrit dy të qeverisë.
Read more:‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…
“Ballukut shpejt SPAK do i nxjerrë edhe një vilë të tretë, do e faktojë që është e Belinda Ballukut,” përfundoi gazetari Almer Toska.




