Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. ‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…
Politikë

‘Janë 3 orë përgjime’/ Ahmetaj: Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth tre orë material.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se deri tani janë bërë publike vetëm rreth 12 minuta nga materiali dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të publikohen edhe dy pasazhe të tjera.

‘Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë’, deklaroi Ahmetaj.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Edhe diçka të fundit.Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?

Read more:Këlliçi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit: Rama, Ron Yeffet dhe “Ermal Raketa” të përfshirë kokë e këmbë në trafikun ndërkombëtar të armëve

Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s’e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e, as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s’ia kam fare, fare.

Çim Peka: Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.

Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.

Read more:Zaptoi me forcë ambientet e News24/ Skandali “Kayo”, gazetari: 30 mln euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në kapanon

Çim Peka: Janë tre orë. Monaco ekziston?

Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.

Çim Peka: Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?

Read more:‘Rënie graduale e temperaturave’, Gjoni: Fundi i shtatorit rikthen sërish reshjet e shiut!

Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, ‘shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr’, ‘o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y’. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.

Çim Peka: Pra, kemi nxjerrë vetëm 12 minuta, janë gjithsej 3 orë. Po bën gati për sot një javë, dy pasazhe të tjera. Po pres.

Arben Ahmetaj: Ndoshta, ndoshta jua bëj edhe që nesër, pasnesër zoti Peka, domethënë, s’i dihet.

Read more:“Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të…

Çim Peka: Jo, e lëmë për sot një javë për ta hënës sepse edhe mua më shijon kjo pjesa ta mbaj pak në ankth se ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve.

Arben Ahmetaj: Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falënderoj. Kalofshi mirë. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetaj për të reaguar mbi atë shantazh që i është bërë.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #Ambienti #arben ahmetaj #Çim Peka #Evropa #Intervista #Kompania #Live #Monaco

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin