Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zjarret në Krujë, Marjana Koçeku s’i kursen kritikat ndaj qeverisë: Ka më shumë shtysa për të djegur e shfrytëzuar territorin sesa për ta mbrojtur
Politikë

Zjarret në Krujë, Marjana Koçeku s’i kursen kritikat ndaj qeverisë: Ka më shumë shtysa për të djegur e shfrytëzuar territorin sesa për ta mbrojtur

• 12 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Pavarur Marjana Koçeku, e cila pak kohë më parë u largua nga Partia Socialiste, ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend, duke ngritur akuza dhe dyshime për mënyrën se si menaxhohen territoret e prekura nga flakët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku ndalet te zona pas fabrikës së çimentos në Krujë, ku sipas saj ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Ajo pretendon se kjo zonë ka qenë ndër vatrat kryesore të zjarrit gjatë ditëve të fundit dhe se tre prej tyre vijojnë të jenë aktive.

“Jo rastësisht”, shkruan deputetja, duke ngritur dyshime se zjarret mund të lidhen me interesa për shfrytëzimin e mëtejshëm të territoreve. Sipas Koçekut, zjarret në Shqipëri në disa raste mund të kenë shërbyer si mjet për të krijuar hapësirë për zhvillime të mëvonshme, ndryshime ligjore apo ndërhyrje që në kushte normale do të ishin më të vështira për t’u realizuar. Ajo sjell si shembull rastin e Pishë-Poros, duke pretenduar se zjarri atje zgjati për 10 ditë pa ndërhyrje dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Read more:Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë

Koçeku ngre gjithashtu shqetësimin për administrimin e tokave dhe pyjeve, duke argumentuar se mungesa e një linje të qartë përgjegjësie favorizon abuzimet dhe përfitimet ekonomike.

Në reagimin e saj, deputetja e lidh këtë problem edhe me reformat territoriale dhe synimet për bashkimin e disa bashkive të vogla. Sipas saj, dobësimi i kompetencave në nivel vendor shkëput komunitetet nga territori dhe zvogëlon përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e tij.

Read more:“Na premtuan lugë floriri, por…”/ Emigranti shqiptar: Rama n’burg, Berisha n’burg dhe kushdo që ka vjedhur!

REAGIMI
Mbas fabrikës së çimentos në Krujë ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Këto ditë, ky vend ishte edhe ndër vatrat kryesore të zjarrit, ku 3 prej tyne vazhdojnë me qenë aktive. Jo rastësisht… Shpeshherë zjarri në Shqipëri ka qenë politik dhe mjet për me zaptu territore të reja. Zjarr për me incentivu “zhvillime” të mavonshme, lehtësime ligjore e depërtime që, në kushte normale, nuk do mundeshin me u realizu. Siç ndodhi në Pishë-Poro para dy vitesh, ku zjarri zgjati 10-ditë pa ndërhyrje dhe shkrumboi gjithçka.

Ka ma shumë shtysa me djeg e shfrytëzu territor sesa me e mbrojtë atë. Tu përqendru tanë energjitë te ndërtimi pa kriter dhe spekulativ, njerëzit shohin çdo lloj rruge për përfitim ekonomik. Jo rastësisht shumica e guroreve kontrollohen edhe nga grupe mafioze e kriminale.

Read more:8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)

Nuk ka ende nji linjë të saktë sesi administrohet toka-pyll. Shpesh tu e lanë tokë të askujt, askushi s’e ndjen ma as përgjegjësinë e as përkatësinë, por vetëm dëshirën me zhvat e me përfitu.

Kjo pashmangshmërisht lidhet edhe me reformat territoriale që janë ba në kohë e që tash po synojnë me shkri disa bashki të vogla. Tu i heq kompetencat prej poshtë, po shkrihet lidhja e komunitetit me territorin, lidhja administrativo-institucionale me njerëzit e vendit. Kjo asht ma shkatërrimtarja.

Read more:Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Tu heq përgjegjësinë e përkatësinë me vendin, marrëdhëniet e komunitetit me territorin kthehen veç në marrëdhanie burokratike në letër. Kthehen në marrëdhanie të thata e të shkretueme.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

Politikë

Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Tags: #gurore #krujë #Kryesore #Lidhja #Marjana Koçeku #ndërtimi #Para #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
  • Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
  • “Gruaja e sekreteve” dhe skandali i SHISH mbledhin sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Krerët e institucioneve thirren nga Begaj në Pallatin e Brigadave
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
Nga të njëjtat tag-e
  • Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!
  • Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë, të japë dorëheqjen, ose…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 15 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon sot me ditën e 121-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët pritet të mblidhen sërish…

• 33 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet…

• 33 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Gruaja e sekreteve” dhe skandali i SHISH mbledhin sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Krerët e institucioneve thirren nga Begaj në Pallatin e Brigadave

Një nga skandalet e kohëve të fundit, ajo me Shërbimin Informativ dhe kreun e saj të vendosur nën…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by