Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)
Sociale

Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)

• 13 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eklipsi total i Diellit këtë të mërkurë, i cili po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit, është parë edhe në Shqipëri.

Report Tv ka siguruar pamjet kur Hëna ka mbuluar pjesërisht diellin, një fenomen që zgjati disa minuta dhe që mund ta shihje lehtësisht në vendin tonë.

Në Tiranë fenomeni nisi rreth orës 19:31 dhe arriti kulmin në orën 19:41, kur rreth 19% e ‘diskut’ të Diellit u mbulua nga Hëna. Eklipsi i Diellit në Tiranë përfundoi rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit.

Read more:Afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të, dita do të bëhet natë për 6 minuta

Ndërkohë nëpër botë, mijëra njerëz kanë planifikuan udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër fenomenin. Miliona njerëz në Europë dhe pjesë të tjera të hemisferës veriore ‘u mbërthyen’ me sytë nga qielli për të ndjekur eklipsin diellor.

Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe një pjesë të Portugalisë, Hëna mbuloi plotësisht Diellin për disa minuta, ndërsa në shumë vende të tjera të Europës fenomeni u pa si eklips i pjesshëm.

Read more:Ekskluzive/ 3 ditë pasi vendosi dy zjarre në Tiranë, i moshuari e gjen veten të dënuar: Jetoj vetëm, djeg mbeturinat

Pamjet nga qytete të ndryshme tregojnë sheshe, plazhe dhe pika panoramike të mbushura me njerëz që ndjekin fenomenin me syze mbrojtëse të posaçme. Në Spanjë, autoritetet kishin përgatitur qindra zona vëzhgimi për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të publikut.

Ajo që e bën një eklips total kaq të veçantë janë disa fenomene që mund të shihen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin. Një prej tyre është i ashtuquajturi “Efekti i Unazës me Diamant”. Vetëm disa sekonda para ose menjëherë pas eklipsit total, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa atmosfera e jashtme e Diellit krijon një unazë të ndritshme. Pamja të jep përshtypjen e një diamanti të vendosur mbi një unazë dhe konsiderohet një nga momentet më të fotografuara të çdo eklipsi.

Read more:“Gabova në Shqipëri, ndërtova shumë shpejt”/ Auron Tare reagon pas deklaratës së Alabbar: Qeveria t’u japë përgjigje qytetarëve

Një tjetër fenomen janë “Rruazat e Baily-t”, pika të vogla drite që shfaqen përgjatë skajit të Hënës, pasi rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave të saj. Edhe ky spektakël zgjat vetëm pak sekonda. Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij.

Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Read more:Temperatura deri në 42 gradë Celsius, sot dita më e nxehtë e vitit në vend! Qytetarët këshillohen të mos dalin në orët e pikut

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:30

Kamera e Report TV kap momentin e rrallë, transformimi magjik i qiellit mbi Fier nga eklipsi diellor

Qielli mbi Fier mori nuanca të kuqërremta gjatë eklipsit të pjesshëm të Diellit që ndodhi këtë të mërkurë, fenomen që u ndoq edhe nga shumë qytetarë në Shqipëri. Pamjet e siguruara nga korrespondentët e Report TV tregojnë momentin kur hëna ‘zë’ një cep të diellit teksa ai perëndon dhe më pas qyteti i dorëzohet një tisi të lehtë të errësirës.

Ora 20:07

Spektakël në qiell, eklipsi diellor mahnit miliona njerëz në mbarë botën (VIDEO)

Miliona njerëz në Europë dhe pjesë të tjera të hemisferës veriore ngritën sytë nga qielli këtë të mërkurë për të ndjekur eklipsin diellor, një nga fenomenet astronomike më të veçanta të viteve të fundit. Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe një pjesë të Portugalisë, Hëna mbuloi plotësisht Diellin për disa minuta, ndërsa në shumë vende të tjera të Europës fenomeni u pa si eklips i pjesshëm.

Read more:Revolta qytetare në ditën e 48/ I riu nga protesta para Kryeministrisë: S’do kemi as ujë e gjelbërim. Jemi të fundit për sigurinë kibernetike!

Pamjet nga qytete të ndryshme tregojnë sheshe, plazhe dhe pika panoramike të mbushura me njerëz që ndjekin fenomenin me syze mbrojtëse të posaçme. Në Spanjë, autoritetet kishin përgatitur qindra zona vëzhgimi për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të publikut.

Ky është eklipsi i parë i plotë diellor i dukshëm nga pjesë të Europës kontinentale pas shumë vitesh. Rruga e eklipsit kalon mbi Grenlandë, Islandë, Spanjën veriore dhe një cep të Portugalisë, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës, Afrikës Veriore dhe Amerikës së Veriut fenomeni shihet pjesërisht.

Lexo edhe
Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Tags: #Europë #Fier #Foto #Hëna #Kamera #Para #Qyteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)
  • Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi
  • ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
  • Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)
  • Zjarret/ Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave! Nis ndërhyrja nga ajri! Avioni ‘Air Tractor’ aktivizohet në Lurë, 2 vatra në Fier (VIDEO)
  • ‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit
  • ‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit
  • ‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 13 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Të moshuarit dhe familjarët e tyre kanë tashmw në dispozicion numrin 0800 40 42, ku mund të telefonojnë…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi

Sherkani, Princi dhe Pantera, tre tigrat siberianë në kopshtin zoologjik të Tiranës, mundohen të përballojnë të nxehtin e…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by