Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj
Sociale

Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj. Llogaritja e qirasë mesatare u mbështet mbi të dhënat për transaksionet e qirave të agjencisë imobilare CPM të vëna në dispozicion për Monitor.

Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.

Përfshirë shpenzimet e tjera, për produktet e shportës ushqimore, transport, energji etj, përballimi i qirasë për strehim po kthehet në mision të pamundur për shumë familje shqiptare të shtresës së mesme. Mospërballimi i kostos së qirasë po krijon një tendencë të re, sidomos të familjet e reja, që po zgjedhin si alternativë banimi qytetet afër kryeqytetit, teksa vijojnë të punojnë në Tiranë.

Read more:Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive

Monitor ka kontaktuar disa prej këtyre individëve, kryesisht anëtarë të familjeve të reja, që pohuan se kanë vendosur të largohen nga Tiranë, për shkak të çmimeve të larta të qirave. Tendenca konfirmohet edhe nga ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme.

Stela Dhami menaxhere ekzekutive e agjencisë ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers International Albania” thotë se shumë familje të reja, po zgjedhin veçanërisht qytetin e Elbasanit, por edhe të Durrësit si alternativë banimi.

Read more:Shqipëria magjeps francezët, BFM Business: 288,2% më shumë rezervime në një vit! Çmime të përballueshme dhe peizazhe të larmishme (VIDEO)

Dhami thotë se arsyeja kryesore e këtij zhvendosjeje është pamundësia për të përballuar qiratë gjithnjë e më të larta në Tiranë. Ajo thekson se fenomeni prek kryesisht familjet e shtresës së mesme, të cilat përballen jo vetëm me rritjen e qirasë, por edhe me kostot e shkollave, kopshteve, produkteve të shportës dhe shpenzimeve të tjera të jetesës.

“Tregu i qirave në Elbasan ofron ende apartamente me çmime dukshëm më të ulëta se në Tiranë, duke e bërë qytetin një zgjedhje tërheqëse për ata që punojnë në kryeqytet, por nuk arrijnë të përballojnë kostot e banimit. Çmimet e qirave në Elbasan mund të jenë rreth 30–40% më të ulëta se në Tiranë, ndërsa Durrësi, për shkak të turizmit dhe kërkesës së lartë ka çmime më të larta se Elbasani”, thotë Dhami.

Read more:Reforma Territoriale/ Bashkimi me Beratin dhe Poliçanin në një bashki të vetme, qytetarët e Dimalit dalin në protestë kundër propozimit të PS

Sipas ekspertes të tregut të pasurive të paluajtshme, kostoja e banimit është faktori kryesor që po ndryshon hartën e zgjedhjeve të banimit për një pjesë të qytetarëve që punojnë në kryeqytet.

“Mendoj se po të kishte transport publik të mjaftueshëm dhe me kosto normale do të kishte edhe më tepër individë që do të zgjidhnin të jetonin në këto qytete, sepse janë shumë afër Tiranës. Ky është një fenomen që ndodh në shumë metropole të botës. Për shkak të çmimeve të larta të qirave dhe mospërballueshmërisë së kostos së jetesës shumë individë jashtë jetojnë në rrethinat e afërta të kryeqytetit”, veçon ndër të tjera Dhami.

Read more:Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Por edhe pse udhëtimi i përditshëm drejt Tiranës dhe trafiku mbeten një tjetër sfidë, sipas ekspertes së tregut të pasurive të paluajtshme, shumë familje po e konsiderojnë këtë një kompromis të pranueshëm përballë kursimit që u sjell qiraja më e ulët./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)

Sociale

Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)

Tags: #apartamente #Banimi #Elbasan #elbasani #euro #Familje #Instat #shtepi me qira #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)
  • Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)
  • E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)
  • ‘Karamele’ në mes të bulevardit kryesor në Durrës, instalacioni i veçantë para godinës së bashkisë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)
  • Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje
  • Dhunoi fizikisht bashkëshorten e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
  • U zunë për pronën dhe kërcënoi vëllanë me pistoletë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 10 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)

Nën qytetin verilindor të Kukësit, shtrihet një qytet misterioz me tunele të nëndheshme. Ato u krijuan si pjesë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i cili vijon të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

E premte me temperatura të larta, por edhe me reshje lokale…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët, vranësira…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by