Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)
Sociale

Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO)

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 19
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Njësinë Administrative Libonik është zhvilluar takimi i parë konsultues me banorët në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale, ku Bashkia Maliq propozohet të bashkohet me Bashkinë Korçë.

Takimi u organizua nga Këshilli Bashkiak Maliq në bashkëpunim me ekzekutivin vendor, me qëllim marrjen e mendimit të qytetarëve përpara se këshilli të përcaktojë qëndrimin zyrtar për këtë propozim. Pjesëmarrja nuk ishte masive, ndërsa banorët e pranishëm shprehën qëndrime të ndryshme, me disa prej tyre pro bashkimit dhe të tjerë kundër.

“Nuk duhet ta lejojmë të humbasë bashkia. Ne na largohet shërbimi. Unë nuk e kam problem Korçën se atje rri çdo ditë, por ai që që do vijë nga fshatrat e largëta do të duhet të flejë në hotel. Ne ngritëm institucione, kemi bërë Bashkinë për mrekulli. Po nuk ndenji njeri në shtëpi, shtëpia shkatërrohet. Mos ndiqni më politikën për hallet tuaja por veten” tha Faslli Zholi anetar i këshillit bashkiak.

Read more:U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj

Kryetari i Këshillit Bashkiak Maliq deklaroi se vendimmarrja do të bazohet në opinionin e qytetarëve, duke theksuar se përpara se këshilli të shprehet pro ose kundër bashkimit me Korçën, është e nevojshme të dëgjohet zëri i komunitetit.

Vetë kreu i këshillit është shprehur kundër bashkimit me Korçën, duke argumentuar se shërbimet publike janë më efektive kur janë më pranë qytetarëve dhe se Bashkia Maliq duhet të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

“Ishte një dëgjesë publike në kuadër të reformës territoriale. Keshilli Bashkiak i Maliqit vendosi që para se të shprehet pro apo kundër bashkimit me Korccën vendosi të pyesë qytetarët. Do të vijojmë me njësi të tjera me takime të tilla. Ne do t’i përcjellim shqetësimet tona kuvendit. Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të shprehin mendimin e tyre. Unë dëgjoj qytetarët dhe jam në krah të mendimit të tyre. Si banor i Maliqit jam kundër për sa kohë që mendohet se shërbimet janë më cilësore kur janë pranë qytetarit” tha ai.

Read more:Dëmet nga insekti në bujqësi, fermerët e Korçës që kanë mbjellë misër po përballen me situatë të vështirë

Banorët e pranishëm në takim patën qëndrime të ndryshme përballë propozimit për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

“Nëse qytetarët nuk vbijnë vërdallë për një shërbim, për mua nuk ka rëndësi fare, rëndësi ka tu shërbejmë qytetarëve” tha një prej tyre

Read more:“Jam Kastrioti, vij nga Drenica e shqiptarëve”, i riu nga Kosova: Kjo qeveri po lejon që në Shkodër të hapet konsullatë serbe!

Një pjesë u shprehën kundër bashkimit, duke ngritur shqetësimin se ndryshimi mund të sjellë largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe vështirësi më të mëdha për banorët e njësive administrative.

Nga ana tjetër, pati edhe banorë që e shohin bashkimin si një mundësi për më shumë investime, shërbime dhe zhvillim të zonës.

“Unë mendoj që të mbyllet, përjashto shërbimet që duhet të jenë në territor, pjesa tjetër të mbyllet. Maliqi ka qenë lokalitet. Nuk do bëhëet gjë e madhe. Të paktën të ulen ca taksa. Paguaj taksa 5 milionë lek dhe akoma duan të rrijnë këtu? Le të ikin” tha njëri prej tyre.

Read more:Pamje ‘magjike’ në Tiranë, eklipsi i Diellit ofron spektakël! Shqiptarët ndjekin fenomenin e rrallë natyror! Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli (VIDEO+FOTO)

“Unë nuk dua që Bashkia të prishet sepse nuk kemi mundësi…ne nuk na realizohen ato që kërkojmë duke i pasur këtu , jo më kur të shkrihet. Ne nuk duam të shkrihet. Kryetari i Bashkisë së Maliqit është njeri i ndershëm” tha një grua.

Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Maliq, ndërsa më 20 gusht pritet të zhvillohet mbledhja e posaçme e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohet qëndrimi zyrtar për reformën territoriale. Ky qëndrim më pas do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #Investime #keshilli bashkiak #Korce #maliq #Para #pro #reforma territoriale #Shtepia #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 17 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin