Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vera e ‘adrenalinës’, policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me 100-500 mijë lekë
Kronikë

Vera e ‘adrenalinës’, policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me 100-500 mijë lekë

• 14 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një mjet jet ski në Ksamil shkeli perimetrin e sigurisë në det, duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve. Veprimi i kushtoi shtrenjtë pronarit të tij, pasi Policia Kufitare e Vlorës e gjobiti me 500 mijë lekë dhe i bllokoi mjetin e lundrimit.

Kjo është vlera maksimale që njeh ligji “për aktivitetet e turizmit detar.”

Ngjashëm, në Velipojë, një jet ski shkeli perimetrin e sigurisë, por me një rrezik më të lehtë ndaj qytetarëve që laheshin në det, çka çoi gjobitjen me 100 mijë lekë nga Policia Kufitare e Shkodrës, vlera më minimale që njeh ligji për raste të tilla.

Të tilla, gjoba për kalim të perimetrit të sigurisë dhe afrim me bregun e detit, duke u bërë burim rreziku për jetën e pushuesve, u vendosën gjatë këtij sezoni veror edhe nga Policia Kufitare e Durrësit.

Read more:Policia Kufitare shpëton dy persona nga mbytja në Velipojë

Të tre drejtoritë, Vlora, Shkodra dhe Durrësi, mbulojnë të gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug.

Në këto muaj vere, nga maji deri tani në gusht, policitë kufitare vendosën 278 gjoba.

Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv për sigurinë detare, pjesa më e madhe, 218 gjoba janë vendosur nga drejtoria kufitare e Vlorës, kjo për shkak të vijës më të gjatë bregdetare që kjo drejtori mbulon, nga Ksamili deri në Divjakë. Jugu, është gjithashtu dhe bregdeti i preferuar i pushuesve për të lundruar me mjete në det. Në këtë vijë, përqendrohet dhe pjesa më e madhe e bizneseve që japin me qira jet ski.

Gjobat për mjete lundruese maj-gusht
Drejtoria Kufitare e Vlorës 218
Drejtoria Kufitare e Durrësit 56
Drejtoria Kufitare e Shkodrës 4

28 prej këtyre gjobave u janë vendosur drejtuesve të cilët kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë të caktuar nga autoritetet lokale dhe plazhet private në det.

Read more:Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO)

Vlera e gjobave për këtë shkelje, shkon nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Për fat të mirë, deri në këtë periudhë të sezonit veror, pavarësisht fluksi në det të mjeteve të tilla, nuk ka pasur incidente apo pushues të lënduar prej tyre.

Në det ka edhe persona që policia i ka gjetur mbi jet ski dhe mjete të tjera lundruese, pa pasur të regjistruar pronësinë e mjet. Gjoba në këto raste, është 20 mijë lekë.

Read more:Durrës/ Ngjyrë e errët në vijën bregdetare në Hamallaj, Ujësjellës-Kanalizimet: Nuk ka ujëra të zeza, shkak balta e sedimentet! Hidrovori i mbyllur dhe pa shkarkime në det

Edhe nëse mjeti është me dokumentacion, por gjatë kohës që ka dalë në det, drejtuesi nuk i ka me vete dokumentet, gjobitet me 10 mijë lekë.

Në të dyja rastet, janë gjetur në shkelje, 250 persona, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative.

Patrullimi i bluve është 24 orë në 24 në të gjitha plazhet. Kjo vëmendje e shtuar në hapësirat bregdetare, që paralelisht është reflektuar edhe me më shumë mjete të policisë për kontrolle në det të hapur, erdhi pas një prej ngjarjeve më të rënda që u shënua brenda perimetrit të sigurisë në gusht të 2022-shit. 7-vjeçarja Jonada Avdia, humbi jetën pas goditjes në kokë me helikën e motorit të një gomoneje që drejtohej nga efektivi i policisë, Arjan Tase, shumë pranë bregut në Himarë.

Lexo edhe
Kronikë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit

Kronikë

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, 20-vjeçari bën ‘kërdinë’ në 8 biznese (VIDEO)

Tags: #Arjan Tase #det #Divjakë #Durres #Gjoba #Jet ski #jonada avdia #Ksamil #Shkoder #velipoje #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit
  • Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, 20-vjeçari bën ‘kërdinë’ në 8 biznese (VIDEO)
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
  • Tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Fierit me ‘dorë të hekurt’: Një mijë gjoba në një javë (VIDEO)
  • Po nxitonte të çonte një vajzë drejt spitalit të Durrësit, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në mes të rrugës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Fierit me ‘dorë të hekurt’: Një mijë gjoba në një javë (VIDEO)
  • Po nxitonte të çonte një vajzë drejt spitalit të Durrësit, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në mes të rrugës (VIDEO)
  • I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme
  • Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit
  • “Në fundjavë Diaspora zbret në shesh”/ “L’indipendente” jehonë protestës: Kryengritja në Shqipëri nuk ndalet! Kërkesa kryesore dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 11 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit

Një 21-vjeçar nga fshati Libonik i Maliqit ka rënë në prangat e uniformave blu. Sipas informacioneve paraprake i…

• 5 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur, 20-vjeçari bën ‘kërdinë’ në 8 biznese (VIDEO)

8 vjedhje brenda një jave në Tiranë kanë si autor një 20-vjeçar. Në kamerat e sigurisë duket sesi…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 36 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by